Akuzat e opozitës, Gjiknuri: Zgjidhim kontratën nëse konfirmohet falsifikimi

8 Dhjetor 2018, 13:56Politika TEMA

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar pas akuzave se një nga firmat fituese të projektit për Unazën e Madhe ka falsifikuar dokumentet.

“Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq:

 

 

Në vijim Ministri Gjiknuri pohon se i është drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.

“Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media. Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike. Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë”, shkruan Gjiknuri.(TemA)

5 komente në “Akuzat e opozitës, Gjiknuri: Zgjidhim kontratën nëse konfirmohet falsifikimi”

  1. Bledi says:

    Duhet te dalin patjeter emrat e pronareve qe jane pas kompanise offshore ne Delaware. Vetem atehere do te kete qetesi dhe drejtesi. Duhet bere e pamundura qe ata emra te dalin ne drite, sepse me ligjin amerikan pronaret e kompanive offshore ne Delaware jane konfidenciale, por ne kete rast eshte vitale publikimi I tyre. Kjo do te largonte edhe njollat e korrupsionit nga qeveria (ose do e zhyste ne grope ne te kundert). Por nese nga Prokuroria jone nuk I behet nje kerkese zyrtare Prokurorise perkatese ne Delaware per nxjerrjen e emrave te pronareve, atehere kjo do ishte tregues se jane te implikuar qeveritare.

  2. Illi says:

    Gjiknüri mos u fshih pas gjoja revolucionit te atyre, qe ndjekin eren e kermes. ne rast se ai recepcionisti ka fallsifikuar dokumentat ti dhe ai drejtori i rrugeve duhet te shkoni me kembet tuaja ne prokurori dhe te sqaroni potlzicionin tuaj dhe pse NUK i verifikuat para shpalljes se fituesit dokumentat?!?!?!
    Nese dalin te falsifikuar nuk besoj te kete vlere alibia e verifikimin pas pilafit, e prishjes se kontrates dhesekuestrimit te garancise financiare Po ashtu edhe bemat e opozites se sotme, qe Ju ne da duket e late te livadhiste, qe TA perdornit si Alibi. Tung

  3. Ari says:

    Zgjidh kontraten nese verifikohet falsifikimi??? Cfar thua o hajdut. Ti ne burg me shpuren tende se na varferuat tu pagu taksa e ju vidhni. U bet ju te talleni me ne. O ndyresir qe na e shpifet jeten te gjith te majt e te djatht. Vdekshi ishallah.

  4. hamiti says:

    Respekte z.Minister;
    Sqarim i plotë.Tani shikoni e padisni shpifesit e kazanit qe sajuan kete perralle.Nderkohe Lotin nr.2,caktojeni 90 milion Euro per 2,5 km.Vazhdoni dhe me projektin,pa fizibilitet,por me 3D.

  5. Jeni says:

    Pafytyresia e hajduteve nuk njeh kufij…………. Fallsifikatori do u zgjidhe kontraten fallsifikatoreve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje