Studentët e kanë rrëzuar opozitën, tani është radha e Ramës

8 Dhjetor 2018, 10:07Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Protesta e studentëve, pas 26 vjetësh abuzim qeveritar në Shqipëri, krijon impaktin e parë pozitiv, në një kohë të karakterizuar nga banditizmi dhe korrupsioni. Kjo kohë ka sjellë një gënjeshtër qeveritare dhe degradim të Shqipërisë.

Te kjo protestë sot është drejtuar vëmendja e të gjithë shqiptarëve që kanë kërkuar t’iu rikthehet atdheu i tyre.

Shqiptarëve ua ka grabitur atdheun një aradhë gangsterësh që po i qeveris në 26 vjet.

Po studentët?

Këta e kapën degradimin e gjendjes me instiktin e rinisë që kërkon të ardhmen, duke shkelmuar tërësisht të tashmen.

A do të shkojë deri në fund ky shkelmim?

Jam i bindur se po.

Cilat janë përparësitë e studentëve?

E para, frika e korrupsionit qeveritar në të dy krahët e politikës shqiprare.

E dyta, qartësia që iu ka dhënë koha për kërkesat e tyre të paraqitura çdo ditë në rritje.

E treta, kapja e situatës nga i gjithë studentatati i universiteteve publike që, shtrëngimi i tyre financiar, është pasojë e korrupsionit të qeverisë aktuale, dhe e të gjitha qeverive që kanë kaluar në 26 vjet.

Çfarë janë në thelb kërkesat e studentëve?

Ato kuptohet se kanë qëndrim të hapur antikorrupsion. Studentët si trupë gjigande e kuptuan që po vidheshin nga politika ministritrore dhe kryeministrore, e bashkuar në vjedhje me rektoratet. E kuptuan që mësimdhënia ishte biznes për fitime dhe jo instrument për të dhënë dije dhe profesion.

Nga i vjen studentatit shqiptar ky kthjellim që duket si i studiuar në kohë?

Ua ka dhënë vetë koha.

Cila kohë?

Çdo brez rinor ka kohën e vet. Nëse brezi i ri nuk di ta sundojë kohën e tij, humbet të ardhmen, sepse këtë të ardhme ia grabit brezi abuziv që e drejton. Studentati i sotëm shqiptar po kërkon të dominojë kohën e vet. Dhe duhet të dini një gjë: kur rinia e kap kohën e vet, dhe e sundon atë, nuk e mposht dot asnjë lloj force.

Po qeveria aktuale?

Tani që studentati publik shqiptar me mbi 40 mijë studentë e di dhe është kundër të vërtetës abuzive qeveritare, i vetmi akt që ka në favor kjo qeveri, është dorëheqja e kryeministrit, sepse studentati e ka kapur në vjedhje dhe në abuzim kundër tyre. Studentët e protestës masive kanë forcë të madhe potenciale të cilën po e hedhin në akt me mënçuri.

Po gjendja politike?

Socialistët kanë vetëm një rrugë: qeveria aktuale është kapur në korrupsion nga masivi studentor i universiteteve publike, prandaj ata duhet të paraqesin në Parlament qeverinë që do të pranojë të gjitha kushtet e studentëve, dhe të bëhet nga anëtarë qeverie dhe një kryeministër që nuk kanë asnjë përfolje për korrupsion.

Po, nisur nga formimi psikik problematik që ka, a mund ta japë Rama dorëheqjen?

Do ta kuptojë, sepse deri tani ai mendoi që me komisione të blera të studentëve, me to, do ta shuante protestën masive studentore duke përdorur gënjeshtra nga pozita e forcës. Por studentët e kapën, dhe ia hodhën turinjve.

Rama tani është i trembur.

Kurse opozita e korruptuar që u afrua, u izolua me përbuzje. Studentët ndërkohë e kanë rrëzuar opozitën.

Tani po pritet rrëzimi i Ramës. Nëse Rama do të vijojë në jerm të mendojë me autosugjestionim se do të gënjejë studentët, thjesht do të përfundojë si përcaktimi që ka bërë shkrimtari Henry Miller: like a ghost moving about in a vacuum – si një fantazëm që lëviz nëpër boshllëk.

Të shohim.

9 komente në “Studentët e kanë rrëzuar opozitën, tani është radha e Ramës”

  1. LORA says:

    Kape,kape situaten tak-vuvuzela e cakordume,,,se coc mund te dale edhe per ty,,,nga taborri i katranjozeve kliente pa tru te nevojave shqup-se .
    Po Reformen ne Drejtesi ku e le sot?,,,,,,apo sot te volit t’a hudhesh nen kembet e oborrit shqup-s.
    Je nje rrospi e mjere taku-rrumbullaku,,,rrospi e rene nga vakti.
    Ke per t’a pare.

  2. LORA says:

    Kape,kape situaten tak-vuvuzela e cakordume,,,se coc mund te dale edhe per ty,,,nga taborri i katranjozeve hileqare parazite, kliente pa tru te nevojave shqup-se
    Po Reformen ne Drejtesi ku e le sot?,,,,,,apo sot t’e volit t’a hudhesh nen kembet e oborrit shqup-s.
    Je nje rrospi e mjere taku-rrumbullaku,,,rrospi e rene nga vakti.
    Ke per t’a pare.

  3. TR says:

    STUDENTET JANE SHUME TE VONUAR , NE PROTESTAT E TYRE . NJE MERITE TE MADHE MERITON TAULANT MUKA , I CILI PO BN NJE PUNE SHUME TE MAH NE MESIN E TUDENTEVE , DUKE NXJERR ZBULUR GRABITJEN E MADHE QE I BEHET ATYRE . TAULANT MUKA NJE STUDEN EXCELENC , ESHT LARGUAR NGA EUROPA NGA PUNET SHKENCORE TE TIJ DHE PER MUAJ ME RADH PO PUNON PER ZGJIMIN E STUDNTEVE , TE CILET NUK GEZOJNE AS KUSHTET MINIMALE NE UNIVERSITETET E TYRE . ATA VETEM DUHET TE PAGUAJNE DH TE MESOJNE NE INTERNET .
    KATASTROF .
    KA ARDHUR DITA SOT ,QE KY ZGJIM TE BEHET DHE TEK MASA POPULLORE , DUKE PERJASHTUAR PARTITE POLITIKE , KANGRENEN E MADHE TE HQIPERISE , PARTINE E SHQUPIT , E CILA RUAAN DHE GJUAN KUSH DEL NE PRTESTE .

  4. Krio says:

    studentat kan tregu zgjuarsi dhe gjakftohsi per tu adminuar.
    Zoti i ruajt mos t ju rritet mendja. mos te hapen shume se mjeshtrit do i triblojne
    urime

  5. Asi11 says:

    Me fal avokat, Ne vijim te komentit tim. Mos tjeterkund fle lepuri . Se mos po kujtojñe kohen e shokeve tyre ku pa shku ne leksione e seminare vetem duke shkuar ne pabe e lojra fati te merrnin universitetin se keshtu u vepronte para 5-6 vitesh dhe tash meqe lojrat e fatit po hiqen mos jua prish edhe tyre qejfi i shkolles dhe meqe kerkesat ne shkolle jane forcu dhe keto nuk durojne disipline . Nje thenje e nje zv/ministri arsimi disa oresh qe qendroj ne zyre pra me jetshkurti ne historine e tere botes vetem nje thenje e tij me pelqej àjo qe tha kemi pedagog qe nuk e meritojne te jene aty se jane te paafte dhe te korruptuar dhe per kete mua me shkon mendja se mos jane ato pedagok qe kan marre universitetin prej lojrave te fatit dhe pabeve .

  6. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    O shoku , eshte Edua ne pushtet jo Opozita. Pastaj Sal hajdutin nuk e rrezuan studentet, theu qafen vete.

  7. Lab says:

    Foli ky qe ka shpikur numrat romake?!
    Ik o idiot,pergjithesisht thua gjera qe i dine te gjithe…kur do te thuash nje “ te vecante” flet idiotesira. Ik je karte e djegur,u ketheve te Partia e babit.

  8. paskal says:

    NJE BRAVO TE madhe per te gjithe studentet dhe taulant mukes,dhe arlind qorrit,falenderoj dhe Spartak ngjelen per shkrimin ,,,,vazhdoni me protesta tani per te rrezuar qeverine kusariste te edi rames,,,,,qe vjedh diten pa pike turpi,,,vjedhja tek projekti I astirit,,tek rruga thumane –kashar,,,jep 225 million euro per 26 km rruge,,po ashtu tek rruga kashar -rrogozine,,,ky eshte nje kryeminister qe vjedh arken e shtetit,,,leket tona,,parate qe duhej te shjkonin per rinovimin e te gjithe konvikteve ne qytetin studenti,,,keto para ai I fut ne xhepat e vet,,,,nuk jemi kundra projekteve por jemi per transparence projektesh nga ana financiare,,,,studentet nuk duhet te kishin asnje ankese per gjerat qe duhej te bente shteti,,,,sepse studentet jane institucion shteteror,,,nuk quhet kot universiteti shteteror…///Po qe se nuk realizon kerkesat e studenteve ,,populli I tiranes te ngrihet per te rrezuar kete qeveri horrash..////

  9. Avokat, po te shkruaj nga Amerika ku jetoj qe nga Qershori 1996 si pasoje e presionit deri ne zhdukje fizike te rregjimit te Kryekriminelit te Shqiperise Sali Ram Berisha, pasi isha perkthyes i sapodiplomuar dhe shoqeroja disa Gazetar Amerikan e Britanik. Por kur shoh se si flet e shkruan Ti dhe monstra te tjera si Ti prej vitesh e vitesh, e sidomos keto vitet e fundit kundra Edi Rames, pikerisht ketij njeriu qe e do me shume se cdo tjere deri me tani Perendimi, me detyron te te them: MOSMIRNJOHES DHE PERVERS. Nena ime eshte kusherire nga e ema me nene tuaj Vera Pojani-Ngjela, qe do te thote se ju njohim mire nga vini, si ishit dhe ku shkoni… Qe te drejtat e studenteve duhen rrespektuar, kjo nuk diskutohet, por se cfare kerkojne dhe se si e ku cdo dite shtojne kerkesa absurde qe si ka asnje vend i Perendimit demokratik, e nderkohe Opozita kriminale shume e shume here ne krahasim me Edi Ramen, por jo monstarve si Ty, do Pushtet ne tavoline me teka te do studenteve te perdorur keqazi nga ish-SHQUP_i dhe sh.p.k LSI. Ngelesit pas ngeljes se perseritur ne vjeshte duhet te paguaj patjeter, si dhe studime te Larta pa pagese (Free) nuk ka ne asnje vend te botes sot, as ne Zvicer dhe vendet skandinave apo Australi e Zelanden e Re, qe kane nivelin e jeteses Very Very Hight. Prandaj: Ti o Taku i Kicos dhe Veres (te ndjere) behu nje periudhe te jetes tende, sidomos tani drejte fundit si moshe, te rrespektosh vertete rregullat e Perendimit e te mos pranosh para nga Meta+Kryemadhi si dhe do persona te Sali Berishes, per te share “ïsh mikun” Edi Ramen, qe edhe sot prej shume kohesh nuk te ka shitur e kundervene, pasi ka pranuar heshtjen per nje njeri qe e vizitoi dhe i dergoi jo pak here ne kohen e burgut, si per te lexuar dhe ushqime e rroba, duke rrezikuar veten nga Sigurimi i Shtetit. Perversiteti eshte semundja me e keqe qe ka qenia njerezore, semundje qe te ka kapur Ty per post Qeveritare dhe para pa numer, por jo vetem Ty o Avokat mavria qe askush nuk konfirmon se ke fituar ndonje beteje Gjyqesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje