Andi Bejtja: Ne “Kadrinjtë” jemi hundëderra, ia treguam vendin Ramës. I mora hakun dhe stërgjyshit tim, që e tallte Rama

8 Dhjetor 2018, 09:50Politika TEMA

Andi Bejtja thotë se ka respekt për “Kadrinjtë”, pas epitetit që iu vëri kryeministri Edi Rama, analistëve të Tiranës.

“Gjithmonë kam pasur respekt për emrin Kadri.

Nuk di pse në imagjinatën time të fëmijërisë, mesa duket ndryshe nga kryeministri, Kadrinjtë i kam përfytyruar të gjithë, jo vetëm punëtorë dhe njerëz seriozë, por dhe hunderra dhe kam thënë me vete ‘respekte’: çfarë ka vitrina tregon magazina. Imagjinata ime mbrëmë u vërtetua.

U bë dy rreth 2 javë që nuk po dëgjojmë më për Kadriun, personazhin e shpikur nga kryeministri që e gjeti aq kollaj në ‘llumin’ mediatik, një pjesë e këtij ‘llumi’ që në fakt dje e bëri të anulojë tenderin e Unazës së Re.

Prita me kërshëri të dëgjoja ndonjë video-përgjigje të re nga kryeministri për Kadriun, Kadrinjtë, po hiç”, shkruan Bejtja, pas emisionit të Ylli Rakipit, që zbuloi se një prej firmave fituese të tenderit për Unazën e Madhe, ka falsifikuar dokumentet.

“Reagimi parë që më erdhi në mendje instiktivisht ishte: mos nuk ka më Kadri në Shqipëri: nuk do ketë më video argëtuese 10 minutëshe nga sedilja e mbrapme e makinës, nuk do argëtohemi më dhe mua nuk do më duhen orë të tëra t’i shpjegoj djalit tim kush është Kadriu.

Dje, Kadriu pushoi së ekzituari si personazh-fenomën në Shqipëri, Kadriu mori Green Card dhe nga gazetar shqiptar ‘llum kazani’ është shndërruar në Kadri amerikan i FBI-së.

Tani nëqoftëse neve do të na duhet të bëjmë ndonjë video-përgjigje në Facebook nuk do e kemi dhe aq të vështirë ta gjejmë jo Kadriun, respekte, si gjithmonë, po Karakatinat….”, shkruan Bejtja.

“Po pse kryeministri, pash zotin Kadri ju duket kur nxjerr si përgjigje për studentët në protestë një projekt 3D të qytetit studenti? Pashë zotin kujt ja bën goja ndonjë mashkulli a qoftë ndonjë femre, dac Shqipëri a dac në Turqi ta quajë Kadri? bah, s’ta bën goja. Maksimumi Karakatinë.

Po pse më pash zotin a jua bën goja daç femër a daç mashkull të jesh të quash ndonjë nga ministrat e qeverisë Rama, Kadri?

Kë? Se nuk dua t’i marr një për një, po bëjeni testin vetë dhe po arritët t’i thoni ndonjërit Kadri me plot gojën ma vini sëpatën në qafë….

Po pse më a quhet dot Lali Eri…. Kadri… provoni të lidhni fytyrën me veprën, fjalën, mashtrimet…dhe pastaj të shqiptoni emrin Kadri në vend të emrit ‘Erjon’…provoni…

PS: I dashur stër stërgjyshi im me emrin Kadri….E di që gjithë kto kohë ke vuajtur me talljen që i bënë emrit tënd…unë hakun ta mora aq sa munda: po rri fare i qetë dhe përgjithmonë: tashmë në dhjetor 2018, jo vetëm studentët po i gjithë populli është Kadri”, e mbyll Bejtja.(TemA)

20 komente në “Andi Bejtja: Ne “Kadrinjtë” jemi hundëderra, ia treguam vendin Ramës. I mora hakun dhe stërgjyshit tim, që e tallte Rama”

  1. Pedro i ri says:

    Gazetar leshi.
    Humbje kohe

  2. Tironsi says:

    Chak more o injorant,clidhje ka Rama me fallcifikimin e nje kompanie,o manipulator nuk mbulohet kozani dhe intriga me kete rast

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Rama or ti punon per Zotin, jan ca maskarenj ministra qe ja fusin.

  3. L says:

    Po pse ky dokument doli pas debatit me kryeministrin dhe jo para? Apo : Thesin aga nese nuk do te flasim!.

    1. trimi says:

      Funderrine, dhe zoti te ka ndeshkuar duke te lene sakat.

  4. uskania says:

    Që je një Kadri, as që bëhet fjalë për ty. Balli i Kazanit, Babale; këto janë epitete që i ke fituar me mund e me djersë, nuk i meriton kotë së koti, or And Kadrillari.

  5. Bureto says:

    Pushtetar Kadri Rama është më i poshtri që ka pjellë ky vënd. Dhe nuk ka se si të mos jetë kur ai vetëë ka angazhuar një ushtri kadrinjsh, tashmë jo pushtetarë por pe vërteti, që së shpejti Kadriun e madh do ta pjekin në hell. Poshtë Kadri Rama! Rrnoftë Kadri Digitali Legjendar Saleh Ram Berishoviq, komandanti i gjithë kadrinjve të vegjël. Ja ku u bë. Më në fund dhe Shqipëria u rregullua dhe ne fakirët e këtij vendi që e quajmë mëmëdhe, shpëtuam nga të gjithë këta delenxhinj.

  6. paloqja says:

    Mbahu per fundi,o i fundit i Kar~drilerve,po per ju ky popull e kjo rini,nuk shkon as ne hale,pale ma qe ky i gjati,se rrun fare,ju jeni nga ata qe kenaqeni me veglat e te tjerve,se per vete keni mbaru krejt,jeni ba per ne shoqate

  7. Pa vlere says:

    Po KADRINJ legena jeni, o derezi!
    Pse mu dohesh te fshihesh pas brekeve te korrupsionit te Rames.
    Edhe sikur te iki Edi Rama, ju prape KADRINJ do ngeleni!
    Se ashtu keni lindur.

  8. eli-tiv says:

    ..a do kete force vendi te shpetoje nga ky llum..shkullakor ..

  9. tafa says:

    Ky eshte goxha analist sepse e quan te tille veten,por qe te ishte dhe carderr nuk e dija.Jemi hunderra thote idioti dhe cka vitrina e pasqyron magazina.Ik bisedo nje here me familjen tende se si eshte e verteta per kete perfundim orgazme qe ke arritur

  10. kasemi says:

    Gazetar, te thuash se je kazan eshte shume pak, ju jeni funderrina, qe mundoheni te dilni ne siperfaqe, por sigurisht qe do te perfundoni me poshte ne poshtersite tuaja.

  11. blerta says:

    Kete e goditi nje here Zoti po nuk ka zene mend…..

  12. Engjelli says:

    E harrove skandalin e naftes “virgine” o Andi Kadriu?

  13. Jimi says:

    Eureka!? Kujton se me keto qe shkruan sot, nuk je me Kardi? I vetmi ndryshim eshte, se sot ti dhe ai Ydhi yt polar jeni bere super Kardinj!

  14. ta says:

    une e bera nje koment po ju te temes nuk e botuat,se mos hera e pare,jeni bere si kadrinjte e zoterise,nuk kam qtju bej tu kem perballe do ju a beja fytyrat pershesh……………

  15. Boston says:

    Jo Kadreinj por palace jane kete tipa…….cmirezinj..paguhen nga ata qe duan te frenojne Reformen ne Drejtesi me ne krye krye kriminelin Sali…por e kane gabim se tani eshte ne duart e USA. Shtypini kadrinjte si miu

  16. Floriri says:

    Palooooo gazetar qe merresh me inate personale e ti e kadrinjte e tjere i mbani vetem hunden perpjrte duke e konsideruar veten si me te zotet ne bote e kenaqeni vetem duke nxjere inatin e marre hak tek njeri tjetri Si nuk pyesni nje here veten per te dale nga kjo gjendje e semure qe eshte medja ????!!!!Per gjendjen e vendit ju jeni pergjegjes aq sa eshte edhe politika ,sepse vetem beni gam gam vetem per te mbrojtur veten

  17. Asi11 says:

    Se çfare the dhe çfare ke dasht me than nuk ka njeri ta merre vesh more gazetar kazanash . Edhe Ylli Rakipi jot shpikes i madh si ata te P.D se qe tek Luli e te gjithe tjeret qe nisin me zbulu ďhe zbùlojne babale ne çdo rast vetem shpifje dhe flasin si kopetenta njeri mbas tjetrit duke shtremberuar turinjt me zi se i kane sikur çdo gje qe thojne ata eshte e vertete ďhe prokuroria te marre urdhra nga ato e te arrestojne çdo njeri qe thojne ata por pa bere asnje kallzim ne prokurori .

  18. Taraboshi says:

    Po ku ishe deri tani o i vet quajturi kadri sa nuk te kemi pare dhe nuk te kemi degjuaMe duket se u bere trim mbasi u fute nen krevat duke nxjerr bishtin e syrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje