Ylli Manjani: Opozita dështoi me vetingun në politikë, ja ç'duhet të bëjë Rama që t'i kthejë në Kuvend

8 Dhjetor 2018, 09:43Politika TEMA

Nga Ylli Manjani

Vettingu në politikë nuk është në favor për opozitën. Atë e gjykoi si të drejtë Komisioni i Venecias. Tashmë është detyrë shtëpie për shtetin.

Opozita e bëri të veten.

Ndërkohë parlamenti dhe shteti në tërësi është i gjithi monopartiak ende. Ndaj prania e opozitës për fasadë demokracie nuk ka kuptim.

Natyrishëm lind pyetje çfarë mund ta bënte opozitën të kthehej në Kuvend?

Përgjigja është arsyeja.

Janë disa kushte që partia-shtet duhet ti plotësojë nëse e do opozitën. Nga ana tjetër opozita duhet ti artikulojë këto kushte.

1. Të merren disa masa të natyrës ekonomike e sociale të menjëhershme. Këto masa duhet të jenë:

a) ulja e TVSH për faturën e energjisë elektrike për çdo familje në 6%.

b) Energji falas për të varfërit.

c) TVSH 0% për produktet bazë ushqimore.

d) taksa dhe tarifa 0 për çdo shkollë dhe Universitet Publik.

e) kushte strehimi në kosto për çdo student

f) Tatim 10% për çdo pagë mbi 50 000 lekë.

g) arsim profesional FALAS për çdo të ri që kërkon të mësojë një zanat.

h) lehtësi fiskale për çdo biznes të ri dhe për ato që punësojnë mbi 50 Shqiptarë.

i) Tarifë speciale dhe trajtim preferencial për çdo çift që bëjnë më shumë se 3 fëmijë.

j) ndalim i menjëhershëm i kontratave të reja të PPP-ve dhe Komcensioneve.

k) njohjen dhe trajtimin si pronar të çdo ndërtimi që gjendet në Ortofoton e ALUIZNIT të vitit 2006.

l) ndalim me ligj i kompanie të marrë më shumë se një tender në vit në sektorin ku konkurron.

2. Një plan për të filluar ndërtimin e drejtësisë së pavarur, sipas konsensusit të Korrikut 2016. Për këtë qëllim nevojitet:

a) një komision parlamentar pozitë opozitë me përbërje të barabartë në numër për të drejtuar dhe mbikyrur fillimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

b) plotësim, saktësim e korrektim i ligjeve në zbatim të Kushtetutës.

3. Për përgatitjen e vendit për zgjedhje, nevojitet nga Parlamenti:

a) një vlerësim real të situatës infrastrukturore të listave dhe kartave të identitetit. Në këtë funksion mund të konsiderohej edhe një shtyrje e datës së zgjedhjeve.

b) përfundimi i një reforme zgjedhore jo vetëm me konsensusin e partive të mëdha por edhe me të voglat, duke konsideruar edhe ndërhyrje në sistemin zgjedhor.

4. Vettingu në politikë të bëhet sipas përcaktimeve të Komisionit të Venecias. Kjo do të kërkonte dialog intensiv politik.

Këto mund të ishin 4 çështje themelore, pranimi në bllok i të cilave mund ta bënte opozitën të mos digjte mandatet dhe të ishte bashkëpunuese në Kuvend.

Nga të 4 çështjet, pa asnjë dyshim e para duhet të jetë e panegociueshme.

Shumica prej këtyre propozimeve janë premtuar nga Edi Rama që në vitin 2013. Ndaj, duhet të jenë të pranueshme nga Partia-Shtet…

Nëse nuk pranohen këto gjera të nevojshme për njerëzit jo për partitë, atëherë vërtetë nuk ka kuptim as parlamenti e as politika.

9 komente në “Ylli Manjani: Opozita dështoi me vetingun në politikë, ja ç’duhet të bëjë Rama që t’i kthejë në Kuvend”

  1. ana says:

    Ti je ftof ne bythe. Largoi keto endra ose te pakten mos na i trego.

  2. Llaman says:

    Rama nuk ka pse vret mendjen ne se opozita do vije apo jo ne parlament. Nqs ajo nuk e kupton se misioni i saj eshte pikerisht ne parlament , le te sillet rrugeve.

  3. Koço says:

    Ky Manjani me plot gojë duhet quajtur një Palo Burrë , Një Mamuth i politik bërjes antishtet , Ky Debil me nder ” Memdje Ndritur ” meriton që
    me këto diturira të shkruara, Qytetareve të ketij vendi mund tu shërbejnë vetëm si letër higjenike per të fshirë menderen , shqip B …. ” Prapanicën ” e cila mundet të jetë njëlloj e pa pastër si surati i këtij të pa fytyri .

  4. Ola says:

    Kush nuk do ti donte keto qe artikuloni ju ? Por pavaresisht deshirave sidomos per problemet ejonomike cdo gje duhet pare ne kushtet dhe mundesite qe ka vendi, sepse kur jeni ne opozite na e sillni Stambollin ne Barc .

  5. tafa says:

    Cuditerisht per mua eshte e para here qe kjo monster flet me kembe ne toke.

  6. Petja says:

    O Ylli!Ke harru o “magar” se nuk jemi ne komunizem qe kesh çfar te duash e te kesh sa te duash duke punuar sipas fuqise (qe edhe per komunistin me te madh ishte e paarritshme,utopi) duke ndenjur ne kafe.Sistemi I kaluar quhej socializem,(qe nuk paguaje taksa se shteti ti merrte pa te pyetur e treguar) duhet te punosh dhe shteti paguante shkollen ndersa ushqimin dhe konviktin 0-100%,ne vartesi te gjendjes ekonomike,Sistemi I sotem eshte kapitalizmi,Puno qe te kesh,paguaj taksat qe te kerkosh.Ashtu si kerkon YLLI sistemin e sotem ne Shqiperi do t’a quaja me utopik se komunizmi,se te pakten ne letra ai kishte punen sipas mundesise ndersa YLLI jone thote u befte pa punuar.

  7. vilson naci says:

    po mir o zoti Ylli ku ti gjej shteti gjith keto para. Jemi ne kapitalizem apo ne komunizem. Une di qe shteti kapitalist esht ibeshtetur 100 % mbi bazen e taksave. Te gjitha ato pikat e para realizoheshin ne kohen e socializmit. Fol njehere si duhet si je intelektual, ke qene minister dhe ti e di mire se cfar ekonomi ka Shqiperia. Mos u bej vetem idealist

  8. Asi11 says:

    O rrot po pse lodhesh me i shkru gjitha keto . Me mire thuaj dorzone ju qeverine se dona me qeveris ne se ashtu thot njefare Ylli Manjani .

  9. Iliri nga Gjermania says:

    Po kush po te pyet ty se çfare duhet bere more Barbon. Shko futi noji Tas me Supe ate bej dhe mos na dil sikur je Personalitet i madh. Je vetem nje Plere dhe asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje