Pse nuk jam me studentët?
Nga Shpëtim Nazarko
Amani ore na shpëtoni nga këta, thoshte një nga analistët tanë pardje në emision. Ju keni energji dhe vetëm nga ju e presim shpëtimin… Eeee, po ju keni eksperiencë, i përgjigjesh i mikluar një nga përfaqësuesit e studentëve grevistë.
Nuk ja shkrepa gazit, po mu kujtua Gavroshi i vogël i Hygoit gjenial. Gavroshi bredh midis tymit dhe zhurmës së barikadave duke mbledhur plumba, e secilit prej këtyre të fundit që i fishkëllen në kokë i përgjigjet me vargje:
“Rashë përtokë o unë i mjeri
Dhe fajin e ka Volteri
Me rrecka trupin mbuloj
Dhe fajin e ka Rusoi…”
Dhe Gavroshi i vogël vrapon duke i pritur me qejf e gaz plumbat. Hygoi gjenial do ti mjaftonte e tepronte analistëve tanë, që të kuptonin, se kush i con në revolucion, a më së paku në protestë njerëzit…
Sikur studentët të dilnin së pari të kërkonin në tekstet e tyre-zëvëndësimin e Noizit apo të maskarallëqeve tjera të ngjajshme-me Hygoin a të tjerë kolosë që kanë cuar përpara Francën dhe botën, edhe unë si një analist ditëzi, do të kisha shkuar me qejf në atë përpjekjen e tyre.
Po të kishin Hygonë nëpër tekste, pale të kuptonin apo të mësonin ca rreshta përmëndësh prej tij, nuk do të ngriheshin për kauzën e tarifave të ngelsave apo kushtet e konvikteve si në fillimet e dhjetoristëve të 90-tës.
Hygoi është i ashpër dhe i tejkaluar do të thoshin disa. Bile dhe baballarët e revolucionit që cojnë me gaz Gavroshin drejt vdekjes, Volteri dhe Rusoi janë po aq të vjetër. E prandaj ndoshta në tekstet tona nuk janë më fare ose pak fare…
Eh mirë mund tu përgjigjeshim. Le të dëgjojmë bababallarët tanë që thuajse 100 vjetë më parë shkruanin me gojën e Nebil Cikës…
“Mund te thuhet se fuqia per te ndier te miren dhe te bukuren nuk eshte më ndër ne.
Duhet vepruar perpara të keqes që kërkon barin e saj.
Piktura me siper nuk eshte vecse nje pamje e mbetjes sone shume prapa ne rrugen e qyteterimit, sepse qyteterim do te thote lulëzim, do te thotë gëzim e vullnet veprimi.
Shoqeria eshte si nje piramide. Ne maje jane mentarët (intelektualet) dhe në baze turmat popullore. Ne mes eshte shtresa e mesme (kategoria mesatare). Por largësia midis mentarëve dhe turmave në Shqiperi eshte shume më e madhe se kudo tjeter dhe piramida ne mes ska shume njerëz.
…mentarët tane jane duke u marre vetem me biseda kafenesh.
Ska pra ne Shqiperi, nje rreth mentar (intelektual) ku te levizin idete, ku te bëhen vepra kulture, madje as ne shtresat e larta te shoqerise.
Ne Shqiperi ska mentarë me ide te caktuara e prandaj s’kemi edhe levizje e rryma idesh te caktuara, s’kemi ide rreth te cilave te jene mbledhur njerez. Ide udheheqese pra ide qe te jene si parime drejtonjese.
Me nje fjale skemi nje intelektualizem shqiptar, një jetë shpirterore.
Mentarët tane jane vlera ose fuqi vetem virtuale. Vlera individuale tani per tani në shërbim të interesit vetjak te tyre, te stomakëve delikatë te tyre.
Kombi eshte veper arti dhe këndej rrjedh fakti qe kombet sjane krijuar nga burrat e shtetit, por nga poetet.
Në realitet, drejtuesit e vertete te nje kombi nuk jane administratoret dhe burokratet anonime, por mendimet dhe besimet qe ka ai komb.”
Po a mund ta bëjmë këtë? Nebili është po aq i vjetër dhe bile ca si shumë prej nesh as nuk e dimë fare që ka rrojtur.
Nuk do ndonjë laps a penë të kuptosh se pa to që shkruan Nebil Cika, jemi të vdekur. Edhe sikur Rama të plotësojë tërë kushtet që kërkojnë studentët, bile dhe ca të tjera që ata nuk i kanë ndër mënd.
Kadareja e ka përshkruar në mënyrë gjeniale ( sepse e njeh më mirë nga unë e të tjerë dhe Rusonë, Volterin, Dideroin dhe Nebil Cikën), se cfarë ndodh në këto raste.
Kishte vdekur një njeri- shkruan në një nga kryeveprat e tij. Ekspertët vinin vërdallë dhe nuk kuptonin psenë. Ishte vetëcjerrë , gjakosur dhe vetëmbytur. Po pse?
Për tërë natën ky njeri ishte përpjekur të bënte një …… këngë.
Përpjekja e studentëve ka lindur e vdekur pa filluar. Ajo s’ka brënda as Volter dhe as Didero, as Ruso dhe as Nebil Cikë.
Po bëhesh me Ramën thotë dikush. Mundet…
E shoh që vjen vërdallë fare i vetëm. Duke u përpjekur të vërë rregull me një cetë qeveritarësh, trecereku i të cilëve nuk kanë haber po dhe si të tjerët nga kollosët që përmënda më lart. Vjen vërdallë me tërë fuqinë e një individi që përbuz edhe vetë ata që ka vënë afër tij. Natyrisht që jam me të në shumë gjëra. Isha dhe jam me të kur i vuri kazmën shumë prej ngrehinave të kalbura që i quanin universitete. Jam me të kur- shumë prej teksteve po plehra- i zëvëndësoi me ato që ka bota e përparuar në shkencat egzakte. Po nuk jam me të kur nuk thërret të vjetrit e mëdhenj në skenë dhe pret ta ndërtojë Shqipërinë me liliputë që vijnë me shumicë vërdallë tij dhe bëjnë llogari me lapsa torollakësh.
E shoh dhe hera herë më vjen keq.
Po pastaj më kujtohet Gavroshi dhe them. “Mirë ti bëhet…”
Për të ngritur vëndin në këmbë dhe për të shkulur të keqen nga rrënjët, duhen thirrur në skenë agallarët e mëdhenj. Po nëse ata nuk i gjejmë se janë larg duhet thërritur Nebil Cika dhe mjeshtrat e mëdhenj të viteve 30-të. Ata janë ndihmësat realë të tij dhe jo ministra e ministrucë që vijnë vërdallë dhe janë më ditëzes se analisti që kërkon ndihmën e studentëve për ta shpëtuar…
Po hyj në radhën e idealistëve pa kokë që thurr poezi në këto ditë të vështira?
Jo jo. Nuk ka asnjë shans të shkojmë përpara nëse të vjetrit e mëdhenj nëpër tekste i zëvëndësojmë me banalitete…
Nuk ka pasur dhe nuk besoj do të ketë asnjë komb që ikën përpara në këtë mënyrë.
Unë do të jem me studentët kur ata të kërkojnë këtë gjë së pari. Tani nuk jam me ta. Duke luftuar për të drejtat e ngelsave dhe kushtet e konvikteve, më duket se i ngjajnë ca lypsave të mjerë që kërkojnë një krodhë bukë aty në cep të rrugës…(Konica.al)
Te limte .
Foshnjeria me e madhe studentore: “E duam Shqiperine si Evropa”. A kane qene ne Evrope keta studente ndonjehere? Po libra per te a a lexojne ndopak? Injorance per diplomim!!
Hahaha!
Tamam s‘kane qene ndonjehere si njerez normal por ndoshta si turiste.
Europa punon e nuk rri ne kafe.
Mire e ke po puna ka nis ters. Nuk ka vendi nga ata burra qe permend ti. Ka profesor me tituj shkencore qe mendojne si te vjedhin, nuk mendon kush aq larg.
Cobo-per cfare profesoresh e ke fjalen? Per ato qe perkthejne librat e huaj dhe i shesin si te tyret? Apo per ata qe titujt i kane marre nga “akademiket” e Kristalit? Profesoret e vertete kane vdekur me kohe e me vakt more mik dhe ata pak qe kane mbetur, o jane nxjerre ne “pension” prej atyre qe permenda me lart ose kane emigruar si shumica e inteligjences Shqiptare. Ne Shqiperi kane mbetur vetem karagjozet qe dine te kapardisen me kostume Armani duke rjepur studentet qe nga ana e tyre, jane me te interesuar te shpenzojne kohen neper kafenera se sa mbi libra. Mjere ne per brezin e ri qe pretendon te marre drejtimin e vendit ne te ardhmen.
…100% e vertete..!
Je i madh Nazarko.
Te limte, posi! E kush ia ka fajin Rames qe rri me torollake? Po klasen e larte, mentaret, shtresen e mesme ku e ke? Pastaj ti e shoket e tu jeni edhe me te vjeter se Hygoi. Sepse keni deshtuar. Sepse ia keni shpifur njerezve keta emra titanesh duke i perdorur per te ilustruar idete tuaja mediokre e te shitura. A nuk pirdheni me gjithe sali e edvin e like e lul e muc e fatos e lorenc e kompani?
Tani heronjte tane jane Mehdi Frasheri,Ahmut Zogolli,Hamit Matjani,Sali Berisha,Esat Pashe Toptrani,Gjon Marka Gjoni,Mehmet Shehu,Koci Xoxe,Rrahman Parllaku,Osman Gazepi,Erion Veliaj dhe qershia mbi torte…..karagjozi me i madh i shekujve…Edush Ramushi,qe ka frike te permende emrin e te jatit,por vetem gjyshin shofer te Zogollit!
Jo vetèm qè nuk jam atje, por nuk i kam kushtuar asnjè minutè tè ashtuquajturès ‘lèvizje e studentève’. Jemi velur me protestat e studentève nè Shqipèri aq shumè saqè, nuk dua mè as tè kujtoj kohèn mè tè bukur timen, kur isha vetè i tillè. Po pèrse ndodh kjo. Sè pari studentèt e kètyre viteve ( jo pèr fajin e tyre ) janè nè njè stad mè poshtè se studentèt e para tranzicionit. Kjo e thènè pothuajse nè tè gjitha drejtimet. Kanè lindur e rritur nè ditèt mè tè vèshtira tè Shqipèrisè, ku u shkatèrua gjithçka…..Nga toka e djegur duhet kohè tè dalè ‘bari i njomè’…Studentesa dhe studentè çdo degradim i protestès suaj nuk sjell asgjè veqse vrasjes sè ardhmèrisè tuaj…. Ngrini lart kokèn dhe shikoni se çfarè rreziku i kanosen shqipètarève nga Veriu dhe Jugu… Kurrè mos lejoni tè jeni tè pèrdorur nga politika e qè mè pas tè mbeteni me laps nè gojè, ndoshta dhe mè keq, si dhjeristat e Dhjetorit !
Po dihet qe sje me studentet.
Dihet qe je sahan lepires i katovices.
I haduterise i shitjes se shqiperise i shkaterrimit te bisnesit i shkaterrimit te tokes te cdo gjeje shqiptare.
Rrofsh
te lumte ,jam ne je mendje ,kam dite qe them se ckerkojne keta te droguar,te me falin disa syresh ,ato qe naten e kalojne ne pabe e pastaj bejne lista t e profesoreve qe ju japin provimet me leke ,kur vete ju luten duke bere edhe maskaralleqe per te mar nje dipllome qe ndoshta nje dite me trupin e ture do e perdorin…….. uuuuu ku po vete ky brez hashashi……
Studentet e dhjetorit a nuk u cuan per kushte me te mira zoti Nazo?
Ja me ne fund nje analist normal nga trute.
Telumte goja
Bravo, kerkojne trahanane e dimrit,qe te kalojne dhe kete dimer, Nje turme pa koke dhe qe nuk e di akoma qe asgje nuk dhurohet po fitohet,, Eshte per te qeshur, do dejne greve urie… ??? Per cfare….. Qe kur kane lindur jane te uritur, se baballaret sdinin te ushqenin veten dhe pranuan demokracine e hajduteve,Pastaj u kthyen ke rilindja, socialiste e rames , metes kryemadhit. . Shkoni ne vathe se atje meritoni te jetoni sa tju vije kasapi tju caktoje fatin. Fshati qe duket sdo kallauz dhe ju bete zhurme per asgje.. Per 4 dite qeveria duhet te kishte marre aratine, Por rinia shqiptare ka vdekur , …….. Tani qe i dhate kohe edushit te mendohet dhe tju percaje mos humbisni kohe kohe kot.. Shkoni ne klase. .. Ka shkolle te henen….
Se paku ne fillimet e saj duket nje imitacion i keq i nje “revolucioni”, e cili shum lehte mund te kthehet ne anarki! Shqiptaret asnjehere nuk mesojne nga historia !? Brezi qe vjen nuk trashegon absolutisht ne memorjen e tij, asgje nga e kaluara e brezit qe zevendeson, nga e cila mund te nxerr nje mesim te mir per te ardhmen!
Ju debatiksit keni lepirjen si vlere dhe asht e veshtire tju kuptosh…keni gjithe jeten me pushtetin dhe asnje sekonde me qytetarin…jJU DONI ME SHUME PARTINE SE SHQIPRINE…do perfundoni ne koshin e plerhave…si parazit, DHEMJE, LARVA, MORRA, INSEKTE, FUNDERRINA, QELBSA ETJ ETJ ETJ
E kam thene dhe e them pa u zgjatur.
Ne se doni shembelltyren e studenteve 28 vjecar,shikoni deputetet dhe vecanerisht pioneret e monika cizmes dhe ilirfloririt.
Ketyre jo universitetin ta besh pa leke por edhe tju japesh leke nuk kane per te mesuar por do tja japin pedagogeve milionat qe te marin nje diplome dhe masterin,pastaj ne ankohemi per deputetet dhe administraten e pa afte….
Jam 50 50 me kete proteste. Kjo proteste nga nje pikpamjmaje ka nje kerkese qe qendron kushtet qe ju mungojne etj etj. Si me siper ata sduan poete e shkrimtare dhe tekste bashkekohore se truri tyre nuk nxe aq shume se jane mesuar qe ne klase te pare te marrin 10 pa mesuar. Tronditja e pare ju vjen ne gjimnaz kur kuptojne qe nga 10 shkojne a nuk shkojne te 7. Pastaj ne univeristet nga 7 te 4 dhe 5. Une si taksa pagues cfaj kam??? Do paguaj taksat 10 vjet per nje debil? Do paguaj taksat per Universitetin e Mjekesise qe pastaj mjeket dhe infermmieret te ikin ne Gjermani???
Tju jepet kredi studentore dhe pas universitetit ta shlyejne me 0% po punuan ne Shqiperi dhe 4% jashte(mos me shume). Falas ska kuptim.
Plotesisht e drejte!
Le te dalin e te na thone se nqs nuk duan te paguajne vete ata qe perfitojne studimet e shkollen, pse duhet te paguajme ne te tjeret?!
Bravo zoti Nazarko!Njerezit e mencur si puna juaj,per fat te keq,sot nuk vleresohen e nuk degjohen aq shume,sepse si ne pozite,por sidomos ne opoziten e degjeneruar e te udhehequr prej hunde nga Berisha,Meta,Lyli,Monika e kompani jane me qillo dhe e vetmja gje qe bejne eshte te bejne temena per cdo pordhe qe leshojne drejtuesit e tyre qe eshte turp e fatkeqesi te quhen “lidere “partish.Shikoni se c’ndodhi me Kastriuot Islamin,te parin kryetar parlamenti socialist ne shqiperi,sheh Berishe kriminelin ne sy,duke e ditur mire se cfare koqe krimineli e banditi eshte ai,ta vere ne ndonje liste;shihni Nikolle Lesin,qe dikur,paras se ti digjte Berisha gazeten e famshme “Koha Joine”,tani ben elozhe per cdo dallkauk kriminel e ordiner qe drejton PD-ne apo SHPK-ne e Likes dhe te tille mund te rendisim dhe shume te tjere.E ke thene shume drejt se kjo levizje e studenteve ka lindur e vdekur qer ne fillim,sepse dhe vete kerkesat e tyre,nuk jane per perparimin e sistemit te aresimit,por per te marrur ne mbrojtje ngelesit(ne shumicen e tyre,sepse ka dhe nga ata qe punojne dhe nuk mund te japin provimin ne kohe…).Dhe,pervec kesaj,nxitet ,influencohet e financohet nga PD-ja etj,duke u paguar transportin per ne tirane e jo vetem.
kte edhe kur e shkerdhe RAMA i thote me fal shef se te ktheva kurrizin
Ky tutkuni i super rjedhur nga trute , qe e mban veten edhe per analist shkruan sikur e ka karrin e Rames brenda , aq i afeksionuar dhe i eksituar eshte prej tij .E sheh Edvinin te vetmuar qe sfilitet e vjen verdalle per te vene regull ne nje qeveri mbushur me njerez te pa afte , a thua se qeverine nuk e zgjodhi vet por i ra nga qielli apo ja emeruam ne qe nuk e duam .Ky matuf gerrnjar me emrin SHpetim ben sikur haron qe Edvini i tij e mbushi vet parlamentin , qeverine , bashkite dhe gjithe administraten me kriminele te njohur , dhe ne cdo rast i ka mbrojtur ata personalisht dhe emer per emer . Mark Frokrit , Elvis Roshrit , Saimir Tahiret , Geron XHafrat Arben Ndokrat e plot ndokra e dokrra te tjera jane ata qe e bene Edvinin kryeminister e tani ti Edvinin do te na i shesesh si viktime te tyre. Sa per protesten e studentve surrati jot nuk ka dashur as ate te 90 kunder Enverit , si do jet sot dakort me kete kunder Edvinit?
me Ramen isha dhe une, madje me
shume se cmund te jete ao me veten! Mendoja se nuk ish per fj te tij katrahura e maskarenjve qe ka rrotull! mendoja se nuk dinte se e genjenin! Por jo nuk eshte i mashtruar nga njerzit e tij, eshte i kapur nga njerzit e tij qe jane jo vetem varri i Rames po varri i hapur i Shqiperise
O Nazarko, mendimi yt eshte mendim intelektuali, po ka nje problem, ne shpirtin dhe mendjen tende mbizotron mendimi politik si nje tifoz I semure sporti dhe mendimin intelektual qe shpreh ja humb vlerat. Je futur ne listen e ushtareve te devotshem the rames GOMAR. Besoj se je dakort me mua qe the gjithe kemi te drejte ta perdorim fjalen GOMAR?!
Sidomos,o Piku,ti ke te drejte ta perdoresh sa here qe behet apeli… ?
Asgje me shume ne kete shkrim, vecse cmbeshtillet: Filli Filozofik i Shtendertimit te Demokracise. Po me ke e ke – thone shkodranet.
Rama ne shtetberje dhe ti ne media, jeni te vetmit realiste ne kete vend.
Shpetim je sa popullor dhe i kuptueshem por edhe nje filozof i mendimit realist.
Flm dhe na dil me shpesh ne keto kohe te veshtira, kemi nevoje te degjojme njerez te mencur.
Ky eshte problemi.nga levizjet e pa ndriçuara nuk mund te presish zhvillim dhe pasojat mund të jenë retrograde.Jam plotesiosht dakord me autorin z.Shpetim Nazarko.Ka nevojë per iluminim dhe mendim progresiv.
Jam dakort me ty, E cmut stedente jane keta.Qe gjithe naten rine nga blloku e nuk kane libra jo me ti shfletojne e kerkojne universitet pa leka e ne te veje dhe ai qe ka mesataren 4.9 kjo nuk ndodh as ne vendet e botes se trete.Univeristeti do njerez me dije e me nivel Pa pages nuk ka dhe ne sistemin e enverit nxenesit paguanin nje pages
Të mirët shkuan e vanë,kanë mbetur disa hajvanë!
Kërkojnë studentët të mos paguajnë për provimet që përsërisin? Kjo zgjidhet tak-fap, me një të rënë të lapsit. Mjafton një ligj që të ndaloj pedagogët të vendosin nota negative dhe çështja merr fund. Bile merr fund dhe korrupsioni në univetsitete. Askush nuk do të paguaj për të kaluar. Ndokush që mund ti lexoj këto radhë mund të thotë: lëri llogjet zotëri, mos u tall. Jooo, e keni gabim! Sepse, më thoni ju lutem, çfarë ndryshimi ka nëse një student i mbaron studimet duke paguar profesorët për të marrë provimet dhe një tjetri që, i detyruar ligjërisht profesori i vendos notën 5 në librezë? Këtu të humbur dalin vetëm profesorët. Sa për shoqërinë, ajo e humbur që e humbur është, kur një student përfundon universitetin dhe nuk di të lexoj.
Ne dhjetor 90 studentet u futen ne greve urie per te hequr emrin e Enver Hoxhes nga univeristeti. Keta te sotmit do te hyne ne greve urie, me sa duket per t’i kthyer universitetit emrin “Enver Hoxha”. Sepse Enveri beri arsim e universitet falas, pa tarifa, pa taksa. O te mjere ju qe e doni Shqiperine si Europa, pse shkoni kundwr rrymes e doni te ktheheni pa taksa ne arsim falas? Shkoni ne Europe, e gjejeni falas, por ju duhet te punoni 4 ore ne dite qe te ushqeheni e te siguroni nje dyshek per fjetje. Si ore doni tarifa te ulta, kur ju tere diten e kaloni ne kafene me kafe, pije dhe droge, e tere naten shkoni neper pube ku deheni e beheni cakwrrqejf? E kush doni t’ju paguaje shkollen? Pensionistet qe jua ngriten universitetet? Pa hajde t’i shkaterrojme keto universitete qe ju beri Enveri? Bejini ju nga e para ose shkoni tek ato private te merrni diploma per dekorimin e kokes se krevatit? Po t’ju prishim hidrocentralet qe ndertoi Enveri, dhe mesoni pastaj me kandil, te mos kini korrent as per internet, per facebook per porno, as per te karikuar telefonat per semesete tuaja erotike, E gjetet shtruar dhe doni arsim falas. shkoni ore kthejuni auditoreve dhe shlyeni provimet duke shfrytezuar jo vetem diten, por edhe naten per te studiuar, sic kane bere baballaret tuaj, se late name, duke bredhur rrugeve e duke hedhur te shara e ndyresira nga goja. Dhe presim qyteterimin nga ju? Ja, shihni juristet, qe kane mbaruar pas xhaxhit, te gjithe te korruptuar, shihni pedagoget qe po u rrjepin, ashtu do te behen edhe shume nga ju. Pra s’jua kane fajin tarifat, por shikoni c’beni ne oren e mesimit. Kam qene vete ne leksion, ku shoket tuaj ne fund te auditorit, ndersa pedagogu jep leksion, ata bejne dashuricka. dhe kur pedagohu i thote kush do te dale jashte tani? Shoku juaj i pergjigjet: sigurtisht, ti preofesor, se ne po te japim rrogen…”.
Nese keni mesuar fjalen ultimatum, kjo tregon se ju nuk keni mesuar asgje nga kjo demokraci. Edhe studentet e dhjetorit 90 u ulen e biseduan. Ju jeni tjeter rrace? A, po harrova, ju doni t’jua fusin ushqimin ne goje falas….
Perfeksion ide dhe mendimi Nazarkos. Po i kujtoj dicka; keta jane ajo elite qe po pergatit Agimin e Arte ne Shqiperi. Prisni dhe do shikoni ku do dale.
Kush do ta beje Shqiperine ,18 vjecaret dhe 20 vjecaret.Kam frike se po shkojme tek idet e rinis Shqiptare te vitit 1941,
Shkrim realist, studentet kane nevoje per nje revolucion universitsr se pari, lidhen kepucet e tua se pari, pastaj te te tjereve, ata jane ne halle shme me te medha, por jo vetem ata por edhe pedagoget e tyre prej te cileve askund dhe asgje nuk po shikohet si nje elite qe duhet te ishte ne krye me objektiva te perbashketa, Thelbi i protestes eshte aspak ai qe duhet te jete, Ish studentet e diplomuar apo certifikuar ne masen me te madhe nuk mund tu besosh asgje ne punen ditekte pervec disa gjerave rutine, kjo u mbyll dyert ne punesim automatikisht edhe kaluesave edhe ngelesave. Gjendja e nivelit te stsfeve pedsgogjike eshte nje nga problemet baze
Ver studentet me pergjegjshshmerine dhe preokupacionin e tyre jane mjaft larg kerkesave te shkollimit
Etj etj im
Eardhmja eshte e atyre qe digjen jo e atyre qe ngrohen
Sa drite shkurter jeni o studente. Doni 10 do ju japin 20 se kete po kerkoni. E cdo ju hyje ne pune?! Do shkosh diku per vend pune do pyesin cfare di? Ti do thuash kam ket diplome kete trajnim etj etj. Une do pyesja po mire cfare di? Packa se e di qe ti di nje mut. Me ato diploma fshi bycen o student qe skam as vlla e moter e kalamaj po taksat i paguaj per ty per vete per pensionin tim dhe per pensionistet. I paguaj pa pishmane pervec juve qe jeni si shushunja jo per mua por per prinderit tuaj.
Ju skeni vizion, largpamesi, mendoni momentin, sa kane qene si ju e do kete akoma…
Ju spo beni kerkesa po beni ultimatum. O kshu sic themi ne o ska.
Po nqs ska cfare do beni…? Kryengritje? Rrezim pushteti?
Ja e rrezuat po pastaj?
Asgje
Jeni hic.
Nje Essen shkelqyer per mjerimin mendor e intelektualeve ku ndodhen studentet e levizja studentore sot Si pasoje e aresimit mizerabel te ketyre viteve.Zoti Nazarko ne nje vend punet shkojne keq Jo see Njerezit e keqinj bejne gjera te keqija por see Njerezit e mire bejne sehir e nuk kunderveprojne.Eshte koha ti drejtoheni kryeministerat see cfare Duhet te beje qeveria qe te perballoje kete situate shume te render ne arsim.
Shpetim zorra e jashteqitjes se Rames. Duke paguar leke per tarifa qe rriten per dite ata nuk ju mjaftojne leket per buken e gojes. Dhe idealisti filozof marksist permend Hygoin and Rusoin. Te shkerrdhefsha fantazine dhe imagjinaten tende komunist!!!! Tjetri s’ka buke, ti I thua se duhet te lexoj Hygoin…T’u shofte fara Ty dhe Edit. Ka $100 million per te check- up. dhe nuk ka leke per studentet. Tjetri nuk ka buke, Edi I thote shko matju tensionin dhe te te jap $100 million….
O INJORANTE, STUDENTET NUK MUND TE FAJESOHEN PER ASNJE GJE. EDHE ARSIMI ESHTE NJE INVESTIM QE BEN SHOQERIA DHE SI I TILLE, MBAREVAJTJA NE RRADHE TE PARE ESHTE PERGJEGJESI E SHOQERISE QE INVESTON DHE E QEVERISE QE BEN ADMINISTRIMIN.
C’MUND TE PRESESH NGA NJEREZ QE FILLOJNE PUNE PER HERE TE PARE SI KRYEMINISTRA ?
C’MUND TE PRESESH QEVERISJE NGA PSIKOPATE?
C’MUND TE PRESESH QEVERISJE NGA PIKTURISTET?
DHE TE GJITHE KETA TE RRETHUAR NGA NJE ZOGORI ANAL- ISTESH .
Studentet po e zgjasin shume , do ti ftohet hallva, ketu eshte gjithe problemi. Nese ke per te bere dicka beje shpejt e shpejt e mos e zgjat o student. Garvoshat jane per kazanet e botes se vjeter.
https://www.youtube.com/watch?v=kOoJKz1i5KY