“Lëvizja për Universitetin” thirrje Bashës: Tërhiqu nga aktet e dhunës dhe metodat e tua, po synon intimidimin dhe përçarjen e protestës studentore

9 Dhjetor 2018, 14:37Politika TEMA

“Lëvizja për Universitetin” ka reaguar pas sulmeve të një pas njëshme që bëhen në drejtim të saj.

Pas masivitetit të protestës stundetore,  ndaj këtij grupimi ka nisur një sulm i fortë që tenton të përçajë organizimin.

Vetë lëvizja ka sqaruar ditën e sotme situatën ku akuzon drejtpërdrejt kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Përmes një komunikate zyrtare, lideri demokrat paralajmërohet që të tërhiqet nga intimidimi dhe përçarja e protestës.

“largimit me forcë nga studentët të pedagogut Jani Marka, pasi sipas tyre është pjesë e “Lëvizjes për Universitetin” të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje të politizuar.

Përmes një statusi në Facebook kjo lëvizje thotë se për të tretën ditë pjesëtarë të kësaj lëvizje janë sulmuar fizikisht, kërcënuar dhe ofenduar nga rrugaçë partiakë.

Sot, për të tretën ditë radhazi, studentë dhe veprimtarë të Lëvizjes Për Universitetin janë sulmuar fizikisht, kërcënuar dhe ofenduar nga rrugaçë partiakë. Goditje me çelësa, tërheqje nga flokët, shkelma, shuplaka dhe grushte, janë format kryesore të dhunës me të cilat të rinjtë janë përballur.

Të paktën 12 raste sulmesh të tilla nga keqbërës të partive janë evidentuar gjatë këtyre ditëve, prej të cilave, shumica e të cenuarve kanë qenë vajza. Në pjesën më të madhe të këtyre rasteve, agresorët kanë qenë të forumeve të Partisë Demokratike. U bëjmë thirrje strukturave drejtuese të PD-së, si dhe kryetarit Lulzim Basha, që të tërhiqen nga aktet e dhunës dhe metodat e tjera që synojnë intimidim dhe përçarje.

E njëjta thirrje vlen edhe për drejtuesit e partive të tjera, për të ndalur dhe për t’u distancuar nga çdo formë dhune apo presioni. Në fakt, studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë.

Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre.

Përmes shpifjeve të përhapura nga disa kanale dhe në disa nivele është tentuar të përhapet edhe gënjeshtra sikur Lëvizja ka penguar protestues të “Astirit” që t’u bashkoheshin protestës. Jo vetëm që kjo gënjeshtër u zbulua nga mungesa e fakteve që lidhin studentët e Lëvizjes me rastin në fjalë, por edhe vetë akuzuesit kanë pretenduar më vonë përmes fotove se bëhej fjalë për ndonjë veprimtar partiak që nuk e lidh asgjë me ne.

Gjithashtu, dënojmë çdo akt dhune apo nxitje për dhunë nga militantët e partive. Këto dy ditë, studentë të Lëvizjes, vajza dhe djem, janë bërë objekt i një sërë sulmesh fizike nga rrugaçë partish politike. Mbrojtja jonë e vetme ka qenë masa studentore që në çdo tentativë na ka dalë në krah.

Protesta e studentëve ka vetëm një objektiv qendror: pranimi pa kushte i kërkesave themelore të studentëve, çka nuk lë hapësirë për negociata”, nënvizohet në deklaratë. (TemA)

3 komente në ““Lëvizja për Universitetin” thirrje Bashës: Tërhiqu nga aktet e dhunës dhe metodat e tua, po synon intimidimin dhe përçarjen e protestës studentore”

  1. raul says:

    Per mua kryetari i protestës duhet te jete gernetaxhiu i pd-se Belind kërriçi sepse ka akses dhe tek naziskinet e Mamurrasit

    1. OP says:

      Me mire ta drejtoje ajo qe flinte tek pallati i Tahirit ose Spiroskenderbeshen se ato po qe te kenaqin . Doganat i lane ne dore kesaj dhe beri namin.

  2. olimpia says:

    ju studentee te… Levizjes..duhet te kuptoni nje gje …te rinjte e Bashes dhe Berishes jane falanga fashiste .Mos i beni thirrje Bashes por organizohuni ,kompaktesouni dhe kujdo qe perpiqet tju dhunoje pergjigjuni me gjuhen e forces dhe kurajos .Dhe kuptojeni mire ..mos rreshqisni ne anarki sepse ne kete menyre do ti sherbeni hitlerucit Berisha,shkaterruesit te SHQIPERISE pra edhe te aresimit .Ne se pertej kerkesave ekonomike doni te arrini me shume ,e vetmja rruge eshte te krijoni nje organizim te ri ,quajeni si te doni …parti–levizje ..por regjiistrohuni dhe futuni seiozisht ne luften politike me nje program te menduar ,te qarte ,pa terma ideologjike por me synime te qarta politike,ekonomike ,sociale duke iu drejtuar shumices qe nuk eshte dakord as me BERISHEN POR AS ME RAMEN .Tani eshte momenti ,veproni me guxim dhe vendosni pa diskutime akademike ,por shpejt dhe te organizuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje