Lulzim Basha iu çon në protestë banorëve të Astirit… Florenc Hoxhën

10 Dhjetor 2018, 20:18Sociale TEMA

Pas Xhelal Mziut të Kamzës edhe Florenc Hoxhës, ish – kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës gjatë kohës që bashkinë e kryeqytetit e drejtonte Lulzim Basha, po i “digjet shpirti” për banorët e Astirit, shtëpitë pa leje të të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Ndërsa disa vite më parë ai vet edhe personalisht kacafytej dhe dhunonte qytetarët e Tiranës duke u prishur banesat e bizneset e tyre, sot si për ironi të fatit, ai ka qenë i pranishëm në protestën e Astirit, për të mbështetur më shumë kauzën opozitare se sa hallin e banorëve të kësaj zone.

Ai nuk ka ngurruar të shfaqet në krah të kreut të opozitës Lulzim Basha, pavarësisht se ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës .

Kujtojmë se ai është arrestuar në vitin 2015 në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës pasi në rrugën ‘’Ali Demi”, kanosi se do t’u prishte lokalin dhe goditi me grushte dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë”

2 komente në “Lulzim Basha iu çon në protestë banorëve të Astirit… Florenc Hoxhën”

  1. robi says:

    Kjo është shpuar e pd_ se, Florenc hoxha, Sali Lusha, Klevis Kerrici, muli gangu, Strazua, Nafie baxhella, Kejdi sygjarperi, fytyrat me te urryera ne Shqiperi

  2. Toni.D says:

    Ooo… plasi Luli edhe naten uleret bashkeshortes…
    Edi….. Edi Ramaaa…… kuptohet enderron hhaaa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje