PD e hartoi Ligjin e Arsimit të Lartë, PS+LSI e miratuan në 2015-ën: Çfarë i kërkoni më studentëve?

10 Dhjetor 2018, 10:37Sociale TEMA

Gazetari Denis Dyrnjaja i ka bërë të treja palët politike fajtore sa i përket degradimit të arsimit të lartë në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se ligji që solli këto pasoja u hartua nga Partia Demokratike dhe u miratua nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Partia Demokratike e hartoi në 2010-en Ligjin e sotëm për Arsimin e Lartë, PS+LSI e miratuan në 2015-ën kur bashkeqeverisnin këtë ligj.

Çfarë po i kërkohet studentëve të dialogojnë ose të bashkëveprojnë politikisht me njërën palë ndërkohë që të treja palët kanë punuar kundër tyre.

Ndërkohë debati është a duhet të kemi arsim falas pra të subvencionuar nga shteti dhe a janë të gatshëm shqiptarët të paguajnë nga taksat e tyre për arsimim falas të gjithkujt që do të ketë një diplomë se duhet ta ketë jo se e meriton ta ketë”, shkruan Dyrnjaja. (TemA)

1 komente në “PD e hartoi Ligjin e Arsimit të Lartë, PS+LSI e miratuan në 2015-ën: Çfarë i kërkoni më studentëve?”

  1. Messerschmidt says:

    foli dhe RRACEDHJERI dyrnaja nga stepat e anadollit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje