Kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme prishjet vullnetare të objekteve pa leje që janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Astirit.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranës ka prishur disa objekte që gjendeshin në lotin 2 dhe 3, dhe që shërbenin si lavazhe, dyqane për materiale elektrike.
Siç shihet edhe nga pamjet edhe gjatë aksionit të ditës së sotme IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtyre objekteve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe boshatisjen e ndërtesave për ti hapur rrugë ndërhyrjes së makinerive të rënda.
Ndërkohë që paralelisht me këtë proces, të tjerë banorë të zonës së Astirit kanë vijuar me largimin vullnetar të orendive dhe materialeve elektroshtëpiake nga ndërtesat e tyre për ti hapur rrugë procesit të prishjeve.
Deri më tani numri i ndërtesave pa leje të prishura përgjatë këtij segmenti rrugor ka shkuar në mbi 30 të tilla, ndërsa puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të bërë të mundur krijimin e hapësirës së duhur për realizimin e projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe.
DERI TEK LAVAZHET SHKOJNE, ME TUTJE NUK PO MUNDEN ,SE KANE FRIKEN E LULZIMES .
Ku jane ata karderrat qe hynin ne gjak me kryeministrin dhe e mbronin me “gjak” prone e tyre ?
Hajdute dhe degjenerata qe u bete trima me njerezit e ndershem dhe dhiheni ne breke me te fortit.
Nuk ndertohet shteti me bastarde !
VAZHDONI PRISHJET E NDERTIMEVE TE PALIGJSHME ,,,biles a keni munndesi te prishni 1 million karatatina qe na la peshqesh PD ..///