Dikur një ferishte e madhe, së shpejti do jetë një hapësirë rekreative moderne ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e tyre të lirë.
Çdo ditë e më shumë, po merr formë sheshi i ri rekreativ në jug të Parkut të Madh dhe tashmë vogëlushët nuk do kenë më nevojë për të shkuar deri në det për të luajtur me rërë dhe varka.
Kjo pasi sheshi i ri do ti ofrojë të dyja dhe rërën dhe një “varkë” të madhe lodër ku vogëlushët do shndërrohen në kapitenë e marinarë!
Specialistët e APR kanë bërë montimin e varkës shumëngjyrëshe, ku fëmijët do mund të luajnë dhe të zhvillojnë imagjinatën e tyre.
Krahas saj ky shesh do të shërbejë edhe si një hapësirë sportive për më të rriturit, pasi APR me mbështetjen e TIKA-s po monton edhe module lojërash sportive.
Nje gje nuk kuptoj…pse vetem ke liqeni? Po fakiret e Laprakes,Kombinatit,Shkozes, rr Kavajes,Elbasanit…ku do luajme…mos i ruajne per pallate normal….Lali,laliiiii
Po ndonje cope pyll do mbetet?
Tika ka sponsorizuar se ka marre premtime per ndertime te tjera xhamish ne Tirane. Na doli kjo rilindja si parti e erdoganit
Erjon Velia, punon po vetem ne qender ku riparon dhe nderton – kur do zgjohen Shqiptarat – te edhin te lumi i lanes keta sharlatane si majtas dhe djathtas qe bejne sikur punojne dhe kane rembyer shqiptaret penge, Perfitojne nga injoranca qe ka plakosur shqiptaret pas viteve 90 kur demokracine nuk e kuptojme dhe vetem brohorasin perdhunuesit e ketij kombi. Analfabetet jan bere drejtora dhe nuk artikulojne dot as nje fjale, Kristalet pedagoge dhe deputet dhe te aftin large shqiperise.