Qeveria është në hall. Në hall të madh madje. Por ironikja është se opozita është në një hall edhe më të madh. Ajo ka dalë në vend të dytë të përfaqësimit të kundërshtimit të qeverisë. Protesta e studentëve e bëri këtë gjë. Ndaj edhe pamë aty para ca ditësh ndonjë gazetar të çquar që po bënte rikonjicion.
Për ta zgjidhur këtë situatë që po e vendos PD-në dhe LSI-në në rolin e vet të pazarit, lakuriq fare, PD-ja po përpiqet të njollosë protestën, apo me shpresë ta vjedhë atë.
Qesharaken në këtë rol e ka marrë Sali Berisha që publikon një foto të atij që e quan studenti dixhital.
Sipas Berishës, ka disa të rinj të FRESSH-it që po përpiqen të prishin protestën. Dhe ja tek shfaqet Doktori që i ruan.
E çuditshmja këtu është se pse studentët do të duhet t’i shkruajnë letra anonime dixhitale Sali Berishës kur tashmë kanë dalë në shesh?
Këtë e di vetëm Sali Berisha me hallin e tij që kësaj radhe nuk qullosi gjë në opozitë. Dhe për turpin e tij po përpiqet edhe të mbysë një protestë me kërkesat e së cilës mund të mos jesh dakord, por të paktën është e vetvetishme për aq sa dimë.
Përndryshe pse do shqetësohej z. Berisha? Kur vallë kanë tentuar më parë t’I prishin apo vjedhin protestën në këto dy dekada? Asnjëherë.
Njerëzit e PD-së, sulmojnë studentët
Ndërkohë, njerëz dhe aktivistë pranë PD-së, nga ata që e mbajnë veten për shoqëri civile, kanë nisur sulmet ndaj studentëve, pse këta të fundit nuk pranojnë që protesta të politizohet dhe studentëve t’iu bashkohet edhe PD-ja.
Një prej tyre, Ergys Mërtiri, shkruan:
“Depolitizimi i protestes eshte holle-holle menyra me keqe sesi mund ta politizosh ate. Ky lloj kujdesi per ta shprehur perdhunshem kete qendrim eshte ne fakt sherbimi me i madh ndaj Rames, per ti dhene atij barazimin pas gjunjezimit me turp nga studentet qe reaguan me force e dinjitet perballe nje pushteti qe, pervec se i rjep e i le ne deshperim, edhe i fyen dhe poshteron, duke i quajtur ngeles.
Nuk ka kuptim qe protesta te jete jopolitike kur ajo mbahet kunder qeverise. Kjo nuk do te thote qe ajo te instrumentalizohet nga partite e opozites, por nuk ka arsye te adresohet kunder te gjithe partive, apo edhe me pa kuptim, kunder historise 28 vjecare te arsimit shqiptar, nderkohe qe perballjen e kane me qeverine dhe jo me historine.
Une nuk pretendoj dhe nuk kerkoj qe studentet te rrezojne qeverine, perkundrazi duhet te qendrojne ne interesat e universitetit. Por shperndarja e objektit te reagimit duke u kujdesur te mos e perqendrojne ate drejt strumbullarit te problemit, qeverise, eshte instrumentalizimi me i madh qe iu behet studenteve. Nuk e kuptoj cfare arsyesh ka per te kundershtuar me force tubimin para kryeministrise kur Kryeministri eshte fajtori kryesor per ligjin qe ata kundershtojne.
Nga ana tjeter, perzenia e banoreve te Unazes sot, me pretekstin banal se ata jane te politizuar, ishte e shemtuar. Protestuesit e Unazes se Re nuk jane te asnje partie. Halli i tyre eshte krejtesisht njerezor dhe aspak partiak. Solidariteti eshte ndjenja me e natyrshme e cdo protestuesi dhe qendrimet perjashtuese tregojne uzurpimin e protestes per llogari te tjera nga interesat e studenteve.
Studentet vete duhet te mos e lejojne kete, nese duan qe suksesi i tyre te njolloset”.
Ndërsa pedagogu Ervin Goci, që modern protestën e PD-së për Teatrin Kombëtar, është irrituar pse studentët nuk kanë lejuar që atyre t’iu bashkohen edhe jelekportokallinjtë e Lulzim Bashës.
“Ata qe u perzune nga protesta studentore, nuk jane te PD-se, ata perfaqesojne te pakten çerekun e popullsise, ndersa ata qe i perzune, per shkak te moshes dhe per faktin se jane studente, po du thjesht me i qujt ca fatkeqe…”, shkruan ai.
Duket se iu djeg shumë pse studentët nuk po lejojnë që mga protesta të përfitojë Partia Demokratike, e cila është po aq përgjegjëse për gjendjen e arsimit në Shqipëri, sa Partia Socialiste.
Problemet e studentëve zgjidhen nga prindërit e tyre.
SHUME TE DREJTE KANE STUDENTET ,QE NUK PRANOJNE KERMAT E OPOZITES , TE CILET JANE FAJTOR TE KESAJ GJENDJE . NQS, PARTIA SOCIALISTE KA FILLUAR TE RREGULLOJ GODINAT E UNIVERSITETEVE , KERMAT E PD NUK KANE BERE ASGJE . DUHET TI VIJ TURP, QE SOT KERKOJNE TE NGJITEN PAS STUDENTEVE . JANE CIPEPLASUR . ZHDUKINI NGA SHESHI, QELBESIRAT ,KOKPALARET E BERISHOVICIT .?????????????