Po bëhen disa ditë që kur protesta studentore mbërriti në apogjeun e saj, që grupime pranë partive të opozitës po sulmojnë në mënyrë të paturpshme dhe meskine “Lëvizjen për Universitetin”, “Organizatën Politike” dhe njërin nga figurat më të vendosura të tyre, petagogun Arlind Qori.
Po të hapje sot gazetën “RD”, nëpër faqet e së cilës nuk ka lënë pa u përbaltur asnjë intelektual i këtij vendi, këta aktivistë konsideroheshin si “këlyshët e Edi Ramës”. Pa e përmendur me emër pak a shumë këtë qëndrim shfaqte me gojën e saj në gazetën Integrimi edhe Monika Kryemadhi.
Ajo thoshte: “Lëvizja Studentore nuk është e asnjë partie politike, e asnjë organizate politike, ajo është e studentëve, prandaj duart larg si politika dhe NGO e subvencionuara dhe të paguara nga Edi Rama për ti përçarë ata”.
Në mediat pranë tyre u shkua edhe më tej. U gërmuan ca filmime të vjetra ku Arlind Qorri dukej përkrah ish- anëtarëve të “Mjaft”. Sikur të ishe pro “Mjaft” kur ata luftonin kundër klikës kleptokrate të Fatos Nanos ishte ndonjë krim. Pavarësisht se si e shfrytëzuan këtë frymë rinore Veliaj me shokë, të kishe idealet e “Mjaft” në atë kohë nuk përbënte ndonjë mëkat.
Atëherë pse po e sulmojnë sot Arlind Qorin dhe mbështetësit e tij?
Akuzat që u bëjnë janë se ata nuk pranojnë politizimin e protestës, se ata nuk duan ta bashkojnë atë me opozitën dhe së treti se ata nuk janë pro bashkimit të kauzës me atë të banorëve të Unazës së Re. Megjithëse kjo e treta është e pavërtetë, në dy të parat anëtarët e Lëvizjes për Univesitetin kanë mëse legjitimë.
Por, kjo mënyrë e pavarur, e ndershme dhe koherente të menduari i ka barë të akuzohen nga nivelet më të larta të opozitës si vegla të Ramës dhe Veliajt.
Në fakt të gjitha akuzat janë sa qesharake po aq edhe amatoreske. Mjafton të bësh një kronologji të aktivitetit të këtyre militantëve që akuzohen se i shërbejnë kryeministrit dhe kryebashkiakut për të kuptuar të vërtetën.
Ata i kanë prirë gjatë gjithë kohës betejës dhe protestave kundër reformës së Ramës në arsim, efektet e së cilës po i nxjerrin sot në rrugë studentët.
Ata janë të njëjtën që goditën me vezë Edi Ramën, madje e paguan këtë edhe me qeli, sepse dontë të zhvillonte tubim me biznesmenë në aulën e një universiteti publik.
Njëjra prej tyre, Mirela Ruka, është ajo vajza e thjeshtë që derdhi salcë mbi kryet e Lindita Nikollës, madje duke i rrezikuar organizatës edhe fondet e donatorëve të huaj që nën presionin e spin doctors-ave të qeverisë, u tërhoqën duke mos mbështetur këto qëndrime radikale.
Pra, beteja e tyre me Ramën ka qenë pa kompromis.
Këto fakte, krahas dhjetra daljeve mediatike me qëndrime të qarta, janë të mjafta për të vërtetuar se nëse protesta e studentëve sot ka marrë flakë, fitilin e saj e mban ndezur prej vitesh, Arlind Qorri dhe shokët e tij.
Janë ata që kanë kërkuar arsimin falas, që kanë folur për favorizimet klienteliste ndaj universiteteve private dhe që kanë manifestuar me dhjetra në të njëjtinvend ku sot numërohen me mijra.
Ata nuk janë “Kali i Trojës” në protestë, por në të kundërt, janë shpirti i saj. Ata nuk duan ta shuajnë por ta përndezin atë festë demokracie.
Kurse ata që i sulmojnë janë partitë e vjetra në opozitë. Ato që vazhdojnë prej vitesh me bestytninë se kush nuk është vasali im është armiku im. Prandaj Arlind Qori dhe mbështetësit e vet po sulmohen në mediat pranë tyre. Ata nuk duan të fikin protestën, këtë e thonë vetëm politikanët e vjetër që duan ta përvetësojnë atë dhe ta përdorin për qëllimet e opozitës zyrtare.(Marrë me shkurtime nga Lapsi.al)
Bravo grupi organizator!
Qendroni kurajozë dhe mbajeni të pastër lëvizjen kundër establishmentit të kalbur politik.
Ku qorri duket tipik i bandes hajdareve nga Paskuqani, Kamza apo Bathore…i sapo kthyer nga lufta ne Siri per nder te Allahut…apo e kam gabim?
e ke shume gabim, arlindi eshte cun flori, idealist dhe cun tirone, prandaj mos ja fut kot.
Cun Tirane = Kategorikisht asht i mire ?! Pyetja ime nuk asht negative per personin ne fjale, se nuk e njoh, por lereni keto budalliqe, asht cun Tirane, cun Laprake, Kamze e tjere e tjere. Te gjithe lideret Shqiptare, kur kane fillu karrieren politike jane pare si idhuj nga masa injorante, deri sa kan dal jasht kontrollit duke prodhu kete gjendje qe jemi sot. Te gjithe jane pare si shpetimtare, e te gjith i shohim rezultatet e tyre.
Ti shikojme lideret politik me kembe ne toke, e jo nga feja, origjina, rraca e tj e tj.
PS : Fundi i fundit, Tirana nuk ka ba asgja per Shqiperine, vetem per vete.
Arlindi eshte ateist, komenti I yt Ska baze!
Arlind Qorri ka tendenca marksiste.
Megjithate mund te jete edhe nipi I SELFO QORRIT.
them eshte trockist jo stalinist
Hahaha e ke fjalen per selfo partizanin e nente Katceve? Shero ti Je MO?
LSI dhe PD janë bërë si PS e Francës.
Mirese te vijne ne skenen politike.Ky mbase ka me te vertete per ti paraqitur njerezve idete e tij politike.Kurse Meta Basha Kryemadhi idete e tyre jane vetem si te vjedhin sa me shume.
Uh, po pse dreqin harxhoheni per te shpetuar Ramen?!
Nuk e ndjeni se ai eshte bere me i vjeteruar se ata qe kerkoi te rrezonte per-dhunshem ne fillimet e tij?!
Rama mbase do kishte shpetuar dicka prej Vetes rinore, gjysma rebele gjysma snobe, gjysma bllok e gjysma visar, nese Ramizi s’do kishte preferuar se pari Berjoshen!
Berisha i perzuri Te Gjithe!
Rames iu desh te braktiste deri ne fund iluzionet e te tjereve per te, dhe pasi e shpirshi gjakun ne ftyren e tij dekoruar prej Berjoshes, akaparoi pikerisht shemren e tij: Partine Socialiste! Per fat, Nano ikte si i kuq, Ilirka si euro-like-ist dhe Pandka mund te merrej me te mire kollaj, per ta pasur si paruke socialiste!
Rama/Velia e blene Partine Socialiste, e shnderruan ne KLUB, duke i lene tere socialistet pa asnje aksion.
“Ne Partine Socialiste nuk hyet per te gjetur pune dhe per interesa te tjera te vogla (mikroborgjeze)!”, u talle Edi Rama, per tu kujtuar kuqalashve te rinj, atyre qe shkonin ne pervjetoret e Brigadave Partizane ne vend te gjyshave edhe eterve te vrara nga…Enveri!
Tere tenderat, shkonin tek numri sekret ofshore i Rilindjes…
Zullumi duket u rrit shume, qe plasi rruga.
Vetem e Majta i mbush rruget kesisoj, asnjehere e Djathta!
Qemal Stafet, Sajm e Arlind Qorret, ata dolen serish ne rruge. Per te marre PS-ne, per ta cjerre masken e Rilndjes dhe shpalljen e se Majtes Reale.
Berisha duhet te bindet qe te Majte si AI, jane jashte Kohe!
Lul Basha duhet te bej kujdes qe ta dorezoje Partine diku me djathtas, ose te bashkohet serish me Edi Ramen, nen kryesine e Monika Sihanukut! Asgje tjeter nuk i shpeton.
E djathta ende nuk ka kohe te veten. Kur te kthehen bijte nga Mergimi, atehere po.
Vetem atehere. Ata e dine se gjithcka nis e mbaron tek PUNA (pa parti pune), tek shperblimi i punes, duke paguar ne Shtet (jo ne xhep) taksat…
ajo qe nuk kuptoni ju te gjithe llumi i shoqerise shqiptare eshte se :
studentet nuk i ngriti ne demostrate sorosiani Arlind Qorri por i ngriti urrejtja ndaj bandes qe qeveris shqiperine
ndaj bandes qe mbolli shqiperine me hashash dhe tallte shqiptaret se kishte kishte shkateruar 99.99 % te siperfaqjes me hashash.
ndaj bandes qe do rilindte shqiperine por rilindi gjithe vrasesit banditet dhe hajdutet e shqiperise nga Mark Froku, te Elvis Rroshi , nga izet haxhia te ridvan bode
ndaj bandes qe e di sa shtepi pa leje kane banoret e astirit po nuk e dinte qe nje recepsionist spitali po i vidhte shqiptareve 18 milione euro.
ndaj bandes qe perballe varferise ekstreme te shqiptareve jetojne ne boten 3D te rilindjes.
ndaj bandes qe me leket e shqiptareve si henri cili benin demostrata per ritjen e taksave
ndaj bandes qe do te vjedhi 200 milione euro nga toka e teatrit.
sado qe te perpiqen rilindaso-sorosianet urrejtja e popullit eshte si lume qe keto kercujt e shtrember qe duan te nxjerin leke si arlind qorri dhe andi bushati i nxjer ne ane.
koha juaj ka mbaruar ka filluar koha qe te paguani dhe do paguani shume shtrenjte!!!!!
edhe ke edhe ske shume te drejte…..saper mjekroshin Qorri, ajo mjekra e zbulon se kush eshte vertete po kjo nuk eshte shume e rendesishme…..
–
qe te besosh se ky zhgenjim dhe urrejtje ndaj Rames do ndryshoje dhe do ti bindi shqiptaret ta rrezojne eshte nje naivitet dhe mendjelehtesi…..
–
po te mendosh dhe besosh se me ikjen e Rames do ndryshojne per me mire gjerat edhe kjo eshte mungese intelelekti…….
–
rama do fitoje perser, per fatkeq tonin,i por do humbi shume….ata qe do forcohen dhe kene fuqine pas fitores se RAMES do jene hajdaret e PD , Camet e Idrizit dhe Leshelinjte e Floririt edhe pse do humbasin perseri…
–
pra, Rama do vazhdoje te ulet ne Cadra per”bashkqeverisje”….
–
ajo qe eshte me tragjike dhe e tmerrshme eshte se Edvin Rama ja hoqi ate fije shprese qe i kishte ngelur shqiptareve per te krijuar shtet shqiptar…..
kalec dega
une nuk jam romantik
– sipas KQZ edvin kristaq rama ( organizata e rilindjes) ne 2017 fitoi 48.5 % te votave te shqiptarve ( sipas KQZ se rilindjes) . pra nese opozita do ishte e bashkuar si sot me kete sistem elektoral qe favorizon koalicionet edvini do kishte jo me shume se 67 deputete pra do ishte ne opozite. keto pa filluar skandalet nga saimir tahiri deri sot te damiani e te nikolla. humbja e rames ne zgjedhje tashme ka nje siguri matematike eshte si drita e diellit, por kjo nuk mjafton.
– nderprerja e mandatit te nje karagjozo-bandito-hajduti si rama nuk eshte se do begatoje shqiperine , nuk eshte se do zgjidhe problemet por por do jete nje hap shume i madh cilesor i shoqerise shqiptare, do jete nje tregues i madh se populli shqiptar nuk eshte bageti qe ti mund ta vjedhesh e tallesh rendshem dhe ai te rije si guak. kjo do i vleje edhe qeverise qe do pasoje sepse do e kete te qarte se nese do filloje te vjedhi dhe te sillet si rama nderpreja e mandatit eshte nje gje normale. kjo eshte rruga qe kane kaluar gjithe vendet perendimore qe jane bere shtete normale dhe ky eshte nje proces qe vazhdon dhe vazhdon edhe sot , shiko cfare ndodhi ne greqi , ne itali ne france sot. vetem nepermjet ketij procesi pastrohet klasa politike ky eshte procesi i vetem qe shoqeria te kontrolloje politiken.
pra ky eshte nje nga gjestet me te medha patriotike qe shqiptaret kane bere keta 27 vjet.
PS: sa per Arlind Qorin ai nuk eshte as islamik , as komunist as dreq e shejtan ai eshte thjesht nje kllouno legen ne duart e erion veliajt sic ishte erion veliaj klloun ne duart e rames kur drejtonte mjaftin.
Ti adi je nje funderrine qe shrkuan nga bodrumet e Berishes,je nje skllav i mberthyer me zinxhire ne nje dore dhe ne tjetren ke kompjuterin qe te besh propaganden e pronarit tend.
Per ju komentuesit e tjere qe lexoni adet dhe faren e tij qe bejne propaganden e partive kancerogjene te Shqiperise ju siguroj:
Qe Arlindi nuk eshte vegel e askujt por nje idealist i pakorruptueshem ne bindjet e veta.
Eshte ai qe ka organizuar protesten dhe qe tani hienat e politikes po mundohen t’ja marrin sepse nuk pranon qe kauza e paster studentore te ndyhet llumi kancerogjen i partive politike.
Por mos u shqetesoheni protesta nuk shuhet dhe as pervetesohet nga pronaret adave dhe jo me nga adet keta skllever mendor dhe fizike te nje politike qe e ka sjelle vendin ne piken qe eshte sot.
Ti adi je nje funderrine qe shrkuan nga bodrumet e Berishes,je nje skllav i mberthyer me zinxhire ne nje dore dhe ne tjetren ke kompjuterin qe te besh propaganden e pronarit tend.
Per ju komentuesit e tjere qe lexoni adet dhe faren e tij qe bejne propaganden e partive kancerogjene te Shqiperise ju siguroj:
Qe Arlindi nuk eshte vegel e askujt por nje idealist i pakorruptueshem ne bindjet e veta.
Eshte ai qe ka organizuar protesten dhe qe tani hienat e politikes po mundohen t’ja marrin sepse nuk pranon qe kauza e paster studentore te ndyhet nga llumi kancerogjen i partive politike.
Por mos u shqetesoni protesta nuk shuhet dhe as pervetesohet nga pronaret e adave dhe jo me nga adet keta skllever mendor dhe fizike te nje politike qe e ka sjelle vendin ne piken qe eshte sot.
Ti adi je shembulli tipik i militantit qorr. Debil derdimen.
Adi! si ke nerva te shkruash budallalleqe
Keto qe shkruan sti lexon njeri, maksimumi rreshti I pare. Perpiqu me pak.
Eh mor cun sa pak e njifke boten.
Respekte per energjine dhe deshiren per te nderruar boten.
Meqe qenke majtist i thekur, meso nga historia qe e majta eshte e paster ne opozite, por kalbet shpejt dhe thellesisht kur bie ne pushtet. E djathta eshte e kalbur qe kur ka lindur, por ka talent ta mbaje ne kontroll nivelin e kalbesise se saj.
Politika rreh si zemra, gjaku del i paster nga krahu i majte dhe rruges behet pis dhe perfundon ne te djathte, pastaj niset nga e djathta ne te majte qe te pastrohet dhe gjithcka riperseritet.
Sa me shume majtas-djathtas, djathtas-majtas te qarkulloje gjaku aq me i shendetshem eshte trupi. Por cilesia e gjakut mbetet njelloj, dhe varet kryesisht nga ADN njeriut, kurse cilesia e qeverive varet nga ADN e nje populli, dmth kultura.
Nuk u ngopet shqiptari me revolucione! Ne njeren dore kazmen e ne tjetren pushken: “vra” e prish. Prandaj nuk behet Shqiperia.
Le te dali ai Arlind Qorri e te formoje parti politike me program bindes. Po fitoi zgjedhjet, hallall!
Nga rruga nuk rrezohet qeveria. Se pastaj nuk ka nevoje me per zgjedhje: dil ne rruge, ler kazmen e merr pushken. Pushken mbaje fort ama se ne rruge ka te tjere me pushke qe duan te te rrezojne. A nuk ka qene keshtu Shqiperia qe nga 1912?
Po nuk u forcua sistemi gjyqsor, nuk rregullohet ai vend.
Merruni me revolucione e harrojeni vetingun. Harroni edhe fqinjet e dashur.
— Thone se se ky fare petagogu [QORRI] , i ndjekur nga nje fare petagogu tjeter [RRUMBULLAKU] , me origjine thone jane nga e njejta krahine.
— Thone , se ajo krahine [zone] ka kohe qe i eshte neneshtruar perpunimit te heshtur te neo[monarko] -fashisteve grek./.
— Thone….Thone…. se kjo levizjje , … mbas disa lekundjeve e kercimeve ”pindarike” ne finale do kete ne udheqie ”Katalizatorin” RAMA i pasuar nga LUBONJA, SPARTAKU[ngjelaajve] si dhe ne mungese te AZEMIT [rudinen ] , pra katershen qe ne fillim vitet 90 mendonte te krijonte nje parti ……. …………….Thone se kjo do te realizohet mbasi RAMA te caje [shpartalloje ] PS dhe elektoratin e saj. Keshtu , ..se bashku me ndjekesit e tij ” moderrnisto-bashkohore” ne PS, PD dhe PARTIICKAT SATELITE , duke perdorur si koperture ” idealizmin ” e STUDENTEVE, QORRAVE E RRUMBULLAKEVE te pa bosht e ideal , do te shpartallojne tere elektoratin e tej -rrudhur shqiptar, duke e shperbere edhe me tej , deri ne qelize elektoratin e Shqiperis , e asaj ”SHQIPERIE QE DUAM[N]” qarqet e caktuara anti -shiptare …………….
Thone, thone, thone, si puna e spiunave te sigurimit. A ke ndonje fakt or byrazer, se me keto thone thone kemi Shkerdhato-qytetarin digital, s kemi nevoje per ty. Eshte mbushur tregu me sigurimsa.
Aman se na vdiqet me fjalen PETAGOG.. shkruhet pedagog..
Arlindi me nje sy kryeminister ajo vajza e salces nga Fieri, Ruka ministre arsimi, megjithese ishte nje cope idiote e keshtu me radhe. Ne krye te partive, si motra Agimi Arte, pastaj studentet te kthyer ne kriminela dhe vendi ne terror. Nuk i mjaftuan keto 28 vjet. Ky eshte rehati qe ka ky vend.
po kush e rru karin per arlind qorrincaman klyshin e rames qe sot ate morracak e kan perzen nga protesta
keta studenta me keto kerkesa boshe jane rugace duan rumpalle nuk mesojne dhe neser behen doktore me provime te ngelura, keta vene ne diskoteka te gjithe me ajfone benin foto ne proteste ku i gjeten leket keta pse ngrihen ne protesta , Kush eshte dora qe fshihet Monika Luli Saliu Abdi Bushati, keta duhen ti rahesh dhe ky Qori u qerofte nje pordhac kjo proteste duhet abandonuar se eshte shkateruse per brezin e ri cfar presni o budallenj te digjni te shkateroni apo te vrisni dhe te beni lapidare.Mbylleni protesten paraqitne kerkesat dhe ulni koken se prandaj keni shkuar ne universitet justifikoni veten perballe qeverise .Kjo proteste eshte Babale 6 ,o student mos bini pre e politikes , kryeni detyrat tuaja , nena dhe babai u kane derguar ne shkolle dhe per protesta Qorit mos i veni pas se ai ka interesat e ti ai e ka ne terezi ,juve mos braktizmi mesimin ,por me culture europjane paraqisni kerkasat tuaja qe tu degjohet zeri .Rrofte rinia shqiptare e ardhjma e Shqipirise.
ishalla o zot del nai levizje qe ti zhduki nje here e pergjithmone 3 plehrat e shqiperise PD PS LSI
arlind qorri eshte cun flori dhe petagog shume i mire arlindi eshte djale i lexuar dhe monika rrospije dhe lul hajduti nuk e ben dot sherbetor.sa per qeverine e edi rames dhe edi ramen e ka share sa eshte lodhur ne ekrane.
arlind qorri eshte cun flori dhe petagog shume i mire arlindi eshte djale i lexuar dhe monika rrospije dhe lul hajduti nuk e ben dot sherbetor.sa per qeverine e edi rames dhe edi ramen e ka share sa eshte lodhur ne ekrane.
Ndalova leximin e këtij artikulli që kur pash fjalën “petagog”. Po si more nuk e mësuat njëherë shqipen ta shkruani ne rregull? Edhe pedagog e jo petagog. O analfabete kazaniste!
Ndalova leximin e këtij artikulli që kur pash fjalën “petagog”. Po si more nuk e mësuat njëherë shqipen ta shkruani ne rregull? Edhe pedagog e jo petagog. O analfabete kazaniste!!
Une mendoj se kjo levizja e studenteve eshte pune e mireorganizuar nga sigurimi i shtetit,vetm sigurimi shtetit mund te organizoje studentet,midis tyre ka shume punonjes te sigurimit te shtetit te infiltruar,te cilet jane studente antare te sigurimit te shtetit te paguar nga sigurimi i shtetit.
..politika eshte bere si uji i kenetes…dhe sapo uji i rrjedhshem futet ne kenete..”kenetaret” bertasin :*ky uje buron nga ne edhe eshte me i qelbur se ne..!!