Mungesa e komunikimit mes studentëve dhe qeverisë, sipas deputetit të Partisë Socialiste, Besnik Bare është e ndikuar nga një instrumentalizim politik.
Deklaratat e deputetit Bare, u bënë në studion televizive të “Ora News”, e cilësoi protestën e studentëve si të shëndetshme për shoqërinë shqiptare, duke i këshilluar këta të fundit që të mos e kompromentojnë lëvizjen e tyre.
“Unë do të doja të kanalizoheshin vetëm tek protesta e studentëve, sepse nëse e lidhim me protesta të tjera, të bën të mendosh se këtu ka një dirigjent politik që i sinkronizon këto dhe nuk është në favorin e studentëve. Unë e konsideroj protestën e studentëve një faktor pozitiv për shëndetin e shoqërisë shqiptare, pavarësisht se jemi ose jo dakord me të gjitha kërkesat e tyre.
Për studentët kam këshillë që të mos e komprometojnë lëvizjen e tyre. Të thuash që unë e dua shkollën si gjithë Europa nuk mjafton të veshësh kostumin e kësaj kërkese. Ne duhet të shikojmë thelbin. Në një shkollë që futen 100 dhe dalin 110 nuk është shkollë. Në shkollat çeke që nuk ka tarifë për të studiues futen 140 studentë dhe dalin 43”, – u shpreh ai.
Për të theksuar rëndësinë e një dialogu për zgjidhjen e probleme të ngritura nga ana e studentëve, deputeti i PS solli si shembull rastin e Palestinës dhe Izraelit, të cilët kanë probleme të mëdha mes tyre, por që prapë ulen në bisedime për të sheshuar mosmarrëveshjet.
“Mua më bëri përshtypje një fakt; ndërkohë që palestinezët dhe izraelitët që kanë probleme tejet të rëndësishme pranojnë të ulen dhe të dialogojnë. Bëhet fjalë gjithnjë e më shumë që Beogradi dhe Prishtina të ulen dhe të negociojnë. Karakteri ultimativ i kërkesave për mua tregon qartë që aty ka një faktor politik brenda që përpiqet t’i imponohet studentëve për të mos lejuar komunikimin”, – përfundoi Bare.
Ore trap zalli, mund te dialogohet per ceshtje qe trondisin themelet e stabilitetit te nje vendi apo rajoni por jo per ceshtje ngrohje, ushqimi, kushtesh elemmentare jetese e studimi, mundesish financiare etj. Keto jane kerkesa qe Rama dhe qeveria i zgjidh per 1 ore me nje te rene te lapsit. Jane kerkesa elementare ekonomike dhe kushtesh jetese e studimi, nuk po kerkojne t’ju paguaje qeveria harvardin apo oxfordin. Rama te thote dakort me kerkesat, ja ku eshte deklarata ime e firmosur qe pranoj kerkesat dhe qe marr persiper ti plotesoj, te firmosin edhe studentet dhe pastaj te ulen per modalitetet e zbatimi dhe plotesimit te kerkesave. Por Rama duhet qe me leter te firmosur ne dore te shkoje e te takoje studentet dhe pike. Ajo qe po kerkon Rama nga studentet tani eshte per ti dhene vetes mundesi te beje nje show nga ato qe ka zakon ai.
Ore trap zalli, mund te dialogohet per ceshtje qe trondisin themelet e stabilitetit te nje vendi apo rajoni por jo per ceshtje ngrohje, ushqimi, kushtesh elemmentare jetese e studimi, mundesish financiare etj. Keto jane kerkesa qe Rama dhe qeveria i zgjidh per 1 ore me nje te rene te lapsit. Jane kerkesa elementare ekonomike dhe kushtesh jetese e studimi, nuk po kerkojne t’ju paguaje qeveria harvardin apo oxfordin. Rama te thote dakort me kerkesat, ja ku eshte deklarata ime e firmosur qe pranoj kerkesat dhe qe marr persiper ti plotesoj, te firmosin edhe studentet dhe pastaj te ulen per modalitetet e zbatimi dhe plotesimit te kerkesave. Por Rama duhet qe me leter te firmosur ne dore te shkoje e te takoje studentet dhe pike. Ajo qe po kerkon Rama nga studentet tani eshte per ti dhene vetes mundesi te beje nje show nga ato qe ka zakon ai..
Don’t sit back e don’t relaks…
Une e pershendes protesten e studenteve,si shenje gjallerimi te shoqerise tone per mospajtim me te keqen,per te kundershtuar padrejtesine,vjedhjen,korrupsionin etj,ne cdo qelize te shtetit.Por,verejtja ime,eshte ne menyren se si duhet zgjidhur kerkesat.Mendoj se duhet dialoguar me institucionet te cilet kane ne dore menyren e zgjidhjes te tyre dhe aty duhet qendruar fort per realizimin e te gjithe kerkesave,per te cilat nga dialogu del se jane mundesite e zgjidhjes te menjehereshme e per te tjerat te hartohet nje grafik e te ndiqet hap has hapi realizimi I tyre…
Pervec sa me siper:
Si mendon ti se,problemi i vetem per studentet jane kushtet e banimit,trajtimit ushqimor dhe tarifat?
Sikur te isha kryeminister,sot do te deklaroja zgjidhjen 100 perqind te ketuuyre kerkesave.
Por a u zgjidh problemi i cilesise te diplomave,i cilesise te njohurive qe marrin sot studentet,i cilesise te pedagogeve apo profesoratit ne pergjithesi ne universitete publike,i korrupsionit galopant ne dhenien e provimeve jo me aftesi por me pare,i menyres te administrimit te universiteteve,te fondeve ne dispozicion te tyre,etj si keto?
A duhen ndare keto dhe te presim nje proteste tjeter mbas disa vjetesh?
Per me shume,a e merritojne kaq shume student vazhdimin e studimeve te cilet edhe shkollen e mesme per te mos thene dhe 9 vjecaren e kane marre me paret e prinderve?A nuk duhet diskutuar dhe kljo ceshtje?
Ne fund te fundit,mos jemi gje ne socializem e te mos paguajne tarifa si ekselentet dhe mbetesit,si femijet e shtreses mesatare dhe te larte me ate te shkelqyerin por fukara?
Dhe se fundi,sikur te isha une si EDi Rama,i cili ka gjynahet e tij ne qeverisje,do te jepja doreheqjne nga qeverisja jo si person,por si maxhorance,duke ja dorezuar opozites qeverisjen me kushtin e zgjidhjes menjeherew qe diten e pare te paraqitjes te programit te saj ne parlament…
Eshte kollaj te protestosh,por eshte shume e veshtire te kerkosh zgjidhje ultimative,te paariteshme,jo brenda nje viti,por as per disa vite me rradhe,sepse keto jane mundesite ekonomike te Shqiperise…
Problemet jane te mprehta,shume prej tyre jane te arriteshme dhe kryeministri premtoj disa prej tyre.Por per ato problemet e tjera qe nuk jane parashtruar ne proteste,por qe per mua qe kam qene dikur student ne kushte shume me te keqija se keto sot,njohurite dhe cilesia e prodhimit qe japin universitetet eshte kryesorja….
Kete e vertetoj me lenien rrugeve te “dipllomuarve” prej universiteteve,jo vetem prej bizneseve,te cilet nuk duan dipllomen,por duan nje specialist te kompletuar,por nuk I do populli as ne institucionet e ndryshme shteterore,sepse jane ne nivelin 7 here 7 bejne 42…
Nivel mendor shume i ulet per nje deputet. Flet si nje fshatar i padale, kur nis djalin ne shkolle. Na tregon se si ne shkollat falas, nga 140 nxenes dipllomohen 40. Ku eshte qellimi I kesaj statistike? U thote studenteve qe ju vertet paguani por dhe dipllomoheni! E thene me ndryshe u thote ju beni sikur paguani dhe ne bejme sikur ju japim njohuri! Me demek karagjosllek alla shqiptarce ku nuk ka pse te merzitemi. Kulmin e arrin kur krahason studentet me Serbet apo me Palestizezet. Po llogjike a ke ti deputet? Si mund te krahasosh armiqte per vdekje me dashurine qe duhet te mbreterojrn ne nje familje familje? valle mendon qe Qeveria dhe studentet nuk jane familje por armiqe? Ti je nje nga shkaqet qe Edi eshte vonuar kaqe shume ne reforma dhe tani po paguan haracin e idjotizmave te veta dhe shokeve te tu me shoke. Komike deri ne dhimbje!
Dhe çfar kan arritur me bisedime Izraeli me Palestinen dhe Kosova me Serbine?-perveçse eshte fituar koh nga te fortet,
duke demoralizuar akoma me shume te dobetit!Edhe Erion Veliaj ftoi aktoret per bisedime,por filmoi ne pabesi aktorin
Neritan Liçaj,dhe pabesine e perdori si argument per te denigruar çeshtjen e aktoreve dhe Z,Liçaj ,duke filluar me akuza
dhe duke interpretuar ndryshe bisedimet,sikur aktoret ishin per shembjen e Teatrit.Kur me aktoret vepruan keshtu,po
me studentet pa pervoje jete,çfar mund te bejn?Kur bisedon Rama dhe Veliaj,nuk i pergjigjen kurre pyetjeve,dhe flasin
gati 99% te kohes,1% te gjith gazetaret marre sebashku!Ne fund te Korrikut,Veliaj ka deklaruar disa here qe per 40 dit(ne
fillim te Shtatorit) Teatri do te prishet.Por kan kaluar 150 dit dhe Teatri eshte ne kembe!!!Nje dialog pa parakushte te
noterizuara jan mashtrim,Rama dhe Veliaj e kan treguar shpesh kete,prandaj duhet te zhduken nga politika,sepse ata
jan e keqja me e madhe e Shqiperise.Ore,çfar u be me “Çeshtjen Xhafa”?-apo vari lesht,te shkuara te harruara!
Rama e ka vendin ne burg,per korrupsion,mashtrim dhe per ndikim,duke favorizuar te inkriminuarit.