Sali Berisha në sulm: Protestë e Xanun...

10 Dhjetor 2018, 17:19Politika TEMA

Sali Berisha ka zënë pusinë. Ai do të grabisë karvanin e protestuesve duke bërë atë rol që e nisi në vitin 1991.

I pamësuar që loja politike të dalë përtej gardhit PS-PD, pra përtej tij dhe një tjetri përballë, Sali Berisha po rend sot drejt turpit të prishjes së një proteste të cilën ai duhet ta përshëndeste në mënyrë të sinqertë, pavarësisht se nëse brenda saj ka përzierje ideologjish.

Ai qëndron sot në ballë të përpjekjeve për të kapitalizuar një energji që nuk e krijoi dot kurrë në 5 vitet e fundit, ndonëse përballë ka atë që e quan Kallam Dështaku.

Ndodhi kjo për hallet e veta që dihen botërisht, por edhe sepse në karrigen që dikur mbante vetë la Lulin, apo Gonxhe Kërcellin e politikës.

Ja ku jemi sot dhe fryma e protestës tejkalon përmbajtjen.

Ajo është kundër Sali Berishës, kundër Edi Ramës po e po, kundër Ilir Metës.

Dhe në fakt le ta pranojmë: ajo nuk ka gjë fare me Lulin, me Gonxhe Kërcellin, sepse ai nuk është.

Sot z. Berisha ka provokuar me një gjetje origjinale.

Ai ka publikuar një foto-pankartë nga protesta, që ngjan si tapi legalizimi nga ato që ndjekin parimin e ligjit nr.7501.

Një pankartë me një shqipe dialektore, që nuk shkon shumë me një protestë studentësh, me një shqipe zhargoni politik që në fjalinë e parë ka nëntekstin e “protestës së xanun”, kurse në fjalitë përmbyllëse ka mesazhin politik që me gjasë nesër do të katalizohet te greva e urisë.

Është një shqipe që lokalizohet për qëllime politike, jo për shkak padijeje.

Por ndoshta e kemi edhe gabim.

Ndoshta z. Berisha ka urdhëruar Flamur Nokën të shkruajë pankartën dhe mandej e nxjerr si etiketën përfaqësuese të protestës, për turpin e tij që sot luan një rol që nuk e loz dot.

Atë të atij që nuk kupton.

Sepse ne e dimë: roli i atij që nuk kupton vetëm Sali Berishës nuk i shkon.

Një pedagog që dikur siç kemi mësuar ndihmoi studentët e ’90-ës meqenëse siç tha “ata nuk merreshin vesh”, kurse sot po udhëzon të vetët sesi ta orientojnë një protestë duhet të afrohet me politikën kur ta kërkojnë studentët.(Respublica)

6 komente në “Sali Berisha në sulm: Protestë e Xanun…”

  1. 1 says:

    Kush e ka pranuar ne universitet kete parrulla shkruesin. Ky nuk di te shkruaj shqip.

  2. vezhguesi says:

    Vdekje Salies Liri Popullit!

  3. Rri e shtrembt e fol drejte says:

    Parrulla shkruar nga dore maloka ” Edi Rams” keta jane analfabete !! e duan Universitet falas ca injorante . Te ulin kurrizin e te punojn e dy pune e te shkojne ne Universitet. Ska qyl ky eshte kapitalizmi.

  4. Boston says:

    Hhahahahahahah…e madhe fare kjo parrulla e ketij cecos..Hhahahahahahah ky s’di as te shkruaj..Hhahahahahahah…hahahahahhhhhaaahah…hahaaaaahha do jete me siguri tek grupi I ngelsave…Hhahahahahahah…i modh je vallaj…ta bofte perendia hallall…hahahahahahahahajahajaha..une them qe Edi rrocka te plotesoje tre kerkesa per keto studentet…
    1. Te heqe tarifat per motelet qe mos te lene lesht ne motels.
    2. Motelet te mos kene tarifa as diten as naten.
    3.Kafet te jene te perfshira ne tarifen e motelit.

  5. * says:

    Po i afrohet ! Kerkon rruge shpetimi .Te jap llogari per cfar ka rrembyer gjithe keto vite.
    Studentet te kerkojne te drejtat e tyre.
    Large politika e mbrapshte qe e la kete vend ne skamje dhe mjerim.Sala ska moral .Vetem sbkaterroj kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje