Protestë në Shkodër, Lezhë e Kavajë, reagon Rama: Punonjësit e bashkive të tyre protestojnë si fermerë, si shoferë dhe si francezë

10 Dhjetor 2018, 16:58Politika TEMA

Përveç protestës së studentëve para ministrisë së Arsimit në protestë janë ngritur dhe qytetarë në Kavajë, Shkodër dhe Lezhë. 

Të veshur me jelekë të verdhë ata kanë bllokuar rrugët e qyteteve të tyre në shenjë proteste për të ulur çmimin e naftës. 

Por pas protestave të tyre ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama. 

Shefi i qeverisë ironizon dukë thënë se punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. 

Ndërkohë teksa ndalet tek protesta e studentëve, kreu i qeverisë shton se të rinjtë nuk duhet të ‘përdoren si qendër graviteti e revolucionit’ nga Kryemadhi dhe Basha. 

“Interesant?

Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë?

Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës

Jo politikë??”, shkruan Rama në twitter. (TemA) 

4 komente në “Protestë në Shkodër, Lezhë e Kavajë, reagon Rama: Punonjësit e bashkive të tyre protestojnë si fermerë, si shoferë dhe si francezë”

  1. Bardhyli says:

    Ore si nuk marrin vesht k’to te qeverise se k’to organizatoret e “protestave te studenteve” i jane ofruar qindra mira euro nga PD e LSI dhe ato i kane pranuar. Kemi te bejm me nje organizim politiko korruptive dhe jo levizje studentore. Hapni syte se kjo eshte e organizuar nga Greqia/LSI kembe e krye.

  2. Jani says:

    Varu karet ketyre. Shiko punen leri te therrasin plerat e rena nga karrigia. Keshtu ndodh kur nuk i fut nd burg hajdutet.

  3. Lani says:

    Ja ku doli dhe koka e protestes?

  4. BALLI KOMBETAR says:

    IK O KOMUNIST I QELBUR ,,,,,HAJDUT I ARKES TE SHTETIT,,,TI DO VARUR NE LITAR BASHKE ME SALEN…//

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje