Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje student që të ulën për dialog që në mënyrë të tillë të zgjdhen kërkesat e tyre.
Gjatë kjomunikimit Live në facebook Rama u tha studentëve se ai është aleati i tyre dhe se ata nuk duhet që të shkojnë pas Lulit, Monikës dhe Saliut.
“Eksperienca demokratike njeh pengmarrje nga grupe terroriste, kur qeveria nuk pranon të dialogojë.
Edhe rastin në fundit në Francë, që dalin në mëngjes dhe thonë të djegim fshatin dhe pastaj të dalim në mbrëmje të krihemi në pasqyrën mediatike në darkë. Nuk doni të dialogoni, është e drejtat juaj, rrini atje dhe mos ndaloni të protestoni. Por mos mendoni se kërkesat që ka secili në kokë dhe ti nxjerrim kërkesat nga kokat tuaja.
Kam dëgjuar dhe disa profesorë që nuk duan dialogë, këta që janë pjesë e problemit thonë që unë jam për të qeverisur, për të plotësuar kërkesat. Unë nuk hy tek ata kryeministra që të mendojë se jam më i zgjuar nga të gjithë, Por mendojë se mund ta bëj këtë punë shumë i mirë
Kam bredhur në çdo cep të Shqipërisë jam futur në çdo vrimë të Shqipërisë. Kjo ka ardhur për të ndjerë dhimbjen e një nënë që ka humbur burrin dhe ka tre fëmijë që i ka të shkëlqyer në shkollë.
Unë dua të them, cila kërkesa, tarifat pa tjetër i diskutojmë, dhe unë mbështes absolutisht arsyetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndjej dhimbjen e atyre studentëve, që kanë nevojë për shumë mbështetje.
Por të jemi të qartë nuk i vendosim ne, por universiteti ne kemi vendosur vetëm tavanin. Por si bëhet kjo? Pa dialog? Vetëm me komunikim telegrafik me njëri-tjetrin?
Pse kush jam unë që zoti, që ju bëni kërkesa dhe unë i zgjidh nga lart? Jo unë mund të bëj zgjidhjet nga dialogu.
Mos shkoni pas Lulit, Monikës dhe Saliut. Ata duan që ju të bëni vezën e kuqe për ta
Është e vërtetë kjo gjë apo jo, të marri megafonin dhe të thotë që është e vërtetë apo nuk është e vërtetë. Unë e them këtë se jeni aleatët i mi, dhe unë jam aleati juaj, nuk jeni aleati i i Lulit e Monës, e as i komshiut.
Shko tek varri i Qemal Stafës, futur tek bodrumi i Monikës, ik tek bahçja e Lulit, lërini ata se ata kanë punën e tyre kanë tjetër drejtim..”- tha Rama. (TemA)
Zoti nuk je por mos perfito qe opozita eshte katastrofe….ndrysho menyren e administrimit te vendit.Vendos njerexit me pervoje ne drejtim…jo cupelina e cupelusha me llak…I ke katandisur institucionet me 23 vjecare.Nese po shtohen ankesat te duhen me shume leke ne arken e shtetit por ato administrata nuk i ke kerkund…ishin mr mire ne kohen e Sali qoftelargut..ca gjera i dinte me mire ai…