Zeja e re e PD-së dhe LSI-së: Prish ose vidh protesta

10 Dhjetor 2018, 09:28Politika TEMA

Protesta e djeshme e studentëve përballë godinës së Ministrisë së Arsimit ka verifikuar hapur përpjekjen e partive politike për t’u infiltruar dhe rrëmbyer drejtimin e saj.

Me bilbila dhe duke organizuar kore thirrjesh paralele, të rinj të PD-së dhe LSI-së, siç identifikohen si të tillë nga disa prej studentëve, po përpiqen të prishin një frymë e cila as po i konsideron se ekzistojnë.

Incidenti me përfaqësuesin e Organizatës Politike, Jani Marka ishte një ndër to.

Duhet thënë se OP ka meritat e veta për protestën, pasi ka qenë prezente ndër vite me çështjen e universitetit.

Por ajo që ndodh sot është se opozita e nekrotizuar e Sali Berishës dhe Ilir Metës po përpiqen të dalin në shesh të udhëhequr nga antimarksizmi dhe antibolshevizmi, meqenëse OP-ja përbën rrezik.

Hajdutët e çdo gjëje në këtë vend po i ndihmojnë edhe kryeministrit që rri e pret sesi protesta do të degjenerojë në foltore të Klevis Balliut dhe Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit për të nisur pastaj avazin, shkruan Respublica.

Të cilët në llojin e tyre janë anarkistë dhe banditë pse për ta asgjë nuk duhet të ketë siguri në këtë vend. Opozita ka nisur të tjerrë edhe një tjetër teori: protestën e organizon në një pjesë Erion Veliaj për interesa të vetat. Me siguri këta të PD-së dhe LSI-së duhet të dinë ndonjë gjë, sepse kafe me Erion Veliajn ata pijnë rregullisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje