Replika e Ramës: Studentë, mos i thoni "JO" dialogut me urdhër partie!

9 Dhjetor 2018, 20:58Politika TEMA

Pas thirrjes publike për dialog, Rama i është përgjigjur studentëve që kanë shkruar në llogarinë e tij në Facebook.

Teksa një qytetare i studente i shkruajti se nuk pranojnë dialogje dhe as negociata, shefi i qeverisë shprehet se studentët që s’duan të përballen me argumenta e të debatojnë për qëllimet e protestës së tyre si mund të presin zgjidhje.

Përgjigja e plotë:

“Dea Guri mos u shqetesoni, ne s’njollosim asgje, perkundrazi, kur te me gjesh ne historine e pas vitit ’90 nje qeveri tjeter qe i ka trajtuar me kaq respekt te rinjte protestues, me shume se njehere, atehere dakord, flasim edhe per njolla. Por ama ju pate, shohim edhe ne, ju degjuat, degjojme edhe ne, ju keni te drejte te na thoni boll neve, po kemi edhe ne te drejte t’u themi boll atyre qe bejne telefonin e prishur me urdher nga partite, kunder Dialogut.

Kjo s’do te thote qe ju personalisht jeni nje nder ta apo se te gjithe jane si ata, jo fare nuk ju akuzon askush per kete, por ama nga ana tjeter, ju s’keni asnje lloj te drejte te na akuzoni ne, mu ashtu sic eshte ne stilin me te shemtuar te politikaneve nga te cilet pretendoni se jeni larg, shume larg – e me te vertete mund te jeni shume larg, po ne gjuhen qe perdorni ketu jeni aq afer, oh sa afer.

Edhe dicka: Une nuk kam interesa te tjera pervec atyre qe perfaqesoj e mbroj boterisht, doni ju s’doni ju dhe pavaresisht se c’mund te mendoni e degjoni a thoni ju, apo edhe e tere bota po te mblidhet bashke! Dhe une nuk tallem me dialogje fejzbuku, sic shkruani ju, qe e keni fort te lehte mesa shoh te beni te ofenduaren qe ofendon, po perkundrazi, jam ne kerkim te pales perballe per te folur per ceshtjet.

Nje gje duhet ta dini ju, ne historine e protestave studentore ne bote, kjo eshte e para ku studenteve u thuhet qe diten e pare hajdeni te flasim dhe studentet rrine kater dite ne rruge duke bertitur s’duam te flasim/ A nuk vjen pak ere jo fort te mire ky refuzim per te folur?! Studente qe s’duan te flasin per ate qe kerkojne?! Studente qe s’duan te perballen me argumenta e te debatojne per qellimet e protestes se tyre dhe mekanizmat e realizimit te qellimeve?! Boh! Kjo eshte e padegjuar dhe me falni, po jo vetem Erion Braçja (qe eshte edhe nje majtist i paepur pervec te tjerash, e qe ma ha shpirtin ne nje ore per interesat tuaja, me shume se sa ju te gjithe ne kater dite) ka te drejte ne ato qe thote, po une besoj se gjithnje e me shume njerez te arsyeshem, po i’a bejne vetes pyetjen:

Ku e kane hallin keta qe s’duan Dialog? Çudi eee? E pra jo, mua s’me vjen çudi, sepse Erioni ka te drejte ne ato qe thote dhe ka thene shume me pak nga ato qe ai, une e shume te tjere dime tanime, per xhagajduret qe e kane marre ne kontroll protesten, duke bllokuar me megafon komunikimin? S’ka problem, protesta eshte ajo qe nisi spontanisht dhe jane ata qe e mbeshtesin per qellimet qe po thuhen, jo per qellimet qe ende s’jane thene, por do thuhen pak e nga pak. Ne na intereson shume pjesa e pare, ku uroj te beni pjese edhe ju vete, ndersa me kete tjetren jemi mesuar. Çfare i mbetet Dialogut? Sikur edhe kaq sa pe e lexove ne postimet e mia te kishe ndjekur me vemendje, do dilnin e tepronin per Dialogun. Po nejse, neser ne fejzbuk ju do me ndiqni.

Ky koment eshte vecanerisht i gjate, sepse s’eshte vetem per Dean, po per te gjithe qe jane sic ajo thote se eshte.

4 komente në “Replika e Ramës: Studentë, mos i thoni “JO” dialogut me urdhër partie!”

  1. Shqiperia says:

    Saliu skizofren ti je psikopat dhe likja hajdut shporruni te tre se e shkatrruat shqiprine mut shurre kake jeni njesoj

  2. Adi says:

    Ke kap fundin kur citon Erjonin si argument! Studentet nuk kane si dialogojne me ju sepse ju nuk jene qeveri. Edhe fakti qe i ftoni te “dialogojne” qe diten e pare pa ditur ende ca duan, tregon qe nuk e keni seriozisht. Ju jeni nje bande qe grabit dhe ben sikur lufton me ca banda te tjera ne opozite! Ju beni sikur jeni qeveri para kamerave dhe ne fejsbuk, po ne fakt jeni nje tufe hadutesh, te paaftesh, arrogantesh te pafytyre dhe frikacake. Tani thjesht keni frike se mos ju del situata nga duart dhe ngaqe ti nuk di si t’i qetesish apo shtypesh protestat ne fejsbuk, se ti qeverisjen e njehson me fejsbukun, nderkohe qe pjesa tjeter eshte vjedhje e pafytyre me tendera dhe ppp. Ne kete drejtim banda jote ia ka kalu edhe atyre te meparshmeve

  3. era! says:

    E mira nuk ka fund por ne kete derexhe ku eshte katandisur vendi duhet te zgjedhim te keqen me te vogel ne mes gjithe atyre halleve qe na kane mbuluar.Do ta kerkojme Edin o milet (gjersa te dal nje Enver tjeter)Ndaj mos e kruani me sqepar prapanicen shume se do ju gjakoset pastaj

  4. blerim says:

    Ky thote “dialog”. Dialog per Ramen do te thote hajde te genjejme se bashku.
    Dihet qe fiton Rama. Ku ka genjeshtar me te madh se ai.

    Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje