"Të gjithë duan ta mbysin me mënyrën e tyre"

9 Dhjetor 2018, 14:49Politika TEMA

Nga Astrit Patozi 

Nëse një i djathtë sot duhet të ishte vërtetë i shqetësuar politikisht, e vetmja gjë në botë që do ta linte indiferent do të kishte qenë Lëvizja e Arlind Qorrit, e cila po hiperbolizohet dhe po trajtohet si kërcënim i madh kombëtar. Edhe sikur ajo të kishte realisht atë peshë, që po tregohet përmes reagimesh të mllefosura apo legjendash të pabesueshme mediatike apo përsiatjesh folklorike të filozofëve popullorë në rrjetet sociale.

Sepse në një vend të lirë nuk mund t’i mohohen askujt bindjet politike, po ashtu edhe potagonizmi dhe kjo është një temë e ezauruar tashmë që në 1990-ën.

Sepse të gjithë ne kemi parë dhe dëgjuar për komunistë, që jo vetëm e kanë rrahur, por edhe e kanë vrarë tjetrin, vetëm se ka qenë demokrat, por ende nuk ka ndodhur që një demokrat mos pranojë e, aq më pak të dhunojë tjetrin, pse ai është komunist.

Por besoj se një i djathtë ka një arsye shumë të fortë për t’u ndjerë keq në këto momente. Sepse Shqipëria sot gjendet në darën e tre forcave politike, dy prej të cilave janë të majta, ndërsa partinë e Lulit, duke e marrë me të mirë, po e konsiderojmë pa identitet.

Ky është në fakt problemi real, i cili ka krijuar një vakuum të madh social në Shqipëri, sepse përfaqësimi politik është zhbalancuar frikshëm. Ekuilibrat morën një goditje rrënuese pas marrëveshjes së 17-18 majit të vitit të shkuar, duke e futur në një krizë të fortë të djathtën kryesisht për shkak të kompromentimit dhe paaftësisë së Lulzim Bashës.

Kjo gjendje gati e pashpresë është një kushtrim i fortë që e djathta ka nevojë të ngutshme të riformatohet. Por rifaktorizimin e saj nuk e pengojnë as marksistët e Arlindit e as Qorra të tjerë që mund të dalin nga e majta, sepse nuk ka sens. Politika është një sport dinamik, ku askush nuk e ka të sigurt një vend në fushë dhe ku askush nuk mund t’i zërë vendin tjetrit, sepse ka mbërritur përpara.

Aq më tepër po të mendosh se çdo gjë e re që mund të krijohet majtas mund ta dobësonte Partinë Socialiste, pse jo edhe LSI-në. Sepse, sado që diferencat ideologjike mes partive kryesore, sa vijnë e bëhen më konvencionale, sërish mbetet një shtrat i qëndrueshëm natyral votash që ndan të majtët dhe të djathtët në Shqipëri.

Ajo që lexoj unë deri tani është se të treja partitë, që kanë marrë peng Shqipërinë, janë të nervozuar nga protesta dhe po kërkojnë që ta mbysin atë. Secili në mënyrën e vet, dikush duke e përbaltur, dikush duke e përçarë, ndërsa dikush tjetër, duke bërë sikur po e përqafon, por duke i shtrënguar fort qafën.

Edi Rama, i cili i ka mbushur poturet nga masiviteti dhe nga vendosmëria e studentëve, kërkon që ta shuajë atë si vatër zjarri që mund të përshkallëzohet dhe të marrë përmasa të paparashikuara në të ardhmen. Dhe ngjan të jetë më i priruri për t’i dërguar në shtëpi studentët një orë e më parë.

Lulzim Basha duket i nervozuar nga refuzimi i qartë i protestës për opozitën dhe po mendon me siguri që një “gjellë që nuk është për mua, i raftë miu brenda”. Dhe nuk ka faj, sepse mund të jetë rast unikal në botë që njerëzit e revoltuar me qeverinë nuk pranojnë mbështetjen e opozitës. Por kjo nuk është rastësi.

Sepse Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellur vetë në gjithë këto vite, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë që kjo ditë të vinte.
Ndërsa LSI, e cila është përfituesja më e madhe e këtij sistemi politik, që në fakt u ngrit me qëllimin për ta asgjësuar atë vetë, me sa duket po druhet që protesta mund të derivojë në një lëvizje antiestablishmet, e cila do t’ia prishte asaj edhe qetësinë edhe planet për të ardhmen.

Ky është me sa duket është meraku kryesor që kanë të trija partitë e statukuosë, dhe kjo është arsyeja pse protesta ka sot tre armiq të fortë dhe të identifikuar qartësisht.

Ndaj edhe protesta e studentëve më ngjan sot aq shumë me betejën e Davidit me Goliatin.

9 komente në ““Të gjithë duan ta mbysin me mënyrën e tyre””

  1. loni says:

    o astrit palloshi,nuk vlejne me mendimet e tuaja,je nje ish politikan i deshtuar,dhe per kete deshtim nuk te takon te japesh asnje pergjigje apo te analizosh cdo gje politike qe ndodhe ne shqiperi,thjesht je nje plere e kohes se kaluar,te vetme gje qe duhet te sqarosh eshte pse e ke ate koken cepa cepa dhe pse ajo buce plake qe te podhi te beri aq te shemtuar,per mendimin tim o koke sopate mbylle halen se edhe ti je njeri nga te gjithe ata kurvat politikane,PS,PD,LSI qe perkrahet sistemin korruptiv-kriminal,ne te gjitha qelizat e kesaj shoqerie,duke na i lene kete semundje te pasherueshme ne genen e shoqerise shqiptare,keto vuajtjet e sotme jane edhe te tuaja o astrit palloshi koke spate,mos dile sote se te hodhen rrugve si qen nga partia jote,por te dilje edhe atehere kur partia jote hodhi nje fshat te tere ne ere,duke vrare njerez te pafajshem,edhe kur u vodhen leket tek rruga e kombit,edhe kur u vrane protestuesit etj krime,por atehere ti kok veze nuk flisje se te dhimbsej rroga si deputet qe ishe,e merrje dhe kurre nuk mendove per pasojat apo per vdekjen e shqiperise,por pe vetem shiun qe binte tek bacja jote more maskara burre,mos mu be si ata demek te presekutuarit,qe sa ishin prinderit e tyre neper postet te larta te komunizmit perkrahnin sistemin gjakatar dhe nuk e kundershtonin,dhe sapo sistemi i tyre komunist i ndertuar nga vete keta plera te presekutume sote,i merrte edhe ata ne humneren e tyre,dalin sote dhe bejne sikur jane viktimat e atij sistemi qe vete keta funderima si puna jote perkrahnin,shembuj,lubonja,ngjela etj,sote na dolen viktima te regjimit komunist,kico ngjela minister ekonomik mos gaboj,mos flas pastaj per spiunin lubonja se eshte nje skandal i vertete,poshte te gjithe keta funderina qe i ben keq ketij vendi,populli duhet te marri vet timonin e ketij vendi dhe keta funderina nga saliu e deri tek patozat duhet ti shkerdhe faren deri ne GEN,

    1. Dionisi says:

      Edhe zelli yt Fatos për te besuar se Rama i mbushi breket” eshte veshtire për t’u marre seriozisht. Edi Rama nuk eshte i majte, kete tashme e di dhe bufi. Misioni i tij ishte i ngjashem me ata miliona qe e votuan, te pastrinte vendin nga pislleku. Por ndoshta ti e ke memorjen e shkurter dhe nuk i kujton kohet kur desidentet dhe intelektualet e vertete qe aspiruan per demokraci u perzune me shkelma nga i ashtuquajturai “revolucion studentor i 90” dhe u zevendesusuan me shiksa e buste sherrxhinjsh.
      Ne nje vend ku Kadare quhet “spiun komunist” dhe Zogu “jo aq i keq” te gjith duhet te marim pergjegjesi per batakun qe na rrethon, qofshin keta edhe studente

  2. adi says:

    prape ky doganieri i rilindjes??????
    ka qe kur plasi te studentat dhe fallsifikimi te astiri qe doganieri i rilindjes nuk gjen rehat nga 3 here ne dite eshte ne media.
    o patoz nuk u ngope o BUrE i dheut????? ste mjaftoi 8 vjet PD dhe 6 vjet rilindja akoma do te hash o i pangopur??????
    po nuk e kuptove qe ku shkon ti jozefina majlinda dhe ridvani ajo force politike iken per lesh?????

  3. XheJ eN Bi says:

    Më vjen për t’u gajasur kur thuhet Parti të Djathta dhe Parti të Majta..
    Të gjitha partiitë një program kanë ,flasin se janë për shtresat e mesme dhe të varfra dhe të gjitha partitë kur vjen puna për të bërë reforma në ekonomi, të parët që shtrydhen janë shtresat e mesme dhe të varfra.
    Ku është ndryshimi i të Majtave dhe të Djathtave ?
    Në spektrin politik të majtat janë vetëm Partitë Komuniste ,të djathta janë Partitë Nacionaliste dhe të tjerat janë në Qendër.

  4. Korkodili says:

    po thua qe ne 1991 nga ngjarjet ne europe u prish balanca politike, ekonomike ,socialie midis lindjes e perendimit, apo nuk e kuptoj une

  5. Taraboshi says:

    Astrit qe kur doletedhe ju fshataret te djathe nuk behet me politike Ty cfare te lidhe me te djathten ti ke qene nje fshatar i farfer dhe me kete biografi tenden ke shkuar ne arsimin e larte.E djatheta e vertet e vendit tone nuk eshte asnje ne PD.Ne kete artikull je munduar per te bere diversion politik dhe nga e majta dhe nga demek e djatheta.Je munduar me thene cdo gje dhe nuk ke thene asgje Ruaj kerrigen tende .

  6. shqip says:

    Njeri i ngurte , me mendje edhe me te ngurte . Te analizosh teorite boterore , e majte – e djathte , çentriste apo ekstreme , duhen burra mjeker bardhe qe zgjohen e flene mes volume filozofike . Ky na del , i jep nje shkelm njerit , pastaj nje te shtyre tjetrit , dhe i ve vulen si noter . Astrit ke milituar ne nje parti , ne fakt sekt kriminal , me ndergjegje , me post drejtues , me vullnetin tend e jo tonin . Tani , papritur , na del qe tre partite e paskan marre peng vendin . Po e madhe . Por jo nga ty . Ti je pjese e pengut . Madje pjesmarres ne vrasje . Po ! Sepse kur Gerdeci digjej , kur qeveria jote qellonte ne mish demostruesit , kur deshmitaret potencial R.Hoxha , K. Trebicka etj , eliminoheshin si gazetari i Arabise Saudite , atehere ti hyn ne kategorine e ekzekutoreve . Ty te lane jashte . Ti nuk u terhoqe . Dhe kjo ta çjerr masken e hipokritit . Ka nje dallim thelbesor ne ato rreshtat e pare , ti me dashje i artikulon shtrember . Flet per ca komuniste qe vrasin demokrate . Por duket se je ne ” corsa opposta , contro mano ” . Te tute qe nderuan Markagjonin , Matjanin , Zogun etj , duket se Kane shume mekate ne kete jete . Kane vrare diten , para kamerave . Te provuara nga media vendase dhe e huaj . Me thuaj ti njeri skuth , ke Kane vrare keta ” bijte e eterve ” ? Le te vije ajo dite . Kur edhe ne kete vend te dale nje levizje pese yjeshe . Te dale e ti çmontoje katovicaret e R.Alise . Por ti dhe llagepi yt sahanlepires ti rrini larg . Sepse ju jeni mikrobe SB , qe Jane virus nga me te rrezikshmit .

    1. Astriti says:

      O shqipo …po jam penduar mor jahu.Ti nuk te le as te pendohesh

  7. Ju nuk keni moral te beni moral jeni i deshtuar says:

    Patozi eshte i konsumuar, dmth eshte nje limon i shtrydhur i tranzicionit qe nuk jep me asnji pik limoni nuk ka vlere, eshte humbje kohe te degjosh Patosin e tranzicionit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje