"Javë vendimesh të rëndësishme", ambasadorja gjermane thirrje politikës: KLP dhe KLGJ janë gurë kilometrazhi në rrugën drejt drejtësisë së pavarur, profesionale dhe efektive

10 Dhjetor 2018, 09:58Politika TEMA

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schutz, thotë se këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi, prioritet i së cilës mbetet krijimi i KLP dhe KLGJ të cilat sipas saj janë gurë kilometrazhi për drejtësi të pavarur.

Schutz shprehet e bindur se Shqipëria ka mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor.

“Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në.

 Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësise.

 Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj”, nëvizon Schutz. (TemA)

1 komente në ““Javë vendimesh të rëndësishme”, ambasadorja gjermane thirrje politikës: KLP dhe KLGJ janë gurë kilometrazhi në rrugën drejt drejtësisë së pavarur, profesionale dhe efektive”

  1. Zambi says:

    Sistem ligjor i ngritur me shorte e vendime qe nuk jane te ligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje