Juncker: Marrëveshja e arritur me Britaninë, e vetmja e mundshme

11 Dhjetor 2018, 14:52Bota TEMA

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, përjashton çdo mundësi për ndryshimin e qëndrimit në lidhje me daljen e Britanisë nga BE-ja.

“Në Këshillin Europian do të kemi një mysafir të papritur: Brexit-in. Jam i habitur sepse kishim rënë dakord me qeverinë britanike dhe mesa duket kanë dalë probleme tani që po i afrohemi gjysmës së rrugës”, ka thënë Juncker.

Juncker thotë se marrëveshja e arritur është më e mira e mundshme dhe nuk ka kthim mbrapa. “Do ta takoj kryeministren britanike sonte. Kemi arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme, nuk ka mundësi manovrash për negociata të reja”, ka thënë Juncker.

Ai do të takohet me kryeministren Theresa May sonte në orën 19:15. May do të zhvillojë një takim edhe me presidentin e KE, Donald Tusk.

“E presim me kënaqësi zonjën May, por nuk mund të ndryshojmë pozicion për diçka që tashmë është arritur”, ka thënë presidenti i PE-së, Antonio Tajani.

“Uniteti i institucioneve të BE-së dhe 27 vendeve anëtare është i rëndësishëm për të gjithë ne”, ka theksuar Tajani. (TemA TV)

1 komente në “Juncker: Marrëveshja e arritur me Britaninë, e vetmja e mundshme”

  1. ? says:

    Do vazhdoj ky diskutim deri më 29 mars 2019-ën. Më pas Anglia do jetë si America me BE-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje