"Zëri i Amerikës": Dyshime të forta se pas firmës "DH Albania" fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj

11 Dhjetor 2018, 19:01Ekonomia TEMA

Në Shqipëri janë shtuar pyetjet rreth firmës së regjistruar në Delaware të SHBA, Dunwell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokumenteve të regjistrimit kompani kishte arritur të siguronte dy kontrata me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh nga qeveria shqiptare.

Firma kryente biznes me emrin DH Albania dhe në regjistrat kombëtarë si përfaqësues i saj figuron 26-vjeçari Avdjol Dobi.

Kur këto fakte u bënë publike, lindën dyshimet se si një firmë pothuajse anonime mundi që me kaq lehtësi dhe falsifikime, të siguronte kontrata të kësaj natyre. Për të fituar një kontratë të tillë, firma fituese duhet të depozitonte një shumë prej 10 për qind të vlerës së investimit, ndërsa zoti Dobi nuk dihet të ketë patur biznese për të bërë këtë depozitë.

Ndërkohë, ka dyshime të forta se pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Para një muaji, përfaqësuesi i firmës e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të zotit Ulaj. Zëri i Amerikës ka mësuar se zoti Dobi, ka lidhje familjare me biznesmenin Ulaj.

Zëri i Amerikës u lidh me zotin Ulaj për t’i kërkuar konfirmim për këto informacione, por përpjekjet rezultuan pa sukses. I pyetur në telefon zoti Ulaj nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se ishte i zënë. Po ashtu, ai nuk ka kthyer ende përgjigje për mesazhet ose e-mailet me të njëjtën kërkesë.

E njëjta përpjekje e Zërit të Amerikës për të marrë më shumë informacion dërguar disa ditë më parë në emailin e firmës Dunwell Haberman rezultoi e pasukseshme. Kompania nuk ka pranuar të kthejë përgjigje.

Bilanci i kompanisë Dunwell Haberman, i dorëzuar në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, rezulton të jetë përkthyer nga zonja Shenda Kruja, e cila nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtarë, të miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Ajo rezulton në rrjetet sociale si specialiste pranë kompanisë GENER 2 të zotit Ulaj.(VOA)

25 komente në ““Zëri i Amerikës”: Dyshime të forta se pas firmës “DH Albania” fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj”

  1. tori says:

    U pa puna.Thuhet se B.Ulaj do ta nxjerr jashte Berishen nga zyra ku ai punon.Shqupi ne ankth.Cdo bejme me Berishen? te perpiqemi t`a nxjerrim B.Ulajn te pafajshem.Ai eshte aktivisti e donatusi numer 1 I PD.sI do shkoj puna vetem PD e din.

    1. adi says:

      -bashkim ulaj
      eshte bisnesmeni qe ka mare me shume leje ndertimi se kushdo tjeter ndertues nga edvin kristaq rama si kryetar bashkie.
      bashkim ulaj eshte bisnesmeni qe mbasi pagoi perseri edvin kristaq ramen vazhdon ndertimin e kullave gjigante te liqeni dhe askush nuk ndihet , pamvaresisht se legeni erion veliaj deklaroi se sa te jem une kr bashkie ato kulla nuk do ngrihen.
      – a ka idiot ne shqiperi dhe ne bote qe te mendoje se shteti shqiptar i jep 30 milione euro tendera nje firme fantazme qe ka fallsifikuar gjithe dokumentat pa e ndare me kr ripjellesin ?????? 30 milione euro ne 1 muaj!!!!!!!
      nderkohe qe nje gazetari nga ata qe banditi rama i cileson kazan ju deshen vetem 10 minuta per ta vertetuar grabitjen.kjo tallje trapi me shqiptaret jo vetem do ta rezoje banden e rilindjes po une jam i bindur qe ed ramen do ta terheqin zvare rrugeve te gjalle si terhoqen bustin e enver hoxhes se vdekur.

      1. ben says:

        adi-provat ku jane se per lalfe e morem vesh se jeni shume i zoti.

      2. dulla says:

        More adi-po ne kete foton ketu duket sikur ky Bashkimi eshte me teper shok me Bashen se sa me Ramen!!!!

        1. artur says:

          Dopio gjashta i ka ngecur Gjiknurit ne dore.Rama ne fund do thote qe sdija gje ashtu sic thoshte Gjiknuri sot.Doli dhe na mbushi me genjeshtra kur ka me shume se 10 shkelje te procedures.Por me e keqja eshte se ka edhe krim federal ne USA dhe nuk mund te fshehin dot Bashkim Ulajn.

      3. Adi says:

        Me sa duket ka ende idiote!!! Per ta shkruan mero tashme!

      4. votren says:

        Gazetarit te kazanit ju deshen 10 minuta ta publikone e jo ta zbulonte.Dikush tjeter qe ti sdo e marresh vesh kurre more fort i zgjuari Adi e ka zbuluar.

    2. Adi says:

      Nuk ka faj Edi. Thjesht Perendia eshte tregu i pameshirshem dhe e ka bo Edin idiot qe ha mut dhe ia fut sa krahu akoma berisha me kete ulajn. Prisni edhe njezet vjet se Edi do mesoje nga gabimet dhe do qeverisi me mire

    3. Poshte oligarkia bandite says:

      Nuk mund ta nxjerre sepse 60% te aksioneve tek aba center i ka argita malltezi.Ky eshte nje perbindesh ku tek toptani center ne 8000 m2 truall ka bere ndertim 8100 m2 ku gjithandej ne baze te ligjit te urbanizmit dhe zhvillimit ndertimi duhet te jete jo me i madh se 40% te sip se truallit.Ky dobici sllav me lidhje me serbet aty nuk ka lene asnje hapesire per kalimtare por ka ndertuar 110 % te truallit

  2. ? says:

    Vëndi ka nevojë të eci përpara.S’të pata ndonjë borxh të më bësh të tillë maskarallëk në mes të ditës.

  3. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Oligarket e Shqiperise jane ata qe do ja bejne gropen Edi Rames.
    SEPSE JANE INJORANTE, TE PANGOPUR, E KANE MENDJE TE LEKET DHE TE DASHNORET. EDHE PER FEMIJET E TYRE NUK E RRUAJNE FARE.

    1. Genti says:

      Edi Rama merr perqindjet nga oligarket dhe PPP-TE Rama nuk eshte aty ku eshte qe te rregulloj jeten tende, por per te mbushur xhepin e tij. Politika eshte thjesht fasade dhe vegel, per manipulimin kokebosheve e te pergjumurve. Dikush me siper kerkon prova. Po kush do ti beje publike dhe ekzekutoj me persekutim provat? Provat ekzistojne, por ato jane ne duart e atyre qe kane edhe qeverine edhe gjoja institucionet e pavarura. Mos prisni qe te inkriminuarit te zbatojne ligjin kunder tyre me provat qe komandohen prej tyre. Ligji nuk ekziston per ta.

  4. BR says:

    Si ka mundesi qe vetem te ne shqiptaret oligarket jane edhe antikombetar?

  5. blerta says:

    Ky eshte ai qe i ka falur shtepine Sali kriminelit, atehere ish i mire tani eshte bere i keq…. ahaaa…

    1. ben says:

      Blerta ky eshte ai qe ka bere me shume se kushdo tjeter ne shqiperi pallate me firmen e edi rames.
      Besoj e kupton qe prape nje ish drejtor I bashkise se edi rames sot drejtor I rrugeve te shqiperise nuk e di kujt I jep 20 milione euro me dokumenta fallco???????
      Legenezmi I rilindjes ja aritur majat prandaj u ngrit gjithe shqiperia per tu terhequr zvare.

      1. ben says:

        ore adi, mos perdor emrin tim qe te fshihesh.
        Na jep prova, prova, se me llafe jemi ngopur.

    2. Laura Mezini says:

      E vertete Blerta. Respekte.

  6. tani says:

    mik.Bashkim Ulaj eshte eksponet kryesor e financuesi numer 1 I PD.Edhe zura ku punon Berisha ,plosisht e mobilume eshte e B.Ulajt.Bisedohet se do ta nxjerrin Berishen nga zyra neqoftese PD nuk e mpron

  7. Arch Investor shpk , pastrim parash says:

    Sot Berisha eshte ne interviste ne Televizionin qe ka themelu ky shkerdhate me parate e miletit.
    CNN i ka dhene skeme affiliate. Te verifikohet dhe ajo sepse ky miku nuk e paska per gje mashtrimin.

  8. Mare Nostrum says:

    Ky eshte ai qe po nderton Hidrocentralin ne Valbone. Po ia kopsiten letrat ketij, shpeton dhe Valbona

  9. tropojani says:

    TE ARRESTOHET menjehere ky ulaj,,,,,maloku malok mbetet ,,,,hajdut dhe kriminel I perjetshem..///AMERIKA nuk flet kot..//.

    1. Arben says:

      Maloku te qin robt ty dhe ketij.

  10. Bledi says:

    Po e vertete eshte. Ky mund te jete. Per me teper te dhena vec fotos qe ka nxjerre Tema, lexoni ne linkun bashkelidhur qe shpresoj se Tema do e publikoje sepse eshte e paanshme https://framepress.net/?p=35644

  11. rozafa says:

    E shikoni bashkepunimin opozitare po vellezer Ps dhe Pd jane 1 M÷2 vazhdoni popull heroik e i mencur .

  12. tori says:

    Donatori kryesor e qe e mban gjalle PD .B.ULAJ ESHTE DHURUESI I SHTEPIS DHE E ZYRES TE SALI BERISHES.Tropojan Safi I lidhur si mishi me kockat me rrethin me te ngushte te Sali Berishes.Reci ka hapur duert e ju pret me pa durim qe te lani nje pjese te demeve qe I keni bere Shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje