FOTOT/ Bllokohet rruga tek Piramida, qytetari përplaset me studentët: Jemi për hall, hapni rrugën

19 Dhjetor 2018, 11:33Sociale TEMA
FOTOT/ Bllokohet rruga tek Piramida, qytetari përplaset me studentët:

Edhe ditën e sotme studentët po mblidhen për të protestuar para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e 8 pikave që ata kërkojnë. 

Ndërsa janë nisur drejt godinës së kryeministrisë, ata janë ndalur për disa minuta duke bllokuar kryqëzimin pranë Piramidës, e duke paralizuar qarkullimin e mjeteve. 

Ndërkohë gjatë këtij marshimi ka pasur tension mes njërit prej studentëve me megafon dhe disa shoferëve të cilët kanë kërkuar që t’u hapet rruga. 

“Jemi për hall, hapni rrugën”, u janë drejtuar ata studentëve. 

“Edhe ne për hall jemi”, i është përgjigjur studenti me megafon, ndërsa ka thënë se do të qëndrojnë për 10 minuta në shenjë proteste. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje