Protesta e studentëve, reagon BE: Koha për dialog për zgjidhje konkrete dhe praktike

18 Dhjetor 2018, 15:52Sociale TEMA

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar për protestën e studentëve.

Në një postim në “Facebook”, delegacioni i BE deklaron se kërkesat e studentëve kanë konsensus të gjerë në shoqërinë shqiptare dhe se e drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri.

Më tej BE bën thirrje për dialog për zgjidhjen konkrete të kërkesave.

Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. 

Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre.

 Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore.

E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri.

Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit.

Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, deklaron delegacioni i BE. (TemA)

4 komente në “Protesta e studentëve, reagon BE: Koha për dialog për zgjidhje konkrete dhe praktike”

  1. ?? says:

    Kënaqen nazistët pedofil të BE-së kur në vëndin tonë ka trazira. Ngjyra blu është e PD-SË dhe BE-së. Mos mendoni se ndihmojn qeverin Rama II.

  2. Xha Teme says:

    I sakte Z. Ambasador por eshte kolera Mona Cizmja me Lulashin qe ka gelltitur okllahine nga pas bythes studenteve qe e duan Shqiperine zjarr dhe flake ti shpetojne SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit. Respekte Z.Ambasador i BE.

  3. D nerguti says:

    Tash qe e pane se studentet nuk u thyen kollaj, e tash qe OJQte e tyre u ´familjarizuan’ me studentet sa me mujt me thane kemi kontakt me ta,tash na u trazuar BE…
    Sa keq qe studentet va prishen gjumin ketyre,e sidomos pazaret!

  4. Lali says:

    Mire e keni po fjalet “ndertoni dialog” nuk na pelqejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje