Ambasadori i OSBE-së: Mbështes protestën e studentëve, por duhet dialog

18 Dhjetor 2018, 10:00Sociale TEMA

Ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard ka komentuar këtë të martë nga Shkodra protestën e studentëve ndaj politikave arsimore në vend.

Borchard u shpreh se OSBE sikurse i gjithë komuniteti ndërkombëtar është pro një dialogu midis studentëve dhe qeverisë.

“Studentët fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar, edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog”, tha ai

I pyetur për ecurinë e Reformës në Drejtësi, Borchard u shpreh se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por problemi sipas tij qëndron tek zbatimi.

“Keni nevojë për një gjyqësor mjaft të mirë dhe ky është akoma në proces në Shqipëri.

Kjo po funksionon mjaft mirë me Reformën në Drejtësi. Por, ka nevojë gjithashtu për ndërgjegjësim dhe ne këtë po bëjmë; ndërgjegjësim që gjërat mund të shkojnë në drejtimin e gabuar dhe mjaft keq”, u shpreh më tej Borchard.

1 komente në “Ambasadori i OSBE-së: Mbështes protestën e studentëve, por duhet dialog”

  1. Vedat Shehu says:

    Levizja e studenteve ka bosht veprimi mungesrn e dialogut; rrjedhimisht eshte kryeneche; mosperfillese, tip Berishe, nuk eshte proteste, nuk duhet trajtuar si protest dheveprimit me qendrim mosperfilles imponon mosperfillijen. Kerkesa ndaj tyre e perseritur per dialog, nuk ka kuotim, sepse parraqitet si e kurdisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje