"Në 1990 studentët kërkuan kapitalizëm, sot kërkoni komunizëm"

19 Dhjetor 2018, 12:13Sociale TEMA

Pas dy takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama sot zhvilloi një takim me studentët në Universitetin e Vlorës.

“Në 1990 studentët dolën për të kërkuar kapitalizmin, ndërsa sot duket se po kërkojnë komunizëm.

Kush flet është armik, kush del nga radha është tradhtar.

Kush dialogun saboton.

Ka qenë një këngë të famshme polifonike për tetë pikat, por nuk jemi në atë kohë.

Jam dakord kur thoni janë gjëra elementare, por duhet dialog, jo ultimatume e kërcënime.

Me ultimatume nuk fitoni asgjë, por do të humbni shkollën.

Nuk ka asnjë pikë që në parim është e gabuar. Kjo ishte shuplakë për qeverinë, se qeveria ka përgjegjësi”, tha Rama, ndërsa pas largimit të disa prej studentëve me thirrjet ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, kryeministri u shpreh:

“Askush nuk është i ndaluar të hyjë, apo i detyruar që të rrijë.

Ajo shprehja se nuk flasim me ty se ma mbush mendjen, kjo është paaftësi për argumente, nuk çuditem nga kjo paaftësi, është e dërrmuar nga sistemi i arsimit.

Ata që janë në hyrje nuk kanë asnjë ekskluzivitet për protestën.”

3 komente në ““Në 1990 studentët kërkuan kapitalizëm, sot kërkoni komunizëm””

  1. HQ-18 says:

    Po ti si mendon zotrote. Studentët e dinë që juve politikanët,komunistë të flaktë e bijë komunistësh ju kemi nga A-ja te Z-ja.
    Tani …ju komunistë , ndërkohë që drejtoni një sistem kapitalist …sikur nuk funksionon kjo gjë. Kjo gjë u ndihmon vetëm juve që të vidhni sa më shumë ndërkohë që nuk ka patur sadopak drejtësi për 30 vjetë dhe dënimi me vdekje është hequr.
    E vërtetë që Kina është komuniste dhe drejton një sistem kapitalist, po atje ta këpusin loqen po të kapën duke bërë korrupsion.

  2. Klimax says:

    Jo, more sharlatan! Ne 1990 studentet kerkonin liri, sot kerkojne drejtesi!
    Per cfare komunizmi e ke llafin??!! Nuk po flet per brezin e trete, per ata qe e kan perjetuar ate sistem, packa se nuk ishte komunizem, por nje diktature dhe varferi totale. Po flet per nje brez qe as se ka jetuar dhe as i intereson ai sistem! Po flet per ata qe enderrojne Shqiperine si Europa, a e kupton? 28 vjet vjet mbas levizjes studentore per “kapitalizem”, shqiptaret enderrojne akoma “ta bejme Shqiperine si Europa”!
    Mos valle ti je krenar me kete Shqiperi te varfer, te korruptuar, pa drejtesi, pa te ardhme, me njerez qe kerkojne te largohen diku larg saj per me shume shprese?
    Mjaft me ate antikomunizmin dhe arrogancen tuaj! Mjaft me epitete pa lidhje e pa asnje kuptim ndaj brezit te ri shqiptar!
    Je ti ai qe nuk njeh realitetin, nuk e kupton se problemi i se keqes eshte pikerisht sistemi politik shqiptar, problemi jeni te gjithe ju qe keni uzurpuar shtetin e pushtetin dhe sundoni me nje sistem klientelesk teresisht te korruptuar!
    Ne qoftese Europa eshte “komunizem”, atehere ku eshte e keqja qe edhe te rinjte e Shqiperise duan “komunizmin” ashtu si Europa?
    Familjarisht jetojme 28 vite ne Europe, larg Shqiperise, por cuditemi kur kryeministri shqiptar flet per premtime e pergjysmime tarifash!!! Jo vetem qe nuk kemi paguar kurre tarifa per shkollimin tone ne shkollat publike, por perkundrazi, eshte shteti ai qe ndihmon financiarisht te gjithe studentet, te pasur e te varfer, pa perjashtim, me nje “tarife” mujore, sigurisht me kusht qe te marresh provimet e vitit shkollor.
    Po perse shkojme kaq larg? Shikoni Greqine fqinje! Shikoni me qindra femije te emigranteve shqiptare qe studjojne ne universitetet publike greke ku askush prej tyre nuk paguan “tarifa”!

  3. Kalec Dega says:

    Ti efendi Krim inister je fort i qut, na tjeret skuptojme hiq fare….ja kalove Salibishes, ne fakt vetem te vrasesh hapur te mungon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje