Gjykata jep një fund për "telenovelën Xhisiela", ja vendimi për djalin e deputetit të PS

20 Dhjetor 2018, 16:55Kronika TEMA

Gjykata e Krujës ka dhënë sot vendimin për djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, vendosi të lirojë nga qelia Rrexhep Rrajan, duke e dënuar me 1 vit shërbim prove.

Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhisiela Malokut.

Cështja ‘Xhisiela’ krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi deputetin Rrahman Rraja dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.

1 komente në “Gjykata jep një fund për “telenovelën Xhisiela”, ja vendimi për djalin e deputetit të PS”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    sunitet ndertuan gjyqsorin,gezuar ramazonin………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje