Dramë për shqiptarin në Itali, kolegët e gjejnë të shtrirë në tokë pa jetë

19 Dhjetor 2018, 19:25Kronika TEMA

Një shqiptar është gjetur i pajetë në vendin e tij të punës në Itali.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 56-vjeçari i quajtur Muharrem Plaku u gjet i shtrirë në tokë nga kolegët e tij.

Këta të fundit njoftuan ndihmën e shpejtë.

Mjekët dhe infermierët tentuan ta sillnin në jetë shqiptarin, por ishte e kotë.  Ata e shpallën të vdekur Muharrem Plakun.

Shqiptari, të cilin e thërrisnin dhe Remo, jetonte në Treviglio.

Ai vuante nga një sëmundje akute, për të cilën kolegët e tij të kompanisë nuk dinin gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje