Aksidentohen arsimtarët që shkonin të jepnin mësim në fshatin e largët të Korçës, një mësuese e vdekur

19 Dhjetor 2018, 10:49Kronika TEMA

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Arrëz të Korçës, ndërsa një person ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se viktima është  Luiza Dule, 48 vjeçe, mësuese.

Raportohet se në aksident është përfshirë një makinë, brenda të cilës udhëtonin 5 mësues.

Ata si për çdo ditë ishin nisur për në punë, drejt shkollës së fshatit Arrëz, por mjeti i tyre u përfshi në aksident.

5 mësuesit po udhëtonin me makinën tip ‘Range Rover’, targa AA112CA, ndërsa mësohet se rruga që të çon në fshatin Arrëz është tejet e amortizuar, që dyshohet të jetë edhe shkak i aksidentit.

 

2 komente në “Aksidentohen arsimtarët që shkonin të jepnin mësim në fshatin e largët të Korçës, një mësuese e vdekur”

  1. robi says:

    sipas Nafijes dybekut dhe Lulkes shiheni sonte ne darke kur te thone se makinen drejt kanalit e ka shtyre Edi Rama, dhe media kazan e Faros do ta jape si lajm ,,,

  2. Andri says:

    Ruga esht e amortizuar por me keq e ka prishur rugen kompanija qe po nderton centralin elektrik dhe qe u be burim aksidenti
    Kjo kompani nuk ka leje mjedisore per punimet qe kryen vec ruges qe prishi demtovi dhe ujsiellsin e fshatit miras

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje