Drejtori i ri Blendi Gonxhe ka ndërmarrë një sërë masash për reformimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim shkurtimin e kohës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Krahas lehtësimeve e përmirësimit të shumë shërbimeve që lidhen me transportin rrugor për qytetarët, DPSHTRR bashkë me Task Forcën e re të Transportit Rrugor, po kontribuon për respektimin e rregullave dhe të licencave të këtij sektori.
Gjithashtu, për të garantuar standardin dhe për të rritur nivelin e sigurisë, nga dje ka nisur në gjithë vendit edhe kontrolli fizik fleksibël për flotat, mjetet e rënda, autobusët, automjetet në parqe të shitësave të autorizuar e biznese.
Reformë e thellë është ndërmarrë edhe për testimin e lejes së drejtimit të automjeteve. Për të shmangur korrupsionin, gjithçka është e filmuar dhe e kompjuterizuar.
Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, kjo është salla e Testimit Teorik për Leje Drejtimi në Drejtorinë Rajonale Kukës që është integruar në monitorimin me kamera direkt nga DPSHTRR!
Por si kjo sallë, sistemi është shtrirë në të 13 drejtoritë rajonale duke garantuar standard europiane e duke eliminuar përfundimisht fenomenin e bakshishit.
Një nga nismat që pritet shumë shpejt të nisë nga zbatimi do të jetë dhe ajo e Targave të Provave që do të jenë me rregjistër të veçantë dhe në sistem.
Na mungojne vetem idealet e antropofageve. Po per te zene vendin e tyre kemi kolltukofaget, krimba te verdhe me koke te zeze, qe rriten me plaget e infektuara te Shqiperise ne lengim, kepushet qe mund t’i copetosh, por jo t’i shqitesh nga trupi, qe kafshojne dhe thethijne. Herodi tregon se ne betejen navale te Salamines, nje athinas kapi nje anije persiane me doren e djathte e s’e leshonte, gjersa ja prene; atehere e kapi me doren e mengjer, ja prene dhe kete, atehere e kapi me dhembe e s’e leshoi gjersa ia prene koken. Sikur te ngjallej Herodi ,do te shikonte qe kolltukofaget tane jane me te forte se ky trim legjendar i vjetersise antike. Qe t’i çqitesh keta tanet nga kolltuku duhet te preç jo vetem duart e koken, po dhe kembet e trupin.
Fillimisht duhet rishikuar testi i marrjes ne provim i vili i kopjuar nga ai italian me traslate ka shume probleme. Ne formatin qe eshte ai eshte hartuar qellimisht per te ngelur Shkurt eshte KRIMINAL spese ka krijuar psikozen qe eshte i pakalueshem pra: DUHEN DHENE LEKE! SHIFRAT QE MBLIDHEN NDOSHTA JA KALOJNE DHE UNAZES SE RE. Disa sugjerime 1. Eshte i shkruar me gjuhe shqipe te pa qarte ( kohe folje te gabuara, lakime te gabuara, terma te pa sakte, etj. 2. Ka shume pyetje mohuese me dy deri dhe tre mohime ne njekohe qe udhezimi i ministrit per marrjen ne testim teorik kerkon qe pyetjet te jene pohuese, te drejteperdrejta, te thjeshta dhe te qarta per tu kuptuar. 3. Ti jepet mundesia kandidatit ne provim teorie te sqarohet per pyetje qe nuk kupton ( ne shtetet e tjera ka dhe perkthyes) 4. Ne perfundim Te provimit ti jepet kandidatit ne provim kopja e testit te provimit Aktualisht nuk jepet dhe kjo eshte e turpeshme. 4. Ka pyetje qe nuk kane lidhje me kategorine perkatese dhe qe nuk i duhen si njohuri kandidatit perkates 5. Testi teorik duhet online si dhe ai Italian ne menyre qe kursanti te pregatitet ne cdo kohe qe eshte i lire. Aktualisht Jane ne faqen e DPSHTRR rreth 7000 pyetje. Shifer shume e larte ku per nje tabel ose situat mund te behen tre kater pyetje dhe jo pyetje tendecioze per te ngelur. 5 Ky test psikollogjikisht eshte i lodhshem, ose duhet ne 30 pyetje ose nga 4 gabime me te cilat aktualisht ngelesh te behet me 6-7 gabime. Testi eshte thembra e Akilit nqs by k ndryshohet atehere keto masa po pregatisin terrenin per nje rritje te re te pageses korruptive per nje testin e teorise qe aktualisht eshte 200-250 mije leke.
Duhet te ripunuar testi komplet, pastaj kamerat. Ne formen aktuale ka krijuar psikozen qe eshte i pakalueshem pra duhet paguar! Shkurt eshte KRIMINAL? Nqs nuk ndryshon atehere keto masa do Cline ne rritjen e pageses korruptive per kalimin e tij! Shifrat qe mblidhen aktualisht jane me pak se te Unaza e Re, synohet tja kalojne?! Botojeni kete, jo si te parin qe nuk e botuat.
Bravo z. Drejtor ! Nuk eshte ky problemi kryesor . Dil nje dite ne rruge dhe pyet nje polic sherbimi per Kodin Rrugor . Shiko kujt i japin perparesi , parandalimit te aksidenteve apo fshehjes neper ferra per te te zhvatur parâ ! Parandalimi as qe u shkon ne mendje .