SHBA heton Airbus: Dyshohet për dhënie ryshfeti. Aksionet bien me 9.6%

20 Dhjetor 2018, 20:30Bota TEMA

Aksionet e Airbus ranë pas lajmërimit se Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ka nisur zyrtarisht një hetim ndaj prodhuesit europian të avionëve, paralelisht me  hetime britanike dhe franceze për ryshfet.

Aksionet e kompanisë ranë me 9.6%, që është rënia më e madhe ditore në 2 vite e gjysmë, pasi Le Monde raportoi se Airbus është informuar më parë për hetimin nga autoritetet amerikane.

E përditshmja franceze shtoi se kompania mund të përballet me një gjobë disa miliardëshe nga hetimi.

Airbus deklaroi se kompania po bashkëpunon me autoritetet amerikane, duke u koordinuar edhe me hetuesit britanikë dhe francezë.

Prodhuesi francez i avionëve ka bërë të ditur në muajin Shkurt se agjencitë amerikane i kishin kërkuar informacion për  të zbuluar nëse akuzat europiane bien nën juridiksionin amerikan.

Gjiganti industrial me seli në Toulouse, ka shmangur shumë hetimet nga përdorimi i ndërmjetësve për sigurimin e shitjes së avionëve. Kreu ekzekutiv, Tom Enders, lajmëroi se nuk do të kërkojë një mandat tjetër për shkak të pasigurive.

Hetuesit në Britani dhe Francë kanë hetuar në biznesin e avionëve për pasagjerë të Airbus për mundësinë e ryshfeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje