Historia prekëse e mësueses Luiza Dule: I mbijetoi tumorit, por u vra në aksident

21 Dhjetor 2018, 18:10Sociale TEMA

Luiza Dule humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti, teksa ishte duke udhëtuar për të shkuar në punë.

Familjarë, miq, kolegë dhe nxënës i janë drejtuar banesës së familjes Dule, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 48-vjeçares.

Mes lotësh ata tregojnë se, Luiza punonte prej vitesh me përkushtim dhe se ishte e detyruar të udhëtonte çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Por, të njohurit e saj më të afërt tregojnë se Luiza, pak kohë më parë ishte përballur me kancerin e gjirit.

E pavarësisht sëmundjes së saj, ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale.

Pesë arsimtarë dhe një infermiere u aksidentuan, si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz.

5 komente në “Historia prekëse e mësueses Luiza Dule: I mbijetoi tumorit, por u vra në aksident”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

    fatale,nderkohe corapekuqi merret me ndertim big xhamije,theatro,lugatmare,mbikalime,kryqezime e pordhe me rigone…………!

  2. Ngushllime familjes se te ndjeres.Por mos e beni tragjedi se shkonte e punonte ne nje fshat tjeter 2 deri 3 ore larg.Kur isha mesues ne vitin 1968 69 shkoja ne shtepi 2 here ne vit0Ne ate kohe kishte edhe aksioniste nga jugu ne veri si Korca Gjirokastra e te tjere qe edhe ato shkonin 2 here ne vit prane familjeve te tyre.

  3. ME EMER says:

    .. di qe Dulet jane nga Areza , pra fatkeqja punonte ne fshatin e saj , ose po ishte nuse , ne fshatin e burit . Ngushellime familjes ..! Kam pasur rastin te njoh plot arzare , njeres te mire ..!

  4. zzzcccp says:

    Ngushellime normalisht eshte vrare ne krye te detyre dhe kur vritesh ne krye te detyres shteti merr pergjegjesite e tija po ketu te ne shteti te thote ik bej mesim me kembe qe tet hane ujqerit sic ndodhte me ate mesuesen ne Xhyre te Elbasanit apo Luiza ne meje te makines ne nje rruge qe vetem rruge nuk quhet, kjo eshte turp urgjent Edi rama ta thirri bukuroshen flokeverdhe dhe te kerkoje nje raport te hollsishem mbi gjendjen e shkollave te arsimit parauniversitar ,transportit dhe kushtev mbi te cilat punojne mesuesit se nuk eshte cudi qe edhe ky te hidhet ne greve.

  5. Fierak says:

    I paharruar qofte kujtimi i sai dhe sakrificat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje