I këputën gishtat në protestë, policja operohet me një metodë të re në Turqi

20 Dhjetor 2018, 14:49Sociale TEMA
I këputën gishtat në protestë, policja operohet me një

Punonjësja e Policisë së Shqipërisë që u plagos dhe iu këput gishti në protestën e organizuar para Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë, raporton Anadolu Agency.

Ina Nuka, efektivja 26 vjeçare e cila u plagos gjatë protestës për ndërtimin e Unazës së Madhe, me anë të një avio-ambulance të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë është dërguar në Turqi ku është marrë për trajtim të specializuar mjekësor në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit pranë Universitetit të Shkencave të Mjekësisë ne Ankara.

Polices e cila iu këput gishti i madh dhe gjithashtu lëndoi gishtat tjerë, ekipi kirurgjik nën kryesimin e Specialistit të Klinikës për Rindërtim Plastik dhe Kirurgjisë Estetike, Prof. Dr. Ramazan Erkin Ünlü, iu zbatua një metodë e veçantë e trajtimit. Nukës iu transplantua gisht i bërë nga pjesët e marrë nga këllku dhe krahu.

Prof. Dr. Ramazan Erkin Ünlü, në deklaratën e tij për AA, në lidhje me operacionin tha se pacientja ka humbur gishtin e madh si dhe majat e gishtave të tjerë si pasojë e lëndës shpërthyese që ka goditur dorën e saj.

Ai tregoi se në këto raste duke marrë gishtin e madh dhe të dytë të këmbës me anë të metodës së mikro kirurgjisë krijojnë një gisht të ri. “Është një metodë e cila me sukses po zbatohet edhe në klinikën tonë. I sugjeruam pacientes sonë teknika të ndryshme siç është kjo. Ajo tha se në asnjë mënyrë nuk dëshiron të humbas gishtin e madh të këmbës. Kishte një psikologji shumë të ndjeshme. Dëshiruam që të ndihmojmë pacienten”, u shpreh ai.

“Zhvilluam një teknikë që nuk gjendet në literaturë”

“Zhvilluam një teknikë shumë të ndryshme e cila deri tani nuk gjendej në literaturë. Operacioni kaloi me sukses. Kombinuam pjesë nga legeni dhe nga krahu. Me këtë metodë iu përgjigjëm kërkesës së pacientes si dhe nuk mungoi asnjë pjesë nga trupi i saj. Do të zhvillojmë edhe më tej këtë metodë që e kemi zbatuar”, tha më tej Ünlü.

Ai tregoi se pas operacionit pacientja ka filluar të lëvizë gishtat. “Pacientja filloi të përdorë dorën. Në literaturë nuk ka gjë të tillë. Më parë është bërë në mënyrë të pjesshme. Nuk ka emër kjo metodë. Ne do ta emërtojmë”, tha ai.

Ünlü tha se ndjejnë kënaqësinë që pacientja është Ina Nuka, që u plagos dhe iu këput gishti në protestën e organizuar para Kuvendit të Shqipërisë, u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë pas një operacioni të gjatë rreth 4 orë.

Kujtojmë se punonjësja e Policisë së Shqipërisë, Ina Nuka, u plagos më 22 nëntor të këtij viti me kapsollë detonatore gjatë protestës së banorëve të Tiranës që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe të kryeqytetit, të mbajtur para selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

11 komente në “I këputën gishtat në protestë, policja operohet me një metodë të re në Turqi”

  1. qqqqq says:

    Me dhimbset kjo vajze per vuajtjet qe ka kaluar!
    Nuk ia deshiroj askujt as edhe nje gjemb ta lendoje!
    Te kaluara e shendetplote ardhsh prane familjes, shokeve dhe te gjithe shoqerise……
    Ja se cfare pasojash sjell nje KRIMINEL i RI ne rradhet e PD!!!!
    Keto lloj KRIMINELESH qe prekin rrobat e SHTETIT meritojne policine amerikane….
    Nje plumb bythes dhe….. ne te semes qe e ka pjelle dhe edukuar keshtu!!!!!
    Por…. ndadale piqen mollet…

  2. Nikolini says:

    Respect . Kisha mamane ne spital ne Stamboll dhe vertete qe kishit bere nje hop shum cilesor ne dac nga komoditeti ne dac nga cilesia e mjekeve .Nuk u habita qe ne spital kishte paciente nga gjith Europa bile dhe nga USA. Skisha shkuar kurre ne Turqi perpara po cmimet dhe cilesia e sherbimit jan te pakrahasueshme te pakten me Vienen ku isha ne fillim . Ju lutem komentuesve mbrapa te komentojne me realizem humanizem e sidomos pa fanatizem .Une qe po shkruaj jam 100% katolik mirditor por njerezilliku eshte baza e gjithshkaje .Respecte

    1. Arjani says:

      Respekte keshtu kam Degjuar Dhe une, qe Kane Spitale te mira.

  3. Zambi says:

    U be legjende kjo puna e gishtit.
    Nuk vdes kush nga nje gisht se na lodhet.

    1. moni says:

      Zombie t’u thafte dora!

  4. Mjeku says:

    Nuk eshte metode e re o gazetar leshi la 15 vjet qe amerika dhe Europa e bejne kte metode

  5. gloria says:

    ky plera qe ka shkruajtur me emrin ZAMBI duket qe eshte malok dhe ishalla i rafte ne koken e tij dhe mos e zente viti i ri,….

  6. Mikel says:

    Tu kepuste koka o Zambi, se e ke kot.

  7. Nisi says:

    Zoti zambi zevendesoje shkronjen A me O se te shkon me shume sipas mendjes.

  8. Lumi says:

    Lajm i mire. Kenaqsi per vajzen. Bravo mjeket.

  9. ibrahim says:

    HALLALL,DHE bravo doktoreve turq qe bene nje mrekulli,,,,, e falenderojme popullin mik e vella turk per ndihmen e pacmuar qe na jep ne momente te veshtira..//// EJVALLAH..///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje