Kapsolla e hedhur nga opozita i preu gishtat, policja Ina Nuka rikthehet e shëruar. Ambasadori: Së shpejti për në Tiranë

19 Dhjetor 2018, 21:17Sociale TEMA
Kapsolla e hedhur nga opozita i preu gishtat, policja Ina Nuka rikthehet e

Pas një operacioni të vështirë do të rikthehet në Tiranë Ina Nuka, efektivja e Shqiponjave e cila humbi 3 gishta të dorës së djathtë nga një kapsollë që u hodh nga protestuesit e Astirit gjatë protestës së Parlamentit pak javë më parë.

Nuka u dërgua në Ankara të Turqisë për të operuar gishtat, ndërsa vetëm një javë më parë u bë e ditur se operacioni, i cili zgjati rreth 7 orë kishte përfunduar me sukses.

Pas disa ndërhyrjesh të vështira, tashmë duket se Ina është shëruar dhe do të rikthehet në Tiranë.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, i cili ka takuar oficeren Nuka në Ankara.

‘Me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune Ankara, niset së shpejti për në Tiranë’, shkruan Gazheli në Facebook.

4 komente në “Kapsolla e hedhur nga opozita i preu gishtat, policja Ina Nuka rikthehet e shëruar. Ambasadori: Së shpejti për në Tiranë”

  1. moni says:

    Te shkuara Ines. Fati yt i keq qe u gjende perballe nje mbeturine prehistorike. Vuajtjen e vertete e di vetem ti dhe familja jote. Shyqyr qe cdogje perfundoi me sukses!

    1. Flm says:

      O Muni cili eshte suksesi … qe i prene tre gishtat ?
      ###
      Artikull kotradiktor, fiks per bagetit Arnaute.
      ###
      Nejse te shkuara te haruara Vajzes, dhe mos t’ju marri “koka ere” te shkoni ne Anadoll se nuk do te lini vetem gishtat por edhe koken, kur 30 minuta larg me helikopter gjendet Spitali i Ioannines nga me te miret dhe modern ne Europ.

  2. kashi says:

    sherim te shpejt

  3. Mare Nostrum says:

    Nuk e kuptova nese ia rekuperuan te gjithe gishtat apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje