Kryeministri ka angazhuar disa grupe pune, të cilat po punojnë për dokumentin e një Pakti për Universitetin.
Përtej përgjigjes konkrete për 8 pikat e dala nga protesta studentore, Pakti për Universitetin do të jetë një dokument angazhimesh për të adresuar probleme të përgjithshme për Universitetin, si edhe probleme specifike për çdo universitet – bazuar në informacionet, opinionet, idetë e sugjerimet e mbledhura gjatë procesit të saponisur të Dialogut.
Ja një kopje e draftit të punës me 8 pikat në stadin aktual, e cila është e hapur për diskutim në çdo pikë:
PIKA 1
● Tarifat të paguhen nga qeveria nga 100% deri në 50% me shkallëzim.
● 100% për studentët me mesatare 9 deri në 10, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe për të verbërit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë. Këto dy kategori mund të kenë edhe një bursë prej 100 USD.
● 75% për studentët me mesatare 8 deri në 9
● 50% për studentët me mesatare 6 deri në 8
(50% po ashtu me mesatare më të ulët se sa 6, por deri në fundvitin akademik 2019-2020. Kjo bëhet për një mundësi të barabartë në një start të ri dhe për këtë arsye asnjë student, pavarësisht mesatares, nuk do të paguajë më shumë se sa 50% të tarifës deri në vitin e ardhshëm akademik).
Skema e shkallëzimit meritokratik është ende në diskutim dhe të gjithë janë të ftuar të kontribuojnë me mendimin e tyre
Afati i zbatimit: Janar 2019
PIKA 2
Të krijohet një faqe online, ku të publikohen të gjitha buxhetet dhe shpenzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë dhe çdo IAL-i publik. Faqja të shërbejë edhe si një platformë, për ekspozimin e akteve të korrupsionit apo të shkeljeve të çdo lloji në universitet.
Afati i zbatimit: Janar 2019
PIKA 3
Çdokush që ka njohuri për një praktikë ndërkombëtare, ku pesha e votës së studentëve në zgjedhjet në universitet është siç kërkohet në këtë pikë, është i lutur ta bëjë publike. Momentalisht po punohet për ta adresuar këtë pikë, duke parë me detaje çështjen e përfaqësimit të studentëve në vendimmarrje, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.
Afati i vendimit: Janar 2019
PIKA 4
Transparenca e titujve shkencorë është aktualisht një detyrim ligjor i Universitetit. Sidoqoftë po punohet për një propozim konkret si më poshtë, që meriton të diskutohet.
Biblioteka Kombëtare të ngrejë një portal të unifikuar, ku të hidhen të gjitha doktoraturat.
Të digjitalizohen doktoraturat që janë në letër (hardcopy). Kontrolli antiplagjiaturë i tyre të kryhet nëpërmjet një software-i të posaçëm dhe të gjitha rastet e dyshuara t’i kthehen Komisioneve të Posaçme Universitare për rivlerësim.
Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë nga ana e saj, të nisë Verifikimin e Kritereve të Ligjshmërisë për titujt akademikë.
Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019
PIKA 5
Qeveria të shkarkojë të gjithë anëtarët e bordeve të emëruar nga MASR. Anëtarët e rinj të emërohen nëpërmjet një procesi të hapur, ku figura publike dhe ekspertë me profil të lartë, të zgjidhen rojtarë të interesit publik në administrimin e Universiteteve. Po hulumtohen praktikat më të mira ndërkombëtare për të parë mundësinë që njëri prej anëtarëve të vijë nga trupa studentore.
Afati i zbatimit: Shkurt 2019
PIKA 6
Marrëveshja e nënshkruar në nëntor me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze, për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card (ESC) është një bazë shumë e mirë për finalizimin e këtij procesi
Të miratohet VKM me shërbimet që do të ofrohen me çmim të reduktuar për studentët. Të fillojë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit dhe të pajisen të gjithë studentët.
Afati i zbatimit: Shtator 2019
PIKA 7
Të përfundojë procesi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale. Të gjitha Universitetet në vend do të kenë akses në bibliotekën elektronike universitare, si dhe në databazën kombëtare të doktoraturave.
Afati i zbatimit: Mars 2019
PIKA 8
Të nisë vlerësimi i performacës për çdo IAL në vend, ku elementët kyç do të jenë:
– Sondazhi Kombëtar i Studentëve për çdo pedagog, program mësimor; departament e fakultet;
– Vlerësimi i Produktit Kërkimor për çdo department, fakultet dhe IAL;
– Vlerësimi i jashtëm i cilësisë, në përputhje me ”Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë”.
Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019
Shënim: Gjithë sa më lart është në fazën e diskutimeve në grupet e punës, të cilat mirëpresin çdo sugjerim. Ndërkohë, më poshtë çdo individ i interesuar, është i ftuar të kontribuojë me opinione, ide, sugjerime a kërkesa për Universitetin në tërësi dhe universitetin apo fakultetin e tij në veçanti. (TemA)
Aha , u kujtu shume shpejt… sa ka ne pushtet Ramushi? Pra deri tani ato ligje qe votuan socialistet me hajdaristet qokan kot? –
–
Sa per dokturatat , ka nja dy tre edhe prefesori i englishtes, minister financas ose Lali Eri , dokturata prej Japonie, kurse ajo ma e randsishme e Ministres Arsimit nga Kristali
–
Lol, epo mire ban we tall b ith en pittori!
Gjej nje brisk te mire o mik se qenke tamam kalec.
Te lumte Edi Rama.
Bravo Qeveria.
Kjo eshte pergjigja me e mire per protestuesit studente dhe per gjithe te tjetet ne universitetet e Shqiperi.
Realizimi I ketyre angazhimeve sipas afateve te caktuara, e bejne srsimin tone me modern dhe me afer universiteteve te Europe’s.
Urime.
Mund ti besohet nje Kryeministri ,qe ne karrieren e tij politike,vetem ka mashtruar?
Publikim te doktoraturave vetem per pedagoget?!!!Po per zhgarravitesit politikane si puna jote?
Ti more,ti duhet ta tregosh i pari doktaraturen tende,ti qe pengon vetingun per politikanet!
Nuk mund te ndryshosh Boten pa ndryshuar veten tende.E keqja ka vetem nje Emer,Edvin Rama,
Filloje nga vetja jote o kryemashtrues,publiko doktaraturen dhe bëj testin e droges !
Po. Mund ti besohet!
Zigur ti je gjaku me i keq shqiptar. Qe nga koha e Skenderbeut ne kemi patur tradhetare. Nje nga ata je dhe ti. Ne asnje nga komentet e tua nuk mendon per Shqiperine. Te ka ngelur ora tek Edi qe te sjellesh Salen ne pushtet. Kapesh pas teorise se Sales per Vetingun ne politike. Hiqesh sikur je naiv dhe nuk kupton qe Vetingu ne politike, sipas varjantit te Bashes eshte karemi per te perjetesuar kriminelet dhe pushtat ne pushtet, eshte bombe kunder Vetingut ne drejtesi, eshte dublikim I tij per ta filluar nga e para. Ti mund te kesh ca te drejte per Ramen por gjithmone nga pozita armiqesore dhe kunder Shqiperise. Ta dish ti qe ne popullit te thjeshte na plasi bytha per kuajt. Kuajt zevendesohen me me te rinj ose me ata te meparshmit. Kete do ti. Do qe karocen tone ta hedhi ne gremine kali i cmendur I Vicidolit. Per kete marr mundimin dhe po harxhpj kphen. Ti je simboli i Hamza Kasteriotit dhe Sales, spiunit te Serbit nqs nuk je dora vet.
Pika 9 – Ne fund te cdo cikli studimi, studentet te kalojne ne provim kontrolli- verifikimi te dijeve. Ngelja ne provim e con studentin automatikisht ne vitin e pare.
Pika 10. – Krijimi portalit me punimet e diplomave batchelor dhe master te studenteve. Plagjaturat denohen me pune vullnetare deri ne 1 vit.
Saket
Jo grupe pune te ngreje por dhe grupe sume nuk i hyn me ne pune, e bene lolo studentet.
Or taj zagar e ortaj kalec, me ju pat ktu ne Gomsiqe do desha fort me ju perdhunue magjari jem i zi. Te tan te klonumit e sal ram sheqere birishes dhe ilir florinit jane mallkue prej zotit.
Edhe ju deshen 3 jave qe ta kuptonte, hajde KM hajde, tollum KM.
Lind pyetjapse kemi paguar ne gjithe ate administrate Shtetnore deri tash kur asnje nga keto pika nuk eshte monitoruar,e duhet sot me ia filluar pas protestate studenteve? Cfare pune ka bere Ministresha jone aty,pos blerjes e cantave per 100000 euro?
Asnje studim, asnje krahasim,asnje prpozim.
Po mire ia ka ba Rames i cili tash paguan fakturen..kur studentet e ´kusosen’ kete kristaliste Rama as nuk pyeti pse,cka nuk ishte ne regull.
Tash mulle se u kall shtepia.
Edhe ju deshen 3 jave qe ta kuptonte, hajde KM hajde, tollum KM..
Edhe ju deshen 3 jave qe ta kuptonte, hajde KM hajde, tollum KM…
IK O RAME IK MOR PALLE KARI,,,,SHKO FUTI NDONJE VIZE KOKAINE NE HALE,,,SE NUK JE PER PUNE TI ,,,EDHE QENI IM E BEN PUNEN ME MIRE SE TY..///
Me zbatimin e ketyre pikave,bje automatikisht qeveria Rama se duhet me larguar shume fake diploma hihihi..
Qenke plot helem o Zigur. Me pare thoje pse nuk i ploteson. Tani pse i ploteson. Tamam Burracak.
Të lumtë Edi Rama. Kaq dini ju që s’keni të bëni me universitetin, ai bëri detyrën me që ata ekselentët nuk dialogojnë. Po c’ekselentë janë ata që nuk dinë të komunikojnë? Kur bëjnë kështu ndaj shtetit, imagjinoni si do bëjnë këta kur të dalin në punë me njerëzit e thjeshtë? Prepotencë dhe mungesë edukate që pasqyron brezin e “intelektualëve” që do i shërbejnë popullit. Ndjehem e keqardhur sidomos me median që interviston të rinj por që s’kanë emër, cilin fakultet përfaqsojnë, në emër të kujt flasin? …dhe s’bëjnë pyetje që të flitet me argumenta, por ca pyetje pa bukë që dhe përgjigja lë për të dëshiruar. Sikur media të mos flasë një ditë për ta, i sheh ti se sa do jenë në protestë. Të vërtetët nuk ndihen, kanë shkuar në shtëpitë e tyre, humbën një pjesë të mësimeve për hatër të disave që duan të duken. Pedagogët ryshfetxhinj t’i vënë gishtin kokës, a do janë akoma pedagogë?