“Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh”, materniteti përgënjeshtron BIRN-in: Asnjë humbje jete për këtë shkak, lajmi qëllimisht i deformuar

19 Dhjetor 2018, 14:49Sociale TEMA

Spitalit Obsterik Gjinekologjik “Koço Glozheni”, ka reaguar ne lidhje me shkrimin e botuar nga BIRN, “Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh”.

Përmes një deklarate për media, thuhet se lajmi është i pavërtetë dhe është deformuar në mënyrë tendecioze.

Ndër të tjera sqarohet:

“Lidhur me shkrimin e publikuar nga BIRN “Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh” sqarojmë opinionin publik si vijon: Ngjarja ka ndodhur në Muajin Dhjetor 2017-Janar 2018 dhe sikurse është sqaruar edhe në atë kohë nga vetë mjekët dhe zyrtarisht nga drejtoria e maternitetit “Koco Gliozheni”, nuk kanë ndodhur vdekje për shkak të mungesës së inkubatorëve. 

Në të gjitha rastet, gjendja e bebeve ka qenë e papajtueshme me jetën. Ndryshe nga sa thuhet në shkrimin e BIRN, janë 19 inkubatorë funksionalë në Maternitetin “Koço Gliozheni”. 

Rastet e humbjes së jetës së bebeve të porsalindur, sikurse e kemi theksuar edhe në përgjigjen zyrtare për BIRN, të datës 22/11/2018, por që nuk është pasqyruar nga kjo media, janë për shkaqe që lidhen me: Lindje premature, sëmundje të nënës, preclampsi ose sëmundje të membranave hialine; të PAPAJTUESHME me jetën.

Ndaj e ftojmë sërish median, të mos cënojë punën e palodhur të stafit mjekësor me të pavërteta, apo lajme qëllimisht të deformuara, për shërbimin e neonatologjisë në Maternitetin “Koco Gliozheni”. 

Në maternitetin Koco Gliozheni priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amtare Zero! Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit”, nënvizohet në deklaratë. (TemA)

2 komente në ““Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh”, materniteti përgënjeshtron BIRN-in: Asnjë humbje jete për këtë shkak, lajmi qëllimisht i deformuar”

  1. Sokol says:

    Atehere padisni agjencine e lajmeve per shpifje te rende.

  2. ashtu says:

    ai spital eshte nje cerdhe horrashe e gjytrymash. duke filluar qe nga pritja e deri tek mjeku. e perdor xhaxhi orion gliozheni si magazinen e vet. jo inkubatore te kene por allahun vete nuk i ben njerez e jo me mjek…kafshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje