Endri Hasa, deputeti i PD-së, është bërë i njohur dy herë në jetën e tij: fillimisht si specialisti që në mesnatën e 21 janarit, me urdhër të shefit të tij kryeministër, Sali Berisha, fshiu serverin e godinës qeveritare, ku ishin të gjitha të dhënat e asaj që kishte ndodhur në sallat e saj, urdhrat që ishin dhënë dhe kush i kishte dhënë, planifikimin e vrasjeve gjakftohtë, përplasjen e “specialëve” të shefit të qeverisë me kreun e Gardës së Republikës, Prendi, pra, fshiu gjithë dëshminë e vrasjeve duke u bërë bashkëfajtor në krim dhe për këtë na qenka tani deputet; dhe, së dyti, kur përsëri me urdhër të shefit të tij politik, Basha, merr nga xhepat e tij, të Bashës, vezë për të qëlluar mbi drejtuesin e tashëm të qeverisë.
Njeriu i aftë për të fshirë një krim të dyfishtë, njerëzor dhe politik, tani është deputet dhe, nëse nuk mundet të bëjë një akt tjetër më të rëndë, ai bën pikërisht atë që e urdhërojnë dhe të cilën as nuk e kishte menduar një minutë më parë: të gjuajë me vezë.
Opozita u kthye dje në parlament pas thuajse gjashtë muaj largimi, kur edhe mandati i tyre mund të digjej.
Alibia e tyre se, po kthehen në parlament për kauzën e studentëve, ku nuk i kanë qasur asnjë ditë dhe ku nuk guxojnë të shkojnë, një alibi e qepur keq dhe mediokre në fakt, bëhet edhe më neveritëse kur, e gjithë ajo trupë deputetësh nuk marrin përsipër asgjë që është në përshtatje me mendimin politik dhe protestën e lëvizjes studentore, por , krejt në të kundërtën, sjellin një tabllo, nga e cila largohen me vrap edhe studentët më halabakë.
Në të vërtetë, ne kemi opozitën më të çuditshme në botë: ajo të bën të duash me zor shefin e qeverisë, Edi Rama.
I gjithë qëndrimi i saj, sidomos në vitin e fundit, të sjellë në mend një turmë njerëzish, e cila lëviz pa asnjë ide dhe pa asnjë vizion, as për të tashme e as për të nesërmen.
Pikërisht këto ditë, kur dukej se shefit të qeverisë po i rrëshqet, jo vetën tepsia e pushtetit, por edhe dyshemeja nën këmbët e tij, opozita shqupase dhe lësëiste, herë së bashku e herë ndaras, e të gjitha veprimet që bën, me fjalorin që hedh në sallën e parlamentit, me hakërrimet dhe “virgjërinë” politike që synon të përçojë, nuk bën asgjë veçse kthehet në një patericë e pushtetit dhe sjell në mendimin e njerëzve pyetjen më të zakonshme:
– Cilën të keqe do të zgjedhim?
Qeverisja e deritashme e Edi Ramës, ndershmërisht, është mjaft larg asaj që kanë aspiruar njerëzit pesë vite më parë, por edhe në qershorin e vitit të kaluar.
Duke rënë në një vetëbesim absurd dhe në një harresë të programit të kishte shtruar, ajo krijoi mes shkallës së saj sipërore dhe njerëzve që prisnin me besim e shpresë nga ajo, një hendek që nuk mund të mbushej vetëm me “bashkëbisedime”, të cilat, mediokre si ishin, ishin edhe të pafrytshme.
Ajo harroi se e djeshme duhej ndëshkuar për kriminalizimin e vendit, për vrasjet dhe vjedhjet masive, për skandalet e pashembullta, për krijimin e një oligarkie politike e financiare; ajo la pas dore premtimin që kishte bërë në ndriçimin e disa nga akteve më të rënda, mes tyre edhe vrasjet e 21 janarit; ajo veshi mantelin e të mundurit dhe bëri pjesë të jetës së saj pikërisht ata që kishte bërë thirrje për t’i dënuar; ndërkohë që, votuesit e saj, në një shumësi të madhe nga shtresat e varfra dhe të mesme të popullsisë u lanë pas dore.
Protestat studentore zgjuan idenë e ri ardhjes së shpresës, jo përmes përmbysjes së qeverisë, por ndërmjet një pakti ë ri për studentët, që mund të jetë si kartë e bardhë edhe për strukturat e tjera të jetës qytetare.
Dhe, pikërisht kur qeveria duket se është në tundjen e këmbëve të saj, opozita i vjen në ndihmë, duke sjellë në përditësimin e saj si një forcë pa mend, amorfe, e cila, në vend që të lëviz me ide dhe mendim, ecën me vezë në xhep; në vend të përplasjes në sallën e parlamentit si një risi politike, dëshmon se nuk shkëputet dot nga vandalizmi politik e qytetar; një opozitë që në xhepin e shefit të saj vendos vezë dhe jo ide është përpjekja më e mirë për të nxjerrë nga vështirësia më shumë se një qeveri në rënie.
Çfarë bëri opozita sot (dje) në Kuvend?
Çfarë bëri ajo në gjashtë muaj largim, duke u mbledhur nëpër salla luksoze restorantesh modernë dhe , nëpër t cilat, asnjëherë, nuk ngritën as një të qindtën e problemeve që për më shumë se dy javë ka ngritur një lëvizje e tashme studentore?
Çfarë përfitoi vetë ajo në përballjen me qeverinë, duke pasur si simbol të tashëm figura mediokre të politikës, si çuni i Balliut, Strazimiri i revoltuar apo Muli i Nokajve që ende nuk e di se gjërat kanë ndërruar.
Në fund të fundit, ardhja e saj në parlament, në kufijtë e fundit të mundshëm të ruajtjes së mandateve çfarë kishte të përbashkët me protestën studentore?
Cilin mendim studentor solli?
Të sillesh në sallat e parlamentit si në një mejhane pijetarësh të dorës së tretë, q nuk ka lidhje me asnjë mendim studentor, do të thotë që, dashje apo pa dashje, të bësh ura, përmes së cilës kalon tallazi që ka goditur qeverinë e tashme dhe njëkohësisht pasqyra përmes së cilës njerëzit mund të shohin se si mund të jetë një qeveri e ardhshme.
Dhe, kur gjakrat të jenë ftohur dhe mendimi të jetë më racional , do të jetë e natyrshme që, si ka ndodhur edhe herë të tjera, të zgjedhin të keqen më të vogël, që i duket më e kapërdishme, që mendojnë se mund të durohet.
Në fakt, vendi nuk ka ende qeverinë që duhet, ndoshta nga që nuk ka ende opozitën e duhur. Një opozitë e kalamendur nëpër fjalët e saj, pa asnjë vizion politik edhe në një situatë të tillë, e cila nuk bën asnjë dallim me opozitën e disa viteve para, që nuk ka mësuar asgjë , jo vetëm nga humbjet e saj ,por edhe leksioni i hapur i studentëve, bën mirë të mos e përziejë kauzën e saj, gjithsesi të pa adresë, me kauzën e studentëve.
Opozita nuk mund të jetë ura nga kalon plangprishja e qeverisë.
Në fakt ajo është bërë një urë e tillë, me disa kalime dhe me disa fytyra, disa nga të cilat ishin dje në parlament si dëshmi e kohës që ka mbetur ende në themelet e Shqupit politik.
Bedri Islami
Edi Rama një frikacak dhe mir t’ja bëjnë!
Në detyrën e një kryeministri që nuk dëgjon votuesit që kanë votuar për të harroj jo vetëm 21janirin por për pushtetin e tij personal u bën temena në vandalëve e kriminelve në kuvend!
Jetoj jashtë vendit,por për hir të së drejtës dëshëroj vetëm 3 muaj në postin e tij si kryeminister dhe në 3muaj do të bëj atë që nuk e ka bërë asnjë kryeministër në këtë vend!
Diktatur nga me te egrat vetëm për t’i qëruar,ca pinjollë delexhinj,të degjeneruar fallsifikatore gjoja të patriotizmit dhe burgosjen e Sali Berishës, Genc Pollos, Lul Bashës si manipulues të vrasjes së Hajdarit e mbajties së pushtetit me dhunë e djalit të diktatorit Hoxha Lul si një gene pushteti trashëgimie të dinastisë orientaliste!
Kjo veten OPOZIT NUK MUD TI THUASH
RAMA ESHTE NJERI ME KULTURE PO KA PERBALLE NJE OPOZIT SHUM. MJERANE
FATKEQESI PER POPULLIN
Fakt eshte qe Edi Rama nuk eshte Kryeminister per nje vend si Shqiperia. Ai duhet te ishte Kryeminister i nje vendi paqesor e demokratik ose ne krye te nje institucioni nderkombetar (nuk perjashtohet madje te jete nje dite ne krye te OKB apo Komisionit evropian… ia urojme me gjithe shpirt..!).
Para dy ditesh ne France u thirr ne zyre te ministrit te arsimit dhe ju dha nje verejtje nje Rektori Universiteti pasi kishte kritikuar presidentin Macron. Kurse ne Shqiperi, rektore, dekane, studente katranjos e shajne dhe e fyejne ne publik madje nuk duan as ta takojne e dialogojne Kryeministrin te zdhedhur nga populli. Turp per kete sjellje; çfare duan studentet perveçse 8 pikat ? le ta thene hapur… nqs i sherbejne bandes islamisto-bektashiane te LSI-PD dhe kerkojne dorheqjen e Kryeministrit le ta thene tani dhe jo pas dy muajve sepse po djegin kohen kot te studentatve qe kane objekiv formimin dhe jo sherbetorin e Rrumpallave berishiane.
Jemi 3 milion popull madje bujqesor si shtrirje te popllsise dhe kemi 140.000 studente. Shoferat e taksive me diploma drejtesie etj etj.
Mjaf mo me kete system ! Shqiperia ka nevoje jo me shume ses 40.000 studenta dhe per pjesen tjeter 40.000 studenta te je ne ne shkollat e Hotelerise qe i mungojne aq shume vendit nqs kemi objektiv zhvillimin e turizmit. Te gjitha vendet e zhvillume kane me dhjetera shkolle hotelerie kurse ne i kemi kamarieret nevrika dhe sherbejne duke krutj hunden…!
Zoti Rama duhet patjeter te diktosh systmen dhe nga ketej duhet te buroj miresjellja institucionale , pra te repektohet Kryeministre dhe superiori i zgjedhur. Keshtu do fillojne te sillen ma mire dhe ne familje njerzit sepse jane bo si bisha dhe flasin te gjithe si kryekrimineli Berisha, basha monka etj etj.
Good Luck !
Endri Hasa eshte djali i Nuri Hasa, bashkepunetor i sigurimit te shtetit. Kur ishte ne Itali per studime ne kohen e atij mikut spiunonte shoket te sekretari i pare i ambasades ne Rome.
Ndersa nga nena eshte minoritar dhe vete ai dhe nena e tij jane nga ata qe greket i quajne homogjene.
Dhjendri HASA ME pranga ne duar para gjykates pe 21 janarin
Këta që janë bashibozukë nuk diskutohet por Rama nuk bëri at që duhet me këta qelbësira.Ata janë gangsterë dhe duan të bëjnë opozitë dhe të tregojnë”forcën” në parlament me vezë.me miell me çizme etj etj sepse Rama nuk i tregon vendin e hekurave dhe kërkon dialog me çdo njerimegjithse ata qe ka përballë janë llumi i shoqërisë shqiptare.Drejtësia bënsehir sepse nuk din nga tia mbajëmajtas apo djathtas.Tturp i madh për një popull që don drejtësi.Populli fle gjumë kur shikon të tilla skena.Kur e panë ketë bagabond që shtie me vezë duhej të rrethohej paralemnti dhe këta “trima”mos delnin nga ndërtesa e parlamentit.Kot që komentojmë sepse politika është azdisur dhe nuk pyet as për demokraci as për gjë.Nga ana tjetër Evropa fle gjumë dhe nuk fjet asne fjalë kush ka të drejtë por lenl gjërat të shkojnë siç po shkojnë këtu e 28 vjet.Veting veting dhe rrugaçët që duhet të ishin në burg bëjnë ligjin ne Shqipëri…Në demokraci qeveria bie me votë dhe jo me armë siç thotë “strategu”plak Berisha dhe në vend që tia presin dy gishtat lart i hedhin apsulen polices.Çtë kërkosh me të tillë njlrës vetm skena të turpshme ….