Nga Astrit Patozi
Kam frikë se mund të kem qenë i pari, por radha gjithësesi nuk ka shumë rëndësi. Sepse e kam shkruar përpara dy javësh që protestën e studentëve po kërkonin ta mbysnin me çdo kusht tre partitë mëdha, secila në mënyrën e vet.
Sot druaj se është dita për të thënë se më ka dalë fjala. Është ndoshta profecia që më trishton më shumë se cdo gjë tjetër, për mosrealizimin e së cilës isha gati të jepja gjithçka.
Jam i bindur se sot zjarrikësit e protestës janë shumë të gëzuar, natyrisht që secili në mënyrën e vet.
Në fillim ata që duan të na bindin që, pavarësisht se studentët ikën me pushime, kërkesat e tyre do të plotësohen, sepse për këtë ditë ka tre javë që i vjen vërdallë dialogut strategu i të gjitha fitoreve tona, Edi Rama. Ata gati po e thonë që studentët mund të pushojnë të qetë e të pashqetësuar, sepse ka kush mendon dhe punon për kauzën e tyre.
Por po aq të lumtur më ngjajnë edhe ata të tjerët që i kanë nxitur ta mbyllin protestën, me argumentin se e gjithë bota është me pushime. Dhe nga kjo festë nuk mund të bëjë përjashtim askush. Sepse edhe ata që janë të revoltuar kanë nevojë të gëzojnë Krishlindjet dhe ta hanë rehat gjelin e Vitit të Ri.
Është fare e qartë. Qeveria ia ka dalë me sukses që t’i japë kohë vetes dhe të zbrapsë një tërmet 8 ballësh, i cili gati ia nxori themelet dhe e zuri poshtë. Ndërsa opozita zyrtare ndjehet e lehtësuar se ka evituar të paktën përkohësisht një cunam politik, që për pak i rrëmbeu asaj qartazi të gjitha funksionet. Dhe nuk është fare rastësi që protesta shkoi me pushime pikërisht në ditën e fundit të parlamentit për këtë vit.
Është pak a shumë si armëpushimet në mes luftrave, kur palët i lejojnë vetes ca ditë paqeje për të lëpirë plagët, por, pse jo, edhe për të tentuar ndonjë marrëveshje.
Dhe në ato ditë pa krisma të gjithë kufinjtë bëhen konvencionalë. Dikush shkon në Holandë, një tjetër prenoton tek Hyatt-i i sapohapur, shumica mblidhen me familjet në shtëpi, ndërsa të tjerët kërkojnë lekë boxh, që të paktën mos e kuptojnë fëmijët se për ta nuk ka realisht festë.
Me sa duket, sado e keqe të jetë, edhe qeveria ka nevojë të gëzojë për dy javë. Dhe sado që të jetë lodhur dhe të ketë luftuar gjithë vitin, dhe opozitës i takon të shplodhet e të festojë si qeveria.
Për gati dy javë studentët e zemëruar me të drejtë do të jenë njësoj të gëzuar me ata që i detyruan të ngrihen e të organizojnë një nga protestat më të bukura që kam parë në 28 vjetët e fundit.
Ka njerëz që besojnë se, megjithatë, kjo nuk do ta shuajë zjarrin e tyre, i cili do të rindizet më i fuqishëm me kthimin e studentëve, pas pushimeve në janar.
Mbase, mbase.. Nuk dua të parashikoj më. Tek e fundit “ëndrra janë, nganjëherë dalin”.
Po ti Astrit si dhe ku do t´i kalosh festat ? A ke leke apo do kerkosh borxh per shpenzimet e rastit ?
Jo per gje por tani je i pa pune !
Me se fundi kjo proteste i ngjasonte nje rebelimi homlesesh! Zhargoni i perdorur prej tyre ne pankartat qe shpalosnin, sharjet nga me ordineret, te cilat dilnin nga gurmazet e ngjirur te njerezve te botes se krimit, nuk kishin asgje te perbashket me nje proteste te njerezve te civilizuar, e cila do te ngjallte shprese tek gjithe njerezit per nje ndryshim te mirepritur. Perkundrazi, mosdalja ne skene e nje shtabi drejtues te kesaj proteste, te krijonte pershtypjen me te keqe te mundeshme!? Te krijohet pershtypja sikur keta “revolucionare” po kerkonin te permbysnin boten dhe si te tille ky shtab drejtus duhej te ishte klandestin, pasi mund te rezikonin te asgjesoheshin !? Pak a shum si veprimtaria e PKSh e sapokrijuar ne vitin 1941, e cila filloj veprimtarine e saj klandestine e guerrile ne kushtet e pushtimit fashist. Sot ne kushtet e demokracis nga kush kercenohen keta studente ? Nga nje k/minister te cilit ne parlament dhe jashte tij, politikanet opozitar cfare nuk i kan thene dhe ku nuk e kan share!? Nga nje kryeminister qe ne takimet neper studiot e ndryshme televizive “analiste te famshem”, jashte vullnetit te tij ka pranuar edhe ta denigrojne , pasi ata nuk kan rruajtur as etiken e komunikimit te detyrushme!? Nga ky k/minister qe ne takimet e ndryshme me studentet ka duruar edhe sharrje nga me ordineret nga gjithfare lloj rrugacesh, me shkolle e pa shkolle te cilet perballe kesaj tolerance qe per mua eshte e pajustifikushme, kan shkelur cdo lloj etike qytetare ne komunikim me k/ministrin !?Ky k/minister me gjithe karakterin e tij rrebel, qe ne kushte te tjera besoj se nuk do t’ja falte kujt qe ta sfidonte ne kete fare feje, ai duke e ditur mire se cfare barre ka mbi vete, e di shum mire se si ta kontrolloje energjine negative, e cila si tek cdo individ vjene si rezultat i nje provokimi te pamerituar!
Ky k/minister si cdo k/minister i nje vendi demokratik, eshte nje qytetar i zgjedhur me votim te ndershem, te cilit ju besua drejtimi i qeverise. Pa tjeter ne nje vend si ky i yni eshte veshtire te drejtosh qeverine, edhe kur i gjithe ekipi qeveretar punon ne sinkron te plote. Edhe ky k/minister, pa tjeter ka shum pergjegjesira, per shum probleme qe ende nuk jan zgjidhur ne kohen e premtuar. dhe qe eshte e drejta jone ti gjykojme. Por ky k/minister ka nje merite te patjetersushme, me qendrimin dhe veprimin e tij ai ka bere te mundur, qe k/ministri nga zgjedhesit te mos konsiderohet me si nje qenie hyjnore, e paprekshme dhe e pacenushme. Per analogji, krahasoni dy figurat, qoftlargun dhe Ramen, perball nje turme te irrituar dhe flisni! Qoftlargu ne mitingun e tropojes, perballe turmes se irrituar e cila filloje ta shaje, jo nga nena sic ben ai me te tjeret, i “korritur” ne burrnine e malsorit, kerkoi qe sfidantin t’ja sillnin ne Tirane gjalle e vdek!? Ramen perballe nje tufe horrash dhe rrugacesh te cilet pa asnje lloje etike fillojne te shajne mbare e prape, dhe Rama, qe per mua, me pa te drejte vazhdon te qendrioj stoik!?
Cezarit jepi ate qe eshte Cezarit!
Ti Astrit ke shume kohe qe bredh mbas “koqeve” te Edi Rames,si dhelpra mbas koqeve te dashit,
Mirepo dhelpra – dhelper ishte dhe kujtonte se do i binin ne ndonje kthese…
Ti ngjason si njeri,c’dreqin kerkon mbas Rames???
Apo mos valle te intrigon fotografia eTij lakuriq qe kini shperndare dikur?…
E kupton qe Edi Ramen “sera” juaj mund ta luftoje vetem me “astra” dhe “aftershave”???
Ju kerkoni gorrica ne Shenendre,megjithese e dini qe gorricat nuk piqen tani..
Po c’rendesi ka!Ju keni oreks,ju hahen…
Fajin per gorricat e ka Kryeministri!… ? ? ?
O Patoz, ik e mos na caj trapin o karagjoz!