FOTOT: Brenda “hotelit lundrues”, super luks

22 Dhjetor 2018, 09:53Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda “hotelit lundrues”, super luks

Janë zbuluar imazhet e jahtit luksoz Arcadia A105 të kompanisë italiane Arcadia, çmimi i fillestar i të cilës është 7.8 milionë paund.

Brenda këtij jahti nuk mungon pothuajse asgjë dhe ngjason me një hotel lundrues me pesë yje.

Dizajnerët janë munduar të krijojnë diçka unike, ku ajri i pastër futet nga të gjitha anët, e sa i përket energjisë elektrike ajo ka të vendosura panele solare që e bën edhe më ekologjike.

Gianluca Poerio që është i specializuar në marketingut e jahteve, ka deklaruar për Mail Online Travel se panelet solare bëjnë që motori i jahtit të punojë pa u ndjerë.

Sipas tij, panelet solare prodhojnë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar pajisjet e ndryshme si frigoriferi, pompa e ujit, tualetet dhe dritat.

Hapësira kryesore e saj ofron panoramë të rrallë fal dritareve të mëdha, kurse kuzhina ka hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar deri në 10 persona, por mund të transformohet dhe të ketë hapësirë edhe për 20 persona.

Ekuipazhi mund të pushojë në pesë shtretërit e vendosur në tri kabinat, kurse dhoma kryesor ka luks të pafund, duke filluar nga shtrati gjigant, hapësira e mjaftueshme, televizori i sheshtë dhe ndriçimi sipas nevojës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje