Në përpjekje që të arratisej prej policëve që po hynin në shtëpinë shitësi i drogës kërceu prej dritares.
Por policët e panë menjëherë dhe e arrestuan të dyshuarin.
“Isha duke shkuar në punë, kur pashë policët që kishin rrethuar shtëpinë dhe një njeri që bëhej gati të kërcente nga dritarja. Ishte shumë i ngathtë, ra pikërisht në duart e tyre”, ka thënë një banor i zones që filmoi ngjarjen.
Incidenti ndodhi në Southampton të Anglisë. (TemA)