Sipërmarrësi italian ofron punë me pagë 1500 euro po askush nuk e preferon!

20 Dhjetor 2018, 09:49Lifestyle TEMA

Një sipërmarrës milanez është në një përpjekje të dëshpëruar për burime të reja njerëzore që t’ia shtojë stafit të kompanisë së tij.

Francesco Casile, sipërmarrës në fushën e modës ka publikuar njoftimin e tij në gazeta në mënyrë që të arrijë më shumë vizibilitet.

E në fakt ofertës së tij për punësim i janë përgjigjur disa kandidatë që kanë shkuar pranë kompanisë së tij për të bërë intervistën e punës, por asnjë nuk i dukej i interesuar.

Unë ofroj 1500 euro në muaj, orar pune nga 9:30 në 17:00 e mbi të gjithë një kontratë me afat të papërcaktuar” është shprehur ai.

Në fakt kushtet e punës konsiderohen si shumë të mira për një vend si Italia, por përgjigjet e marra në intervistat e punës nuk kanë qenë ato që priste sipërmarrësi.

Gjatë intervistave m’u tha se për 1500 euro në muaj më mirë preferoj të ardhurat e shtetësisë( ndihmën ekonomike që ofron shteti)” ka treguar sipërmarrësi në mikrofonin e “Stasera Italia” në Rete 4.

Madje, disa nga kandidatët që po linin orar intervistë kishin kërkuar shtyrjen e orarit për në orën 12:00 pasi ora 10:00 e paradites u dukej herët.

https://www.tgcom24.mediaset.it/cronaca/milano-imprenditore-offre-lavoro-ma-nessuno-lo-vuole-sono-1500-e-al-mese-14-mensilita-e-a-tempo-indeterminato-_3181107-201802a.shtml

2 komente në “Sipërmarrësi italian ofron punë me pagë 1500 euro po askush nuk e preferon!”

  1. A says:

    Jemi pa buke. Ke lene popullin pa buke nepet kafene o corapekuq. Pa buke, zymti, pa buke pa buke pa buke.
    Nuk behet ky vend !!

    Pse ca jame une te bej ate pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje