Pesë vjet pas divorcit nga Vincent Cassel, Monica Belluci ka një dashuri të re. Revista franceze “Voici” ka publikuar disa foto, në të cilat Belluci shfaqet e buzëqeshur në shoqërinë e 36-vjeçari Nicolas Lefebvre.
Ish-model, me mjekër dhe me flokë të gjatë, Lefebvre është pronari i një galerie arti në Paris.
“Ka një burrë në jetën time, por nuk do t’ju them më shumë. Në këtë moshë mendoj se një burrë me rrudha është më interesan.
Shenjat e kohën në trupin dhe fytyrën e tij tregojnë se ai ka jetuar dhe kjo në sytë e mi e bën seksi. Përmes tyre arrij të shoh shpirtin”, pati deklaruar Belluci një vit më parë për “Paris Match”.
Por pavarësisht asaj që shprehte para një viti, i dashuri i saj i ri është plot 18 vjet më i ri.