Ky është momenti kur dasmorët në një dasëm në Indi filluan ta gjuajnë njëri-tjetrin me karrige, pjata dhe mjete tjera të forta.
Videoja amatore e filmuar brenda ambientit të një dasme në Ludhiana në Punjab, shfaq dhjetëra dasmorë duke u rrahur me njëri-tjetrin dhe duke hedhur karrige e pjata.
Gratë dhe fëmijët shihen se si mundohen t’i ndajnë meshkujt që grushtoheshin, ndërsa mediat lokale raportojnë se e gjitha filloi pasi dasmorët kishin pirë shumë alkool. (TemA)