Mrekullia: 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm

19 Dhjetor 2018, 20:28Lifestyle TEMA
Mrekullia: 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm

Një 11-vjeçare që ishte diagnostikuar me tumor në kokë, në një pozicion aq të vështirë të trurit sa nuk hiqej dot me operim, tani i ka lënë mjekët me gojë hapur.

Vajza nga Teksas, SHBA, ishte ankuar për dhimbje koke.

Pas një skaneri kishte dalë me DIPG, një formë tumori shumë agresive.

Prindërit e çuan te shumë mjekë e neurologë, dhe të gjithë konfirmonin lajmin e keq.

Sëmundja pritej të vazhdonte me humbje shikimi, humbje të aftësisë për të folur, e deri në bllokim frymëmarrjeje.

Vajza filloi t’i nënshtrohet rrezatimeve dhe kimioterapisë.

Prindërit ishin me vajzën te kopshti zoologjik kur morën lajmin se skaneri i fundit tregoi që tumori ishte zhdukur plotësisht.

Mjekët nuk e shpjegojnë dot se si është zhdukur ashtu.

Shumica e fëmijëve të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje e humbin jetën brenda pak javëve, por 11-vjeçares tani nuk i ka mbetur asnjë shenjë e tumorit.

Ajo vazhdon të marrë kimioterapi për siguri, por i është kthyer veprimtarive që bënte më parë.

1 komente në “Mrekullia: 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm”

  1. lani says:

    ZOTI ZOTI VETEM AI BEN MREKULLIRA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje