Protesta e "jelekëportokallinjve", Basha: Rama e Veliaj po ndryshojnë rrjedhën e Lanës, shtetin e bënë institucion hajdut

23 Dhjetor 2018, 18:18Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë pranë “jelekëportokallinjve” që po protestojnë pranë lagjes Astir për të mbrojtur godinat e tyre nga prishja pa u dëmshpërblyer me vlerën e tregut.

Kreu i PD, tha se në Tiranë po ndodh ajo që nuk ka ndodhur që nga Roma e Lashtë, zhvendosja e lumit të Lanës.

Sipas Bashës, shteti po funksionon si institucion hajdut.

“Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar.

 Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut. 

Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt”, deklaroi Basha.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje