FOTOT/ Historia tragjike: Këngëtari humbet gjithë shokët e grupit dhe të shoqen që ishte spektatore, pas tsunamit të tmerrshëm

26 Dhjetor 2018, 11:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ Historia tragjike: Këngëtari humbet gjithë shokët e

Riefian Fajarsyah po përballet me një dramë tronditëse.

Ai varrosi gruan e tij dhe tre shokët e grupit, që vdiqën pas tsunamit të tmerrshëm që goditi Indonezinë.

Fajarsyah bashkë me grupin e tij ishin duke mbajtur një koncert në plazh, ndërkohë që u goditën nga tsunami.

Ai ishte i vetmi që mbijetoi nga grupi.

Historia bëhet edhe më tragjike, pasi këngëtari humbi edhe gruan e tij 26-vjeçare, e cila kishte shkuar të ndiqte koncertin dhe ndodhej mes spektatorëve.

“Si do të mund të jetoj unë tani pa ty”, shkruajti një mesazh emocionues Riefian, ndërkohë që postoi edhe një video duke i dhënë lamtumirën së shoqes.(TemA)

2 komente në “FOTOT/ Historia tragjike: Këngëtari humbet gjithë shokët e grupit dhe të shoqen që ishte spektatore, pas tsunamit të tmerrshëm”

  1. Meti says:

    Mos lejoni gazetare qe nuk dijne te shkruajne shqip ne gazeten tuaj: SHQIP SHKRUHET CUNAMI DHE JO TSUNAMI se na e shpifet
    me keto shtremberime te drejtshkrimit tone!

  2. Tepsia Socialiste says:

    Mbase gazetari apo gazetarja ka dashur ta shkruaj Japonisht Romaji?
    Pasi ne alfabetin Nihongo Hirangana つなみ do te thote Tsunami.

    Ose mbase gazetaria eshte Japoneze ? ?

    Gjithsesi me vjen keq per kete Boyband qe i ndodhi kjo fatkeqesi, dhe per kete djale qe humbi shoket e grupit dhe te dashuren.
    U prehshin ne paqe.
    Shume e frikshme se si vjen uji furishem dhe te perpin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje