Një emision live në Ukrainë ka degraduar në përplasje fizike ku shkak është bërë tema në lidhje me Rusinë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë.
‘Sputnik’ raporton se deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live në Tv News One me analistin dhe ekspertin e shkencave politike, Aleksandr Semçenko.
Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë.
Semçenko reagoi duke e quajtur deputetin të sëmurë mendor, çka bëri që ky i fundit ta sulmonte analistin.