Milani harron të fitojë, barazim pa gola ndaj Frosinones

26 Dhjetor 2018, 14:37Sport TEMA

Milani vazhdon të mos e gjejë rrugën e fitores në kampionatin duke mos shkuar më shumë se barazimi 0-0 dhe në sfidën e sotme ndaj Frosinones.

Kuqezinjtë dolën pa pikë nga kjo transfertë dukë rikonfirmuar edhe një krizën e rezultateve dhe shënimin e golave.

Edhe pse u munduan që të dilnin me pikë në disa raste miqtë ishin të pafat ku goditja e Castillejo u ndal në shtyllë.

Një barazim i hidhur për të besuarit e Genaro Gattusos që vështirësojnë akoma dhe më tepër objektivin e tyre që është pjesmarrja në Kupat e Europës.

Pas këtij barazimi Milani mbetet në vendin e 5-të me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa Frosinone mban vendin e parafundit me 10 pikë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje