U arratis apo e rrëmbyen? Misteret e princeshës arabe, që jeton e "burgosur" në pallatin e saj

26 Dhjetor 2018, 09:41Bota TEMA
U arratis apo e rrëmbyen? Misteret e princeshës arabe, që jeton e

Princesha e Dubait, Sheikha Latifa, e cila u arratis në mars të këtij viti pa lënë gjurmë, është shëndosh e mirë pranë familjes së saj.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë të hënën princesha Sheikha Latifa bint Mohammed al-Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait, ishte në shtëpi dhe jetonte me familjen e saj.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe të zbulojnë vendndodhjen dhe gjendjen e Sheikh Latifës, pas raporteve në mediat ndërkombëtare se ajo u kthye me forcë pasi u arratis nga shteti arab i Gjirit.

“Me kërkesë të familjes, më 15 dhjetor 2018, Mary Robinson, ish-komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe ish-presidente e Irlandës, u takua me Lartmadhërinë e saj Sheikha Latifa në Dubai”, tha Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Fotot e shkrepura gjatë pasdites së kaluar së bashku, kanë qenë me pëlqimin e tyre. Gjatë vizitës së saj në Dubai, Mary Robinson u sigurua që H.H Sheikha Latifa po merr kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme që ajo kërkon”, thuhej më tej në deklaratën e Ministrisë arabe.

Ministria tha se misioni i Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjenevë ndau deklaratën me Zyrën e Procedurave të Veçanta në Komisionerin e Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Në një video disa muaj me pare, Latifa tha se ajo kaloi shtatë vjet duke u përpjekur të largohej nga një “burg i shkëlqyeshëm”.

Ajo tha se kishte frikë nga tortura nëse kapej.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë më parë këtë muaj se Latifa është e sigurt dhe jeton me familjen e saj.

Imazhet janë hera e parë që princesha është parë në publik, që nga përpjekja e saj e arratisjes.

Llogaria e saj Instagram u fshi menjëherë dhe Latifa – si motra e saj më e madhe Shamsa, e cila bëri një përpjekje të pasuksesshme të arratisjes më 2000 – nuk është parë që atëherë.

Rasti i çuditshëm i Latifas dhe planifikimi i përpiktë në përpjekjen e saj për të shpëtuar ishin objekt i dokumentarit të BBC-së “Escape from Dubai” më parë këtë muaj.

Autoritetet e Emirateve kanë hedhur poshtë akuzat e shumta për trajtimin dhe rrëmbimin e princeshës si fiction, duke shtuar se ajo është “e prekshme ndaj shfrytëzimit” dhe është rrëmbyer nga Jaubert.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje