Flota e re e ambulancave, Rama: Personeli i urgjencës sot është dyfishuar. Rritje pagash për mjekët dhe infermierët gjatë vitit të ardhshëm

27 Dhjetor 2018, 12:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklarori se Urgjenca Kombëtare sot është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton asistencën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në prezantimin e flotës së ambulancave të reja, Rama deklaroi gjithashtu se personeli i urgjencës sot është i dyfishuar.

Më tej Rama tha se rrogat për mjekët dhe infermierët do të rriten sërish gjatë vitit të ardhshëm.

Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç se të mbështetemi tek faktet e punës sonë dhe të krijojmë me punën tonë fakte të reja e kuptimplota. Se si ishte urgjenca mjekësore është një histori që do kërkonte kohë të gjatë për t’u treguar dhe vështirësi për t’u pranuar. Mjekët e dinë shumë mirë se pacientët e harrojnë atë që heqin sapo dalin nga spitali dhe nuk i kujtojnë këshillat.

Ne sot me shumë krenari mund të themi se e shkuara është përgjithmonë e shkuar edhe pse e ardhmja është ende larg për një urgjencë kombëtare mjekësore në lartësinë e sfidës për t’u përgjigjur në kohë reale çdo familje.

Ama sot ka një të dhënë domethënëse që është thelbi i reformës, për të kërkuar urgjencën nuk kalon më nëpërmjet spitalit, nuk ka më nevojë t’u biesh që të përpiqen dhe të presësh që pasi e çon fjalën në spital, ta çojë tek urgjenca e pastaj në shtëpinë tënde. 

Urgjenca është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton pa diskutim asistencën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne i dyfishuam shërbimet përgjatë këtij viti, pavarësisht se çfarë thonë gojët që nuk pushojnë.

 Kemi 448 mjekë e infermierë më shumë e personel mbështetës. 49 mijë njerëz shqiptarë e të huaj janë shërbyer në qendrat shëndetësore turistike nga qershori deri në shtator.

Shifrat sot janë 900 thirrje në ditë, të cilat shkojnë direkt përmes sistemit të kompjuterizuar në veshin e urgjencës kombëtare. 

Çdo shërbim sot regjistrohet online, ndërkohë që koha e ndihmës së parë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme. 

Akoma më e rëndësishme, 50% e shërbimit është e përqendruar në banesa falë gatishmërisë së personelit të urgjencës”, tha Rama. (TemA)

 

5 komente në “Flota e re e ambulancave, Rama: Personeli i urgjencës sot është dyfishuar. Rritje pagash për mjekët dhe infermierët gjatë vitit të ardhshëm”

  1. ?? says:

    Në 5 fshatra një ambulancë. Çdo lagje qyteti një ambulanc. Në 20 000 shtëpi. ,një kazern zjarrfikësesh. Rregulla në të gjithë BE-në.

  2. ELIOT says:

    Edhe korrupsioni eshte dyfishuar shoku Rama ;;;;; pranvera nuk vjen me nje lule MERCI ….

  3. Zorro says:

    Parada mashtruese zoti kryemiser!
    Kujt i sherbejne keto spektakle fallco kur njerezit e shikojne vete se si u sherbehet?
    Ti mburresh me ambulancat qe per turp i quan FLOTE dhe urgjencat, por ben sikur harron se kur therret urgjencen je ne rrezik vdekje.
    Para se te mburresh per urgjencen rregullo nje here ambulancat e lagjeve se jane ato qe shpetojne me pare e me shpejt jeten e njerezve!
    Ne ambulanca duhet te presesh 1 muaj per te bere nje analize gjaku sepse ka radhe te gkata dhe kjo shkaktohet se nuk shtohet edhe nje infermiere !
    Duhet te presesh 1 muaj per te bete nje echo te veshkave por per nje muaj i semuri behet per spital!
    Ne spital dhe laboratoret nuk kane reagente per pielografine e veshkave dhe reagentin duhet ta blejme 60 mije leke tek privati!
    Keto rregullo te parat pastaj ambulancat Je bere i nevetitshem me keto spektaklet mashtruese !

  4. Doktori says:

    O kryemashtrues,ne Gjermani mjeku specialist ne nje spital province me 100 mije banore,sapo fillon pune merr minimumi 5000-6000 euro neto si rroge baze(pasi i zbriten taksat),plus merr bonuse shtese per oraret e zgjatura dhe punet extra qe ben.Ti i jep mjekut specialist ne QSUT,qe eshte spitali universitar me i mire i vendit dhe perballet me rastet me te veshtira nga e gjithe Shqiperia,vetem 400-450 euro ne muaj.Pasi gjithe te shkolluarit kane ikur dhe po ikin nga Shqiperia prej qeverisjes tende monstruoze,te ka ngelur vetem propaganda per ti bere lavazh total truri mjeraneve qe shpresuan tek ti.Duket se ke mesuar nga Hitleri qe thoshte se nese perserit shpesh nje genjeshter te madhe,njerezit do e besojne se eshte e vertete.

  5. Jeta says:

    Jete te gjate sulltan Edit qe para zgjedhjeve do te na i rrite rrogat, ne mjekeve sa per te blere 3-4 kg mish dhe infermjereve sa per 2-3 kg djathe me shume! Po jo vetem kaq, ju mjeke te rinj shkoni me vrap te punoni kardiologe,kirurge,gjinekologe ne Puke,Erseke,Skrapar dhe Burrel se i merrni rehat cdo muaj nga 2500 euro pa lodhur fare! Mjafton qe ata pese njerez qe kane mbetur atje ti japin voten sulltanit i cili jua solli doktorin ne fshat si ne kohen e xhaxhit, sepse atje as intervente,as operacione dhe as lindje nuk do mund te behen. Merrni ato 2500 eurot qyl,mbushni nga nje rekomandim me firma e vula per ne QSUT per cdo urgjence qe ju vjen,hipini ne ambulance karrocat e rretheve dhe bjerini ne Tirane qe ti operojne dhe sherojne koleget tuaj me eksperience por budallenj, te cilet marrin plot 500 mije lek te vjetra ne muaj,se helbete,nuk lodhen shume pasi punojne afer shtepise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje